Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA.
Gjatë takimit me senatoren Elissa Slotkin, u trajtua koordinimi strategjik për çështjet e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve.
Spiropali theksoi në një mesazh në rrjetet sociale se "si përfaqësuese e Michiganit, Senatorja Slotkin vlerëson rolin aktiv të komunitetit të madh shqiptar në zonën e saj".
Slotkin mbështet gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në fuqizimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.
Ministrja u takua edhe me Senatorin Gary Peters themelues dhe bashkëkryetar i "Albanian Issues Caucus", që ruan një vëmendje të posaçme për interesat e komunitetit shqiptaro-amerikan.
"Shqipëria e konsideron gjithashtu këtë grup miqësie, një partner të besueshëm dhe konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët", shkroi Spiropali.
Ministrja e Jashtme u prit gjithashtu nga Senatori Steve Daines, Kryetar i Nënkomisionit për Europën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, mbështetës i Shqipërisë si dhe një njohës shumë i mirë i çështjeve të sigurisë rajonale.
Në takim, Spiropali theksoi se "Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë transatlantike, përfshirë mbështetjen dhe angazhimin për objektivin e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen në kuadër të NATO-s."
"Mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027, do të jetë një moment domethënës për forcimin e unitetit dhe kohezionit të Aleancës sonë", nënvijëzoi Ministrja.
Rubion e takoi ? Takime pa lidhje e poshte nivelit te saj.
Palloshi para disa diteve deklaroi se ne Ministrine e Jashteme shikonte(pa shkuar asnjehere)vetem ministren,sekretaren dhe portjerin tek dera,nderkoh mamica qe kur eshte ministre ka qendruar ne zyre 10 dite apo jo ble ne Vlore harroi se eshte ministre e jashtme ,mendoi drejtoreshe dogane duke takuar tregtaret e qytetit,ne SHBA del neper zyra takon zyrtare qe nuk merret vesh cfar jane dhe nuk harron ti reklamoj duke i shoqeruar me nje tekst skandaloz
Pra kjo po ben punen e ambasadorit tani? Apo genje popullin gjoja sikur i kane ounet mire me ameriken, nderkohe we se ka qasur askush me peshe ne takim.