Tabaku: Reforma në Drejtësi e la vendin tre vite pa Gjykatë Kushtetuese

21 Tetor 2025, 11:46Politika TEMA
Tabaku: Reforma në Drejtësi e la vendin tre vite pa Gjykatë

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit të krijimit të Komisionit të Venecias.

Duke folur në panelin kushtuar drejtësisë kushtetuese, Tabaku theksoi rëndësinë e ekuilibrit midis vullnetit politik dhe kontrollit juridik, duke e cilësuar këtë si “shtyllën themelore të çdo demokracie moderne”.

“Në çdo shtet modern, Kushtetuta është akti më i lartë juridik, dhe mbi këtë themel ngrihet një ekuilibër delikat midis vullnetit politik të shumicës dhe kontrollit juridik të Kushtetutës. Parlamenti është shprehja e sovranitetit të popullit; Gjykata Kushtetuese është garancia që ky sovranitet të ushtrohet brenda kufijve të ligjit dhe të drejtës.”

Ajo falënderoi Komisionin e Venecias për rolin e tij të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e demokracisë dhe ekuilibrave institucionalë në Shqipëri gjatë dekadave të fundit, duke e cilësuar si “partnerin më të çmuar të demokracisë shqiptare”.

Në fjalën e saj, Tabaku u ndal edhe te pasojat që solli mungesa për tre vite e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, duke e cilësuar këtë periudhë si krizë të demokracisë kushtetuese.

“Reforma në drejtësi, megjithëse u nis me qëllime të mira dhe me kontribut të rëndësishëm nga Partia Demokratike, e la vendin për tri vjet pa Gjykatë Kushtetuese. Në atë kohë Shqipëria ishte një shtet pa arbitër kushtetues. Çdo nismë që prekte balancat e pushtetit mbeti pa testin e kushtetutshmërisë. Dhe siç duket, maxhoranca u mësua pa të.”

Deputetja opozitare rikujtoi se Komisioni i Venecias e ka cilësuar këtë situatë si “të paprecedentë në historinë e drejtësisë kushtetuese”, ndërsa shtoi se mungesa e Gjykatës Kushtetuese dëmtoi jo vetëm rendin e brendshëm, por edhe procesin e integrimit europian.

“Kur një vend pranon të jetojë pa Gjykatë Kushtetuese, ai rrezikon të jetojë pa demokraci. Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull — mund të ecë përkohësisht, por në drejtimin e gabuar.”

 

4 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Nuk ja vlen me te merresh me kete, ka rene shume. Mosha ben te veten.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trurp qe edhe Tabaku asht shqiptare

      Perseri kjo sorra vemje hajdute dhe pa karakter e kriminel Sali antishqiptart.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        101

        Doli kjo kurvicka e kane per xhins si goca e dajes Silvana Turdiu. Kurva kurva po moren prone tek fusha e Aviacionit njelloj si dhenderri i Saliut Jamboshnjak Malltezi. Kurva ja kane pa hajrin Saliut..

        Përgjigjjuni
        1. U
          U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

          Kerce vallen per Vampirin Sali.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje