Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat ku foli për kërcënime ndaj SPAK.
Basha deklaroi se javën e ardhshme do të depozitojë në Kuvend një sërë propozimesh në mbështetje të SPAK dhe BKH.
''PD do të depozitojë javën e ardhme një sërë propozimesh ligjore lidhur me mbështetjen efektive të SPAK dhe BKH.
Kjo paketë pro SPAK anti korrupsion, nuk është thjesht një kundërvënie ndaj ofensivës të Edi Ramës, Sali Berishës Ilir Metës dhe të tjerë.
Në këtë kontekst 4 janë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore, PD do të kërkojë procedimin me shpejtësi të këtyre propozimeve.
I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse në buxhetin e shtetit, për përmbushjen e burimeve njerëzore. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme për të rritur me 15% numrin e hetuesve", tha Basha.
Lini një Përgjigje