VIDEO/ Faza e fundit e Berishës, nga ''i fortë'' në parlament te vetë-viktimizimi dhe shfaqja si gjynah!

25 Dhjetor 2023, 15:03Politika TEMA
VIDEO/ Faza e fundit e Berishës, nga ''i fortë''

Ka pasur shumë pyetje gjatë kësaj periudhe, se pse Berisha që nga koha kur SPAK e mori nën hetim, ai nisi një luftë për të krijuar kaos në parlament e cila xhironte bosh, po ai ndihej "i fituar".                                   

Gjithashtu shumëkush nuk e kuptonte se ku donte të dilte duke keqpërdorur edhe grupin e Gazment Bardhit me tentativat për të prishur çdo mbledhje seance dhe komisionesh në Kuvend, kur në fund ato kryheshin dhe Edi Rama kalonte çfarë kishte për të kaluar.               

Edhe më shumë u shtua "misteri" i qëllimit të vërtetë të tij, kur së fundmi në prag arrestimi, Berisha zgjodhi për të mos u mbrojt vetë në Komisionin e Mandateve, apo në seancën e heqjes së iminitetit.

Të gjitha; që nga sjellja dy mojore në parlament bashkë me gazbardhistët, e deri te finalja e heqjes së imunitetit, kanë pasur vetëm një qëllim. Tek e para, ndonëse çoi përfaqësuesit ligjor, nuk shkoi vetë dhe nuk lejoi deputetët e Rithemelimit që janë pjesë e atij komisioni të marrin pjesë, ndërkohë që në sencë, ndonëse ishte pjesëmarrës, nuk pranoi të marrë fjalën.


Pra përse e bëri Berisha një gjë të tillë?!

Përgjigja del e qartë në konferencën e tij të sotme për shtyp në FB.

Edhe pse gjatë kësaj kohe ka tentuar të tregojë forcë, sot në ditën e Krishtlindjeve, Berisha ka zgjedhur të vetëviktimizohet.

Ai tha se Komisioni votoi në unision, ndërsa Parlamenti, sipas ligjit dhe Kushtetutës, duhet të lexonte mendimin e shumicës, mendimin e pakicës dhe duhet të jepte fjalën deputetit të interesuar, shkeli çdo ligj, çdo rregull, kur unë kërkova fjalën...

Në fakt, një gjë e tillë është mashtrim i pastër dhe kjo flagrancë hipokrizie e Sali Berishës, mund të verifikohet shumë lehtë.

Së pari, ai së bashku me deputetët e tij mbështetës duke përfshirë edhe gazbardhistët, në vend që të përballeshin, i bishtnuan komisionit, duke mos marrë pjesë. Kurse në seancë tentuan që ta prishin atë, duke ndezur tymse dhe flakadanë dhe ngritur karrige me këmbë përpjetë.

Se dyti, kur Lindita Nikolla i kërkoi Berishës, të marrë fjalën dhe të bëjë mbrojtjen e tij, ai nuk pranoi dhe zgjodhi të hesht. Pra, ai jo vetëm që nuk e kërkoi fjalën, por edhe kur iu dha sipas ligjit, rregullores dhe Kushtetutës, ai nuk e mori edhe pse u ftua 3 herë.

Sot thotë krejtëshit të kundërtën, jo sikur janë ngjarje të 10 ditëve të fundit, por sikur kanë 100 vite. Duket qartë se të gjitha këto pirueta mashtrimi dhe hipokrizie, Sali Berisha, po i bën si përpjekje të fundit për ti shpëtuar drejtësisë.

Pasi nuk i ndezi fitili i revolucionit dhe u braktis në masë edhe nga demokratët në planet për protesta, ai ka kaluar nga të bërit si "i fortë dhe i pamposhtur" në planin dhe fazën e fundit dëshpëruese.

Kjo fazë është vetë-viktimizimi, paraqitja si i dhunuar, si një qytetatë që i janë shkelur të drejtat, etj.

Duket sikur po bërtet: Mos më ndëshkoni më shumë se jam gjynah! 

Shihni më poshtë dy videot ku vërtetohet kapërcimi i tij, nga faza e të bërit si "i fortë", në atë të vetë-viktizimit./Alfapress.al




4 Komente

  1. S
    Shpejt do harohesh si ender dhe hije e keqe more i

    Fund i turpshem por plotesisht i merituar. Vrave e preve, dogje e shkaterove vendin tend, turperove emrin e shqptarit, dhe ne fund ja ku je..... inshalla ta shpegon kush ku ke perfunduar sepse vete nuk mundesh. Edhe diten e fundit te saj na e futi diktatura duke na lene ne demokrateve nje udheheqes si ty more i pa fe dhe i pabese.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Duhen gjetur te gjitha menyrat qe ky njeri te largohet nga politika e sidomos nga mediat.Ky njeri ka 33 vjet qe mashtron ,genjen shpif,nxit njerezit per te rrahur ,deri per te vrare.Ky nuk ka nje thumb helmi ky eshte helm i teri,prandaj duhet abandonuar.PD do vonoje pak por do jete konkurente brenda pak vitesh,se ka marre goditje te forte negative sidomos dy vitet e fundit

      Përgjigjjuni
      1. H
        Helena e Tropojes

        Humore qe nuk te bene te qeshesh komunisti sekretari PPSH shoku Berrisha doktor shurre i bllokumenit Kapo gjyshi Andi Bushati ky komunist mik i familjes se diktatorit Hoxha solli dhjerokracine me autorizimin e Ramiz Alis . Ky i marre mendesh sociopathe nuk di cfare flet kalone kohen kazaneve tv duke perseritur te njejtat fraza mendone qe njerzit kane( Q.I ) e gomarit dhe ky trap na genjene

        Përgjigjjuni
        1. A
          Avniu

          Ky eshte kundershtar i vehtevetes ...ky flet per tè tjeret ato qe ben vete ...eshte nje kameleon i pa pare....organizon te tjeret ne emer te PD te mbroje bythen e tij...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje