“Të vërtetën time do ta ballafaqoj në gjykatë”, Ilir Beqaj për Sterilizimin: Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Koncesioni i Sterilizimit kurseu para, e vërteta do dalë

18 Mars 2024, 09:04Politika TEMA
“Të vërtetën time do ta ballafaqoj në

Ish-ministri Ilir Beqaj ka folur për mediat pas komunikimit të akuzave nga SPAK.

Ai tha se prokuroria në 50 muaj nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për sterilizimin.

Sipas tij, të mos merresh në një hetim të tillë me detaje të tilla, do të thotë të mos e kesh kuptuar çështjen.

“Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para”, tha ai.

Reagimi i plotë

Sot u paraqita në SPAK për tu njohur me:

(1) vendimin e prokurorëve të çështjes për përfundimin e hetimeve, dhe

(2) vendimin e prokurorëve për komunikimin e akuzës për shpërdorim detyre për çështjen e sterilizimit.

E kam thënë dhe më parë, dhe po e përsëris.

Unë të vërtetën time do ta ballafaqoj në gjykatë, dhe kjo ditë po afron.

SPAK duhet ta kishte filluar analizën për përgjegjësinë time si ish ministër që nga referimi i neneve përkatëse në Kushtetutë dhe në ligjin për kujdesin shëndetësor, sepse referuar atyre dispozitave unë dhënien e një shërbimi cilësor dhe të barabartë, nga veriu në jug të Shqipërisë e kam patur detyrim dhe mision.

Çdo funksionar publik ka detyrim të përdorë me efiçencë fondet publike, por një ministër shëndetësie ka për detyrë të pakësojë shpenzimet nga xhepi i tyre që bëjnë qytetarët për kujdes shëndetësor.

Sot e kësaj dite shëndetësia ka shumë sfida, por vetëm falë kësaj reforme që ne bëmë për sterilizimin, sot njerëzit operohen të sigurtë në spitalet publike dhe nuk shkojnë tek privati vetëm për të shmangur infeksionin si deri në 2014. Nga fillimi  zbatimit të kontratës në cdo sallë kirurgjie të spitaleve publike janë operuar në kushte optimale 445 mijë qyetetarë shqiptare.

Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve. SPAK ka dashur të hetojë pse nuk u vu në punë centrali i sterilizimit nga prill 2010 deri në shtator 2013.

Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve, SPAK nuk arriti të vlerësojë dy kriteret kryesore të një procesi sterilizimi (1) uljen e ditëve të qëndrimit pas operacionit dhe (2) uljen e ditëve të marrjes së antibiotikëve. Të dyja këto kritere vlerësimi konvertohen patjetër në vlerë monetare dhe nga ky konvertim shikohet më pas nëse shteti ka fituar apo ka humbur nga ky koncesion. Deri më sot SPAK nuk ka bërë asnjë hetim në lidhje me këto dy kritere vlerësimi.

SPAK nuk e pa të udhës të hetojë se si kanë ndryshuar nga para zbatimit të kontratës me aktualisht ditë qëndrimi për pacientët e kirurgjisë, infeksionet nozokomiale dhe rezistenca antimikrobike.

Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve, SPAK nuk e pa të të udhës të hetojë “vlerën e parasë” që është arritur me këtë kontratë, të hetojë çfarë risqesh të marra përsipër nga partneri privat janë materializuar gjatë zbatimit të kontratës. Këto janë kritere kryesore të vlerësimit të një partneriteti publik-privat.

Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve, nuk rezulton që SPAK të ketë angazhuar ndonjë ekspert të shëndetit publik, të kirurgjisë apo të financave.

Në katër muajt e fundit që prej komunikimit të fillimit të hetimit ndaj meje, kam qënë në dispiozicon të prokurorëve. Kemi bërë rreth 30 kërkesa për veprime hetimore shtesë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

A nuk duhet prokurorët të hetojnë dhe reflektojnë gjatë hetimeve edhe fakte që janë në favorin tim dhe provojnë të kundërtën e akuzës?! A kanë detyrim prokurorët që të zbatojnë nenin 8/a të Kodit të Procedurës Penale apo unë nuk kam asnjë lloj të drejte gjatë hetimeve?!

Akuzave të SPAK do t’i përgjigjemi me të vërtetën tonë e cila është më e fortë dhe e logjikshme mbi të gjitha.

Do të kërkojmë të bëjmë deklarime shtesë.
Do të kërkojmë veprime hetimore shtesë.
Do të paraqesim memorie brenda datës 28 mars 2024.
Ndërkohë, mesa duket këtë çështje do ta diskutojmë edhe në komisionin hetimor të Kuvendit.

19 Komente

  1. D
    Deputet i biri botës!

    Ore edhe mund të jetë ashtu siç thua ti... Por kjo nuk do të thotë se nuk ke vjedhur !

    Përgjigjjuni
    1. I
      Infermjeri i Qsut

      Shume sakte. Mund te mos ju pelqeje, mund te keni te drejte sepse eshte arrogant. Por ceshtjet qe ngre Beqja jane llogjike. Shendetesia ka njemije probleme, por nuk duhet sulmuar atje ku ka eficience. Beqja u sulmua qe ne fillim sepse kerkoi cmonopolizimin e bandes se ilaceve dhe pajisjeve mjekesore. Keta te fundit sponsorizuan sulmin ndaj tij. Kush do te thoni ju? Xhat Sheqi, Petrit Maho, Luc Hamzaraj, Ermali, Adhamudh Vargu, Tom Doshi, Skender Lufi, Artur Kadare,

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tef Burazeri

        Edhe u be kryebande vet me plantacione mandeeuminash e pallate ne Peruxha

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eqeremi

          Te gjithe plehra jane. Por kane lidhje politike. Te gjithe paguajne per zgjedhje, prandaj perfitojne. Por ke permendur pak emra. Farmaceutika paguante PS dhe PD. Vargu paguante Moniken dhe Like floririn.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kimete

            Adhamudh Vargu eshte Dr. Titi? Ia ke fut kot. Dr. Titi eshte njeri fisnik.

            Përgjigjjuni
            1. i
              infermjeri i Qsut

              Kimete mos punoke pastruse tek Adhamudhi. Ku ka njeri me idiot dhe plehre se Adhamudhi. Nje sherxhi dhe i pafytyre qe kur ai nuk vjen ne pune personeli punon qetesisht.

              Përgjigjjuni
          2. T
            The Beqe

            Kelyshet e pashprese, Ilir Beqja me Ylli Manjanin e compani jane bere si kelyshe Facebook te pashprese. Nuk i niq me askush dhe lehin 24/7 ne Facebook. Jane aq poppullore sa kane 10 mije ndjekes dhe zakonisht marrin 20-30 likes per postim. Tani qe po i shtrengohet suma keq nga SPAK dalin e lehin po SPAK nuk ben jo ja fusin kot. Mos e rruani, sa te jeni jashte futini gishtat njeri tjetrit ne Facebook, beni si te zgjuar se dita e burgut po afron. Ne The Peqin do perfundoni te tere ju hajdutat qe keni lozur me Shqiperine. Tani shpejt ne FB te Ylli Manjani dhe beni si te zgjuar me komentet e njeri tjetrit qe marrin nga 30 likes per postim.

            Përgjigjjuni
            1. H
              HAJDUT 24 KARAT , bashkë me KORBËN e ZEZĒ Manastir

              D O R Ë Z O gjënë e VJEDHUR HAJDUT dhe bashkëpuno me SPAK , sa më shpejt të jetë e mundur !!! Ndrikullēn Ogerta ManastirLiu PADITE dhe nxirja gjithë të ZEZAT HAJDUT , vetëm kështu mund të marësh STATUSIN e të PEMDUARIT

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rabid Left

                Shko mo hajdut i regjimit! Vetem Mero te beson ty!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rabid Right

                  A lumadhi ti kur do te besh edhe ti si Amerikan. Po ju qi Merua fort me Salehun ne krye prandaj po ju dhemb vrima dhe na cani trampin neper gazeta.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Biden-Kamela

                    Ne fakt, SPAK duhet te merret me kryehajdutet e regjimit dhe jo viktimat e tij.

                    Përgjigjjuni
                2. M
                  Malo

                  Keta Palco Hajdute jane te pregatitur mjafte mire nga Kryehajduti per te vjedhur edhe per te ber pake Burge,keshtu qe Spaku nqs e ka seriozishte duhet tju gjeje parate tju mare banesat pastaje denim te ashper,se per 2 vute burge ne kembim te vjedhjeve cdokush do e deshironte.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Humoristi

                    Ky djali i profesorit te etikes ka bere nje deklarate:”Si vodhet ju te djathit po vjedhim edhe ne te majte!?”Pse ben qaramanin sot ku ju uronte shokeve “Sukse ne jete!?”

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Berisha ik

                      Ulsi suma ne spak si ky buzpidhi

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sufllaqja me qepe

                        Ahahahha o Beqe, ligji nuk njeh kursim ekonomik por kursim financiar. Ti e di sh mire dallimin mes tyre. Cdo projekt sterilizimi sjell kursim ekonomik. Ceshtja eshte nje gare e hapur sterilizimi a do sillte kursim me te madh financiar. Suksese ne jete

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          DUCJA

                          Ku e ka logjiken ky pallosh. Qytetaret mund te kene perfituar, por mund te kishin perfituar me shame. Mund te jete kursyer por mund te ishte shperdoruar me pak. Mund te jenen operuar me te sigurt, por ti s'duhet te kishte vjedhue kaq shame. I ka ngjare babes vete Hamitit gojeshtremberit qe ta bente te zezen te bardhe, po iu skuqur faqja fare.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            turisti

                            Luc Hamzaraj ,kusheriri i pare i Petrit Vasilit

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Ben Kraja

                              Duhet ta dish per faleminderit o Ilir Beqja prokurorit Kondilit te partise qe te çoj me nje akuze qesharake ne gjykate se ti bashke me ata zagaret e tjere me ate rektorin Arben Gjata te Universitetit te Mjekesise Tirane ishit dhe jane nje grup kriminal qe shkateruan sistemin! Ti o Beqja nje nje b.q, ketij dr. Arben Gjates i qihet gruaja veñçe dhe eshte nje lekist i papare, ata Rapaj jane hajdute e kriminele po aq sa Ben Gjata.

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Haris Murana

                                Per vjedhjet ne shendetesi duhet te pergjigjen ministrat Beqaj, Manastiliu por edhe banda e LSI e kryesuar nga Petrit Vasili. Zyrtare si Mirela Cano, Gelardina Prodani, Raimond Cimbi, Pellumb Pipero dhe operatore ekonomike si Sokol Topciu, Eno Hoxha, Petrit Vargu, Klod Allajbeu, Vilma Nushi, dhe montra te tjere.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje