Tabaku takim me Brettel: Në fokus rruga e Shqipërisë drej BE-së

15 Qershor 2024, 10:08Politika TEMA
Tabaku takim me Brettel: Në fokus rruga e Shqipërisë drej

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim me Sigrid Brettel. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se në fokus të takimit ishte rruga e Shqipërisë drejt BE. 

''Kisha kënaqësinë të takohesha me Sigrid Brettel. Në fokus mbetet rruga e Shqiërisë drejt BE që duhet shoqëruar me reforma konkrete në fushën ekonomike, infrastrukturore dhe legjislative për vendin.

Parandalimi i Korrupsionit nuk mund të jetë flamuri i një mazhorance që qeverisjen e saj e ka përkthyer në korrupsion endemik.

Shqipëria duhet të ruajë vlerat e një demokracie institucionale që funksionon mbi parimet e check&balance dhe përpjekja e qeverisë për të kontrolluar indirekt institucionet e drejtësisë është po aq e rrezikshme sa ndërhyrja e dikurshme në sistemin e drejtëisë'', shkruan Tabaku. 

 

1 Komente

  1. T
    Tunguska

    Ca ishte Kjo Sigriti , ndonje stuardese, kamariere apo kuzhiniere hoteli, apo shkruaj ashtu kot,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje