Takimi me mësuesit në Tiranë, Rama: Po aq të rëndësishëm sa ushtria, janë një trup që duhet ngritur në piedestal

2 Prill 2025, 17:07Politika TEMA
Takimi me mësuesit në Tiranë, Rama: Po aq të

Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e një takim i me mësues dhe prindër në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, ku u ndal sërish te mbyllja e TikTok-ut në vend.

Ai shtoi se mësuesit janë po aq të rëndësishëm sa ushtria dhe se duhen mbështetur në punën e tyre.

“Mësuesit janë po aq të rëndësishëm sa ushtria. Po aq të rëndësishëm për rëndësinë kombëtare, sa ushtria. Janë një trup që përballjen, me ç’ka folëm më përpara, do ta ketë gjithmonë më të egër. Prandaj janë një trup që do të duhet të mbështetet, të vlerësohet, të ngrihet në piedestal. Duhet të gjejmë rrugë e mënyra, e kjo gjë patjetër që mund të bëhet më e lehtë nëse ne rrisim nivelin e dëgjimit përgjatë gjithë trupës së mësuesve, që mësimi mos të jetë vetëm çështje page. Se si shkon përtej kësaj, ne duhet ta mendojmë bashkarish. Është absolutisht themelore që investimi te trupa e mësuesve të shkoi njësoj si investimi që bëjmë për trupat e armatosura.

Gjithë bota po rrit investimet e trupat e armatosura. Ne i kemi rritur 20-fish. Një rritje e paimagjinueshme më përpara. Nëse nuk rrisim dot 20-fish investimet te mësuesit dhe arsimit, të paktën t’i rrisim çdo vit e më shumë se sa rritet. Nëse e mbrojmë atdheun nga rreziqet e jashtme dhe brenda nesh rritet rreziku i brendshëm, i shkëputjes totale nga realiteti i atyre që sot janë fëmijë, ne praktikisht e kemi humbur betejën”, tha Rama.

3 Komente

  1. Z
    Zyko

    Ha ha. Pas 12 vjetesh qe vetem e rrenove arsimin a mund te te besoje kush, pervec idjoteve? Popull Votoni partite e reja!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      po prandaj e krahasovi me ushtrine se albanistoni ska ushtri, po fare.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mesuesi

      Sa te dashur behen keta politikanet tane kur ka votime. Te neveritshem!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje