Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Fieri se rotacioni politik në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes votës së lirë dhe një opozite të fortë, duke theksuar se Edi Rama nuk mund të rrëzohet me iluzione, por vetëm në kutitë e votimit.
Salianji kritikoi drejtues të PD-së për mungesë llogaridhënieje dhe refuzim të garës së brendshme, duke e cilësuar këtë si mungesë integriteti politik dhe përgjegjësie historike ndaj demokratëve që, sipas tij, kanë duruar 13 vite në opozitë.
“Iluzionet e disa drejtuesve të PD-së për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesë e integritetit politik, shprehin mungesë të thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Boll janë shpëtuar pjesë nga PD ndër vite”, theksoi deputeti.
Salianji nënvizoi se nuk mund të kërkohet ndryshimi në Shqipëri pa ndryshuar më parë vetë Partinë Demokratike.
“Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet”, tha ai.
Salianji: Edi Rama është ende në qeveri, fatkeqësisht, me më shumë mandate dhe me më shumë vota. Shumë thonë se fundi i tij ka ardhur dhe se po i vjen fundi. Fundi i kësaj qeverie vjen edhe me ndihmën e drejtësisë, që po e çmonton dita-ditës, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por llogaritë finale bëhen në kutitë e votimit, sepse rotacioni është proces politik.
Kundërshtarin nuk e zgjedhim ne, ai është Edi Rama dhe duhet përmbysur në kutitë e votimit, duke frymëzuar shumë njerëz, duke shkuar dhe duke protestuar në çdo cep të Shqipërisë. Sepse të gjitha të tjerat janë ëndrra në sirtarë që i kemi parë tash e 13 vite me radhë.
Jemi në Fier, si në çdo qytet tjetër, për të hapur një shtet shprese për shqiptarët, një kapitull të ri për PD-në. Unë di të pres, demokratët dinë të presin, dinë të durojnë, por kanë duruar boll 13 vite në opozitë dhe 13 vite që përsëritet e njëjta përrallë e rreme të gjasme rrëzimit të qeverisë.
Dua ta them qartë se me ne disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse ne, dhe unë personalisht, nuk kemi ardhur në politikë për të heshtur padrejtësisht, por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit, ashtu siç kam folur përballë qeverisë, për të vërtetat që shqetësojnë demokratët dhe qytetarët shqiptarë.
Iluzionet e disa drejtuesve të PD-së për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesë e integritetit politik, shprehin mungesë të thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Boll janë shpëtuar pjesë nga PD ndër vite.
Këto janë gënjeshra dhe rrena të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, ndërsa pushteti i Edi Ramës është forcuar dhe Shqipëria është varfëruar. PD nuk është pronë e askujt, as e imja, as e juaja, as e kryetarit, as e sekretarit, por e të gjithë demokratëve që mbajnë në supe barrën e rëndë të opozitarizmit.
PD është pronë e demokratëve dhe shpresë e qindra shqiptarëve që presin rotacionin prej vitesh të ndodhë në Shqipëri. PD nuk mund të jetë kurrë e fortë pa garë, pa përgjegjësi. Çdo përpjekje për t’i shmangur këto e dobëson dhe e largon nga qytetarët.
Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet.
PD Shprese e qytetareve shqiptare? Keshtu thua Zotni Salianji? Atehere, nese flet ne emer te PD, duhet t'u japesh llogari ketyre "qytetareve shqiptare" per krimet qe ka bere kjo parti duke perdorur tere ushtrine e Shqiperise dhe antaresine saj ne rol ushtari per te shtypur me dhune e gjak kryengritjen e "qytetareve shqiptare" qe i vodhi kjo PD-ja jote ne 97. Pastaj, per te mos permendur te tjera, duhet t'u japesh llogari ketyre "qytetareve shqiptare" per krimin diktatorial te 21 janarit 2011, krim i barabarte me Iranin e sotem. Me e fund, po munde, shpiegoju ketyre "qytetareve shqiptare" si qe ajo puna e burgut qe bere ne Fier. Keshtu behesh me i besueshem dhe do i kesh pas "qytetaret shqiptare".
Pse thua e disa drejtuesve te PD--se dhe nuk thua Sali Berisha,ai ta vuri kufinin te thana boterisht.
eshte prone e Leshit te Grides I mbjellur ne tullen tende.
Sali--Sali-anji.
Po nuk atakove direkt Saliun per gabimet ne drejtimin e PD nuk ke gje ne vije o Salianj.
Si ka mundesi qe tradhetaret zbulohen gjithmone ne kohe Lufte.
Komentues mos u rrembeni ! Salianji avash avash, trungu I PD eshte Bere gdhe pykat nuk hyjne me njehere se PD eshte konglomerat po ka edhe mut brenda
se di per cfare lodheni ,elektorati qe nuk voton as do tjua shohe syte ps dhe pd ,elektorati qe mbetet (ai i fisderrave) eshte ndare tashme dhe shumica eshte MAVI.....kaq e thjeshte eshte ....te tjerat jane demagogji qe tipa si saliu dhe ky te kene nje qellim ne jete ....
te kenaq ? Ti je me keq se Kushuriri I pare Like Floriri
Jo po eshte e jotja dhe e kusheririt tend meta! Shko ore mashtrues e merr partine e metes apo eshte patrioti yt blushi atje dhe nuk ke vend. Dhjeve veten me ate mashtrimin qe bere gjoja ne emer te PD! E paske bere per bythen tende. Epo mashtrues ka boll ne tregun politik keshtu qe ik pirdhu!
A Jo mor Jo , ne , si first Zulu , u kenaqem , madje u velem me lugen bosh . Komunistet , peronaret e jetes sone , ne ate 90 e larget , na qerasen me pluralizem , liri dhe demokraci , poooor na lane pa cati , na lane pa shtet , pa ligj , na lane azat si grabites dhe kusar . Dhe rolin e kuratorit te kesaj zderhallje , rolin e Kaloresit historike te lirise dhe demokracise , ata , peronaret e jetes tone , ia varen si hajmali besnikut te tyre me te madh , Sali Berishes ...!!! Dhe ne urrejme njeri-tjetrin , teksa Shqiperia " Mbetet shkretetire e shkrete " sic tha nje poet I pushkatuar nga partia e atyre qe na ka ngulur si Ancar ( Dru qe rrjedh helm ) Sali Berishen . ( Fisi)