Truket e sistemit, sa vota i duhen një kandidati të ‘thyej’ listen e mbyllur?

20 Mars 2025, 09:29Politika TEMA
Truket e sistemit, sa vota i duhen një kandidati të

Kodi Zgjedhor përcakton që një parti të futet në Parlament, duhet së paku të marrë një prag prej 1% të votës kombëtare. 

Sipas reformës të dakordësuar gjatë verës së 2024-ës mes pozitës dhe opozitës, për herë të parë në këto zgjedhje do të aplikohet formula me dy kategori. Lista e mbyllur ku emrat janë fiksuar nga kryetarët e partisë ku votuesi nuk ka mundësi të ndikojë në të, dhe lista e hapur ku kandidatët fitues përcaktohen nga vota e qytetarëve.

Kodi i ri Zgjedhor i detyron partitë dhe koalicionet që të fiksojnë në të gjitha qarqet një total prej 46 emrash, ose 1/3 e kandidatëve, në listat e mbyllura.

Për të siguruar një vend nevojiten një mesatare prej10 mijë votash. Por,  ajo ndryshon nga qarku në qark. Kjo do të thotë se ato e kanë të sigurtë fitoren, kur bëhet fjalë për partitë e mëdha, pasi një subjekt i vogël, nëse siguron votat në bazë qarku për mandate, duhet të kalojë edhe pragun kombëtar prej 1 %.

Gara e vërtetë do të zhvillohet mes emrave që janë në listën e hapur, ose siç konsiderohet ndryshe lista jo e sigurtë.

Në këtë listë janë renditur mjaft personazhe politike të njohur. Ndryshimet e kodit zgjedhor u japin mundësinë të ngjiten në vendet e sigurta. Kjo ndodh nëse ata arrijnë të marrin 10 mijë plus 1 votë.

Tirana është qarku me më shumë deputetë, ndaj lufta më e madhe bëhet pikërisht për të fituar kryeqytetin.

Në total Tirana do të prodhojë 37 mandate, nga të cilët 12 janë të fiksuar, me kushtin që partia politike për të cilën ato garojnë fiton votat për t’i çuar në kuvend.

Deputetët e tjerë që ndodhen në listën e hapur duhet të luftojnë për votën personale, jo vetëm me kandidatët e partive të tjera, por edhe vetë brenda partisë.

Kandidati që do të rezultojë me votat më të larta, mund të ngjitet sipër vijës së kuqe dhe të shkojë në parlament, duke skualifikuar kandidatin që ishte renditur i fundit i listës së mbyllur.

Deputetët e listës së mbyllur mund të konsiderohen edhe deputetë të emëruar dhe jo të zgjedhur.

Sipas formulës që aplikohet këtë vit, 92 prej tyre janë përcaktuar që në momentin që listat janë depozituar në KQZ.

Ditën e zgjedhjeve, qytetarët do të votojnë për 48 të tjerë që aspirojnë karrigen e deputetit. 

Për ta ilustruar le të marrin sërish si shembull qarkun e Tiranës. Në këtë qark, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia Socialiste fitoi 18 mandate dhe Partia Demokratike 15 mandate. 2 LSI dhe 1 PSD.

Supozojmë se edhe këtë vit do të ruhet ky rezultat. Që do të thotë se 12 kandidatët e listës së mbyllur të Partisë Socialiste dhe 12 kandidatët e Partisë Demokratike nuk i zgjedh votuesi, pasi ata tashmë bëjnë pjesë në listën e privilegjuar. Pra 2/3 e deputetëve që do të shkojnë në parlament janë nga lista të sigurta, dhe qytetarët me votën e tyre do të mund të zgjedhin vetëm 1/3.

Formula është kundërshtuar nga partitë e vogla, që në këto zgjedhje kanë përdorur një hile për t’i shpëtuar penalizimeve.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet”, në pamundësi për të shmangur detyrimin e KQZ për vendosjen e 46 emrave në listat e mbyllura, kanë vendosur si kandidatë fiktivë familjarët e tyre, me strategjinë e dorëheqjes më pas.

Në fakt, hulumtimi mbi listat zbulon se partitë e vogla, masivisht kanë futur emra fiktivë në lista. Disa prej tyre, me gjasë nuk ia ka idenë se janë kandidatë.

“Partitë e vogla janë detyruar që në lista të mbyllura të fusin emra familjarësh, apo të afërm të tyre, me idenë që pas zgjedhjeve ata të tërhiqen. Në këtë formë do të respektojnë dëshirën e tyre për lista të hapura, apo dhe ata që i kanë mbështetur”, u shpreh Agim Baçi, gazetar.

Renditja e listës së hartuar nga kryetari i partisë, mund të prishet vetëm nëse një kandidat i listës së hapur merr më shumë vota parapëlqyese se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në atë qark. (Inside Story)

10 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Shume llafe.Asnje gje nuk kuptohet.Truke,truke te qe shkrove je me balike.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Votusi

      Po kollaj fare me lista e mbyllura : I vihet kryq ne te semes edhe PARTITE ? O popull votoni ata qe ka lista e HAPUR ne qofte se ju mbush mendjen ai person dhe e meriton ne te kundret kryqin se te gjithe nje mut jane hajdute dhe genjeshtare ???? Po me saliun e keni kollaj fare kryqin edhe PD- se si parti pa e lodhur trurin ???? Ose nuk ka zgjedhje flasin kot ?

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgjedhësi që nuk do të bëhet votues.

        E ke gabim. Deputeti i listës së mbyllur nuk skualifikohet, qoftë ai dhe i fundit. Ky që spjegon ti është ligji i 2021.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Humoristi

          Ku ka zogkurve qe e kupton kete zallamahi elektorake!?

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Ky botim nuk është i saktë për këto Zgjwdhje parlamentare. Pabarazia e Sistemit të ri Zgjedhor. Sa vota i duhen një personi në list të hapur të marr mandatin? E pra ky Kod Zgjedhor është më i poshtri e diskriminuesi, një PAÇAVURE, që Gjykata Kushtetuese duhet ta kishte hedhur poshtë pa thënë se me çfarë mendje deputetët aktual e votuan. Po bëj një llogari të thjeshtë fare. Sikur Znj. Jorida Tabaku dhe Z. Erjon Braçe, 2 deputetët më aktiv të Kuvendit të sotëm, të marrin në 11 Maj të gjitha votat e PD apo PS, le të themi nga 100,000 vota (të tjerët në lista të hapura nuk marrin asnjë votë) këta nuk fitojnë mandat në se PD dhe PS nuk kan më shumë vota sesa për 13 mandate, por do tu duhet 1 votë e vetme të marrin mandatin në se i kanë votat për 14 mandate (kuptohet në se të tjerët në listën e hapur nuk kanë marrë asnjë votë). A është kjo e drejtë? Mund të futesh me 1 votë por nuk mund të futesh me 100,000 vota. Znj. Tabaku apo Z. Braçe po nuk morën mandat duhet të fajsojnë vetveten. Ndërsa ata që sot po kryqëzohen se kanë vënë famijarët në listën e mbyllur (për ti djegur pasi të shpallen listat) si Z. Dashamir Shehi, Z. Adriatik Lapa, Z. Endrit Shabani, DPhil , Z. Rezart Kthupi apo Z. Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu do të luftojnë për çdo votë pavarsisht se sa është pragu i mbyllur.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjeke

              Po si ka mundesi qe eshte 10 000 vota kur ne Tirane me 400 000 votus do dalin 16 deputete 38-24 (Ps Pd)nga lista e hapur. 400 000:16=25 000. Ju kujtoj se ne 2021 rreth 160 deputete kishin nga 2 vota. Po mundi ta na i shpjegoj artikullshkruesi.Flm.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drejtori i patronazhisteve

                Dmth SPAK -u pas votimeve do hedhë rrjetat se s'kanë më as imunitetin keta të PS së që la jashtë komandanti

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mandi

                  Me pjesmarrjen e diaspores ne zgjedhje, nje kandidati per tu bere deputet i duhen jo 10 mije vota sipas jush, por 12 deri 13 mije vota.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demotakercita

                    Sipas ketij shkrimi populli voton vetem per 46 deputete,pasi ne listat e mbyllyra jane 92-94 deputete.Nuk e kuptoj por,ky ligj nuk eshte per zgjedhje po per emerime deputetesh,qe jane thjesht besnik te kryetareve.Edhe ne "diktature",formalisht deputetet zgjidheshin.Te na rojne kryetaret per dimer se per behar jemi vete.Demotakercita.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      New York

                      Shpjegimi eshte i qarte por duhet te kesh bere mstematike me Jorgo Maliten per ta kuptuar.Mvk per ju

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje