Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha gjatë vizitës në Durrës një ditë më parë.
Ndalur tek rindërtimi, Berisha u shfaq tek një familje në Durrës duke akuzuar se nuk i është dhënë dëmshpërblimi, por Sako sot e përgënjeshtroi duke thënë se familja në fjalë nuk ka aplikuar asnjëherë për dëmshpërblim.
“Kishe ardhur në Durrës dje dhe kishe shkuar me vrap aty te këneta jote siç e quan ti Durrësin e ri, për të kapur ato viktimat e tua që abuzove siç di ti. Do dëshiroja të mos harxhoja asnjë minutë me ty, më tepër në këtë fazë ku ke hyrë, që të fiket llamba duke folur dhe nuk di më se çfarë flet.
Sa vite ke pa shkelur aty, çfarë ke bërë për atë zonë përveç faktit që e ke quajtur gjithmonë kënetë. Kur je kujtuar për herë të fundit, apo se mban mend as ti. Meqë u kujtove 40 ditë para zgjedhjeve tamam si për të dyzetat, po të them se kush të çoi atje u tall me ty.
Bujar Hoxha, qytetari që përdore për të bërë si ai që as baxhakun e vet nuk njeh kur vdes, nga verifikimi del se nuk ka aplikuar asnjëherë për dëme nga tërmeti, se tre herë që hapëm thirrjet për të dëmtuarit Buajri me sigurt të dëgjonte ty kur u thoshe kot u thërrasin, mos shkoni.
Bujarit nuk ia ka fajin askush tjetër veç teje. Vizitove dhe shtëpinë e zonjës Fidane Hoxha e cila për fat të mirë nuk ka pasur asnjë dëmtim nga tërmeti i 2019, po ku pyet ti për të vërtetën”, shprehet Sako.
Ik moj shurre flet si rrugace jo si kryebashkiake, xhanem keshtu u do edvin poturja, ske faj ti moj sak sake
Bravo znj. Sako, tamam i fiket drita nongrates dhe zombive te sektit te tij famekeq.
Zonja Sako mos u merni fare me një hajdut dhe vrasës që ka damkën NON GRATA sepse është një kërmë e ndyrë.
Super zonje,i dhate nje pergjigje te merituar
Zj. Sako, mos u merr fare me Saliun sepse ai dihet kush është dhe të merr ty kohën kot……………….Ju zj. Sako, për të qënë ashtu si kërkon populli i Durrsit, merruni dhe kontrolloni seriozisht administratën që ti përgjigjet kërkesave të popullit në kohë sipas legjislacionit në fuqi dhe aty do të gjeni ndershmërinë e punës dhe forcës Tuaj të vërtetë.
AH MOR ERVIN SA JU VRET E VERTETA,
Njeriu i Zi jeton në errësirën e tij shpirtërore, ai nuk e dëshiron dritën, ajo i vret shpirtin, sepse drita ndriçon mëndjen njërëzore. Ai e dinë se mendja e ndriçuar e kupton se ujku ka marrë veshjen e bariut.