Tabaku kërkesë SPAK: Caktoni prokuror special për krimet zgjedhore

27 Janar 2023, 15:06Politika TEMA

Tabaku kërkesë SPAK: Caktoni prokuror special për krimet

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian u mblodh për të diskutuar në lidhje me prioritetet e saj për vitin 2023. Në hapje të mbledhjes kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku u shpreh se Këshilli dhe opozita ka si synim përshpejtimin e “procesit të integrimit europian dhe mbi të gjitha viti ku do të nisë rrugëtimi për të “Ndërtuar Europën këtu!”

Ndër të tjera, Tabaku i bëri thirrje kreut të SPAK, Altin Dumani që të caktojë një prokuror special që të hetojë krimet zgjedhore.

“Ky është një vit i rëndësishëm e një vit testi e prove për Shqipërinë. A mundet Shqipëria që ka çelur negociatat të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?” pyeti zonja Tabaku ndërsa vuri në pah se ende në Progres Raportet e Bashkimit Europian ka mbetur çcështja e zgjedhjeve dhe integriteti i tyre në pikëpyetje.

Sipas saj, nuk ka kuptim dhe nuk mund të jetë e pranueshme që zgjedhjet të jenë ende problem për statusin që ka sot Shqipëria. Sot dosjet 184 dhe 339 rrezikojnë të parashkruhen dhe përgjegjësit e vërtetë mos të përfundojnë përpara drejtësisë, e ne nuk mund të presim derisa këto të bëhen statistika prandaj në emër të opozitës Z. Dumani ju kërkoj që një prokuror special të caktohet sa më shpejt i dedikuar për të hetuar krimet zgjedhore, ku një procedure e thjeshtë dhe e shpejtë menjëherë të marrë vendime.

Propozim që vjen pasi është e papranueshme që Shqipëria me negociata të hapura të ketë zgjedhjet problem; të ketë krimin e organizuar që angazhohet në zgjedhje, të ketë dosje që dëshmojnë lidhjen krim-politikë. Ne e kemi të qartë që ndërhyrja në zgjedhje është shembja e demokracisë.

Prandaj në emër të opozitës ju kërkoj që të përcaktoni një prokuror special që të merret me problemin e zgjedhjeve; që blerja e votës të ndëshkohet dhe kriminalizimi I zgjedhjeve të ndëshkohet që të hetohet në kohë reale. Nuk ka prioritet tjetër për Shqipërinë veç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”- tha ajo.

4 Komente

  1. b
    beni nji Kotec per kte Kllocken ku te leshoj vezet

    kjo eshte nji veze klluk

    Përgjigjjuni
    1. t
      titi

      Gjithashtu duhet dhe nje prokuror special te hetoje sondazhet qe nxjerrin si rruar qethur gjithmone PD-ne.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Të caktojmë tëtatë si prokuror special.Juve jeni teveqelë fare.Drejtësia është e pamvarur dhe nuk mer urdhëra nga ju.Keni 32 vjet vërc këtej vërc andej.Bëni punë të mira për popullin dhe do ju duan dhe votojnë.Alibeu kërkon të shkarkojë Nikollën, ti kërkon prokuror special,Saliu kërkon mos bindje qytetare.E kupton se çfarë parti paçauresh jeni?Ju kujtoni se ne jemi analfabetë dhe nuk kuptojmë ndërsa juve jeni njerëz me nga tre diplloma.Ne njerzit e thjeshtë kuptojmë më mirë dhe flasim ashtu siç duhet dhe jo si ju që po lini nam në parlament..

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leo

          hahahaha kjo balone Tabakja eshte dhe qesharake dhe e peshtire

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje