Në kuadër të deklaratës së përbashkët të nënshkruar më 2025, delegacionet e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë takuar këtë të martë për të diskutuar lidhur me mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Të tre vendet u përfaqësuan në këtë takim me drejtorët e tyre të politikave të mbrojtjes dhe armatimeve, ndërsa gjatë takimit “u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e aftësive mbrojtëse si dhe hapat e tjerë për zbatimin e deklaratës.
Takimi trepalësh u mbajt në kuadër të zbatimit të fushave të bashkëpunimit që parasheh deklarata e nënshkruar në Tiranë.
Sipas deklaratës, janë katër fusha kryesore të bashkëpunimit, që përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.
Ky pakt i mbrojtjes thotë se të tri shtetet do të bashkëpunojnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.
Deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar në mars të vitit të kaluar u cilësua si “aleancë ushtarake dhe sulmuese kundër serbëve” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i është përgjigjur kritikave duke thënë se e ka ftuar Serbinë që të bëhet pjesë e këtij pakti, por Beogradi nuk i është përgjigjur kësaj ftese.
Mos provokoni me krahinen e kosoves...... Nuk eshte serrioze per shtete si Shqiperi e Kroaci te provokojne Serbin , kosova eshte territore Serbe nen rrezoluten 1244.......
Paske rene ne dashuri me rezoluten 1244 zoti anonim. Mund te na thuash kur u be territor serb Kosova ?
Po ti çfare je. Apo ta them une çfare je.
Por mire, mor truthare, nga kush do te sulmoheni, apo ke do te sulmoni? Vec mendja kuaj e dhjere e di. Dhe gallata, kur kishin goxha kohe qe e kishin krijuar kete ´´aleancen´´ e fameshme, u ´´kujtuan´´te ftojne dhe serbine, sikur nuk ishin keta qe e krijuan kete aleance kunder saj.. Kesaj i thone te mbulosh mutin me shurre.
Faleminderit Kroacisë që vjen të na japë një dorë për Kosovën, ndërsa Shqipëria që dikur kërcënonte Jugosllavinë dhe Greqinë bashkë, sot një turp. Asnjëherë sa këto 30 vjet nuk kemi arritur nivele të tilla obskurantizmi, mjerimi, sharlatanizmi, anarkie, kafshërie dhe prostitucioni. Uroj që Kosova të forcohet dhe t'a pushtojë Shqipërinë, ndryshe këtu do bëhen 10 shtete, nga VoriEpiri, shteti Bektashi, shteti i Sorrosit, shteti i turkut, republika e Mirditës dhe Tropojës.