Sulmuan ambasadorin shqiptar në Britani: Debat i ashpër në mediat e Londrës. Reagojnë intelektualët

25 Dhjetor 2023, 17:40Politika TEMA

Sulmuan ambasadorin shqiptar në Britani: Debat i ashpër në mediat

Nuk kanë mbetur jashtë debatit të dy mediave britanike për ambasadorin e ri të Shqipërisë në Angli edhe disa pedagogë shqiptarë që punojnë në universitet angleze.

Ata evidentojnë arritjet profesionale të Uran Ferizit i cili pritet të drejtojë diplomacinë shqiptare në Londër, pasi t’i ketë dorëzuar Mbretit Charles letrat kredenciale. Kundërshtojnë me forcë qëndrimet e shprehura në Mail on Sunday një gazetë me politikë editoriale kundra të huajve dhe shënjestruese konstante e komunitetit shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Lea Ypi pedagoge në London School of Economics, një zë i fuqishëm së-fundmi në mbrojtje të bashkëkombësve të saj në Britani, në rrjetin X ka bërë këtë koment.

Një histori e jashtëzakonshme. Uran Ferizi është një prej njerëzve më të ndritur dhe më të guximshëm me plot konsideratë që unë njoh. Përfaqësuesi më perfekt i Shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar”-u shpreh Ypi.

Shqiponja Telhaj një tjetër pedagoge nga Sussex Universti në Angli thotë:

“Çfarë historie e jashtëzakonshme. Uran Ferizi është një nga njerëzit më të kultivuar që kam takuar dhe më i miri për të na përfaqësuar ne, emigrantët  shqiptarë, në Mbretërinë e Bashkuar”- tha Telhaj.

Ish zëvendës ministri arsimit, akademiku Taulant Muka, ndalet në shkrimin e Mail on Sunday të cilin e quan si një artikull mashtrues më një sfond të paplotë.

“Uran Ferizi është një shkencëtar me përvojë në institucione të njohura si Oxford dhe Stanford. Ai pasqyron përvojat e shqiptarëve të shumtë që lanë atdheun e tyre në kërkim të një arsimimi dhe të ardhmeje më të mirë”- tha Taulant Muka.

Por ka edhe nga ata shqiptarë të cilët duan ta shikojnë Uran Ferizin si vazhdues të sukseseve të tija të deritanishme në shkencë.

Redion Xhepa shkruan se “Për të qenë i sinqertë ajo që unë e shoh si faktin më shqetësues është se një person si ai, me një CV të frikshme, largohet nga kërkimi shkencor dhe dëshiron të jetë ‘vasal i qeverisë’.  “Çfarë e bën një të diplomuar nga Stanford dhe Oxford të punojë për qeverinë?”- thekson Redion Xhepa.

17 Komente

  1. M
    Meti

    Dua t'i them Redionit qe Urani eshte dhe mbetet ai qe pershkruan Lea dhe Taulanti, me vlera te shumta dhe te lartvleresuara qe sot e tutje do te vihet ne dispozicion jo vetem te qeverise, por ne rradhe te pare te popullit te vet. Me njerez te tille ngrihet lart dinjiteti i ketij populli. Urimet me te mira Uran, suksese ne detyren e larte fisnike qe te eshte besuar!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Ndoshta per ne shqiptaret, po te gervishtesh sa do pak ne te kaluaren e nje shqiptari, diçka gjen, por edhe te mashtrosh duke u shtirur si shqiptar Kosove, per ne ndoshta nuk perben skandal, per standartin moral britanik po, nuk i mbyllin syte lehtesisht, pavarsisht se cila media ka shkruar rreth kesaj çeshtje. Do ishte me mire te vazhdonte ti detikohej shkences ky zotnia, sepse mund tia veshtiresoje me teper punen dipllomatike me Angline, ku lloj handikapi, dhe sipas mendimit tim na duhen ata me te mirit,me seriozet, edhe nga pikpamja e te tjereve ne vende si Anglia apo USA!!

      Përgjigjjuni
    2. s
      shqip

      Ajo qe me ben vertet per te qeshur me keto gazeta gritanike eshte se nga nje ane sulmojne perfaqesuesit legjitim te nje kombi nga me te vjetrit ne Europe, nderkohe qe ne krye te shtetit te tyre kane nje indjan, me nje taborr ministrash qe vijne nga India, Pakistani e te tjere vende te ish kolonive britanike. Sa i perket komentit te Redion Xhepes, qe permendet ne kete artikull, do te desheroja qe ti beja nje pyetje, nese ne karriken e ambasadorit te Shqiperise ka deshire qe te shohe nje intelektual e shkencetar si Uran Ferizi, apo nje medioker anonim si shume ambasadore qe u shperndane ne kohen e Salihut e Like floririt?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Macgr

        Ai nuk thote qe Ambasadore te SHQIPERISE mos te kete njerez dinjitoze por ai i jep rendesi studimeve shkencore.Jane me qindra qe kane mbaruar shkencat politike dhe ashtu rrine pa pune ose nderrojne drejtim,

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mendim nga nje i pashkolle

          Jo bardhe e zi djema. Shkencetare nuk ke degjuar te behen diplomate. Mbase shkencetare te ketij kalibri qe thone do ishte mire ti perfshijme direkt ne Akademine e Shkencave. Tirana ka jo pak diplomate te nivelit te larte. Psh per Ditmir Bushatin do ishin dakort te gjithe shqiptaret ne Londer ta kishin ambasadorin tone atje. Shkenca jone ka nevojem mos largoni ju lutemi shkencetaret nga fusha ku shkelqejne e na nderojne.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Humoristi nga halli

          Zoti takoi dy vellezer shqiptare.Cfare do ti i tha te parit.Nje lope per qumesht per femijet iu lut ai.Po ti i tha tjetrit.Une sdua asgje,vecse ngordhi lopen vellait-.Keta jemi ne shqipkaret

          Përgjigjjuni
          1. L
            Ladi

            I dashur "pedagog", nuk e shtyn deshira per tu bere vasal i qeverise, por e shtyn dashuria e madhe per ti sherbyer atdheut te tij, qe mesa kuptohet per ty: eshte nocion krejt i panjohur. Suksese "pedagog"

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Eshte vendi,natyra,dielli,deti,fushat,malet dhe geni qe e bejne shqiptari te guxoje,te luftoje,te mesoje dhe te perparoje me shume se te tjeret. Nder shekuj shqiptaret kane bere emer ne bote,ndonese vinin nga nje vend i vogel dhe i varfer.Rasti i Ferizit eshte nje nga mijera djemve dhe vajzave qe dolen nga ky vend qe u rrethua per gjysme shekulli me tela me gjemba dhe ndoqen enderrat e tyre duke shkelqyer ne boten e lire.Ky eshte nje nga shume e shume rasteve ku geni shqiptar tregon vitalitetin dhe potencen qe ka kur i krijohen kushtet per ta kultivuar kete gen qe te shpertheje.Ne Britani rasti i Ferizit me gomone rrezon pretendimet e kujtedo qe i identifikon te gjithe shqiptaret si kriminele dhe bandite,Shqiptaret banditizmin,drogen,shtepite e barit dhe krimin ne pergjithesi i mesuan ne Londer,Bruksel,Amsterdam dhe Roterdam ne Mynshen dhe Shtutgard,ne Paris dhe Kale,ne Milano dhe ne Napoli,Madrid e Barcelone.Zoti dhe natyra kudo ka krijuar qenie qe ndjekin rrugen e zotit dhe ata qe dalin nga rruga e zotit Sukses diplomatit euridit shqiptar ne Londer.

              Përgjigjjuni
              1. d
                demokrati

                Pershendetje, Uran Ferizi jo vetem e meriton per te qene ambasador, por edhe me shume. Kur kujtoj disa ambasadore analfabete them shyqyr qe po vjen kjo dite qe te na perfaqesojne keta njerez te ditur. Gjithsesi ai vlen me shume, dhe une mendoj qe ai te vinte te sherbenite ne Shqiperi. Eshte shume pak ambasador, ai duhet te vije te bashkoje opoziten me qellim qe te fitoje zgjedhjet ne 2025. Me Lulin te jeni te bindur qe nuk fiton dot PD, krahasojeni kete zoterine me Lulin qe nuk di te artikuloje e veç problemeve qe mbart mbi supe, te cilat do te dalin nje dite. Zoti Uran jo vetem qe eshte i kultivuar, por dhe teper inteligjent qe ju jep zgjidhje problemeve, Luli nje hiç apo bosh.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Besi

                  Mos e vendosni Lea Ypin dhe Taulant Muken ne te njejtin artikull, se eshte turp!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Altin Pellumbi

                    Rrespekte pa fund per nje njeri si Uran Ferizi! Ne ka model te nje njeriu qe sivellezerit e tij shqipetar duhet te ndjekin, eshte pikerisht ky. Per disa qe kane “ merak” gjoja lenien pas dore te shkences dhe arritjeve te tij personale, mos te shqetesohen shume. 4-5 vite ambasador eshte “borxhi” moral qe ai i sherben atdheut(shtetit) te tij dhe kete ai e ben sepse do.Mbaresi Uran Ferizi

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lon Loni...

                      Shteti britanik shkel ligjet dhe procedurat në pranimin e zoterise si ambasador? Nese jo, mbaresi zoterise ne punë; nese po, është thjesht veprim i rende mafioz me pasoja të keqia per Shqiperine... PS: Shtetet anglo-saksone janë të rreptë në zbatimin e procedurave... Kur e shkelin, perfitimi është i madh për ta dhe demi i madh për palen tjetër... Rrnofshin kelyshat enveriste...

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Ka argumenta pro dhe kundra per te qene ose jo ne kete detyre. Mendoj se per ta mbrojtur kete individ dhe mbi te gjitha per te mbrojtur kete detyre shteterore nga politizimi, Ai nuk duhet vendosur ne ate detyre. Do duket me shume si karshillek ndaj qeverise Angleze dhe nuk do ti sherbeje ceshtjes se refugjateve ne masen 100/100 ne momentin ku ndodhet kjo ceshtje.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alban Dega

                          “Çfarë e bën një të diplomuar nga Stanford dhe Oxford të punojë për qeverinë?”- thekson Redion Xhepa Detyrimi moral, qytetar dhe atdhetar per ti sherbyer popullit, shtetit dhe kombit te vet… DIÇLOMACIA SHQIPTARE KA NEVOJE PER PERSONALITETE MENDJENDRITUR JO PER USHTARE PARTIE ME “AKADEMI” PLEPASH VITRINASH E KRISTALESH BERISHISTE . Perzgjedhja e nje shkencetari nga diaspora si Uran Ferizi nga kryemknistri Edi Rama dhe dekretimi nga Presidenti Bajram Begaj ne nje nder kryeqendrat boterore te diplomacise boterore si Londra eshte nje perzgjedhje e shkelqyer qe duhet pergezuar e pershendetur nga cdo shqiptar. Diplomacia eshte nje nga dy shtyllat kryesore te cdo shteti ne Bote jo qoshe e nxehte per shoke e miq, per ushtare partishe, per askusha qe nuk e dine as se cfare do te thote fjala diplomaci. Diplomacia eshte shkence jo darovitje. Askush si nje shkencetar mendjendritur nuk mund ta kryeje nje detyre dhe mision ambasadori si nge shkencetar mendjendritur qe ka care rrugen e e veshtire te shkences e diturise me mund e sakrifica siperore . Pasuria me e madhe e cdo populli e kombi eshte pikerisht truri i bijeve e bijave te vet. Jane me qindra e me mijera shqiptare qe kane shkelqyer e shkelqejne ne lemite e tyre perfshi edhe shkencat politike dhe te gjitha lemive perfshi Foreign Affairs Policy. Nderkohe tash 32 vjet vazhdojne qe qarkullojne si pordha neper breke ambasadoret e diplomatet e “ Xhaxhit Enver” apo “ Mixhes Sali” Me thoni vetem emrin e njerit prej tyre qe te kete sjelle nje miresi, investim serioz, sherbim te shquar ndaj popullit dhe kombit te vet!? Vetem nje !?

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Salihi baba i kafshve

                            Do komentues shume te qelbur qe vine nga halet e vicidolit,perfaqesusit shqiptar pamvarsishte ku jane i bejne nder kombit vet,vetem kafshet hajne mut

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tahiri

                              Pse ka mbetur ndonje intelektual ne Albanistan? Ka pasur ndonjehere intelektual ai vend?

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fillestari

                                Nuk gjen njeri te njohë personalisht Dr Ferzin që të ketë qoftë dhe një fjalë të vetme të keqe për të personalisht. Njeri i rrallë, me vlera dhe modest. A duhej sfiduar Londra duke i dërguar një njeri me fëmijëri problematike, këtu mund të ketë vend për debat, dhe unë i kuptoj mirë të dyja anët e debatit. Por ndoshta e tillë është Shqipëria, vend që bijtë e saj i dërgoi përmes 1001 rrëmujave dhe sfidash në jetë - prandaj të lëmë më të pastrin mes nesh të hedhë gurin e parë kundër Dr Ferizit. Pasi të mbarojmë së diskutuari të kaluarën, të merremi me të ardhmen. Për mua çudia e vërtetë është si z Ferizi sakrifikon një karrierë shumë premtuese akademike për diçka më të pakët si detyra e ambasadorit të Shqipërisë. Nëse ai shkon në Londër si ambasador, ai do të bëjë një punë jashtëzakonisht të mirë për të cilën ai nuk do të marrë ndonjë farë shpërblimi.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje