Veliaj: Koha që PS të krahasohet me partitë drejtuese në BE, jo me partinë e Saliut

24 Korrik 2022, 18:25Politika TEMA

Veliaj: Koha që PS të krahasohet me partitë drejtuese në BE,
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian do të sjellë ndryshime në klasën politike shqiptare. Nga Asambleja Socialiste e Njësisë 13, kryebashkiaku i Tiranës tha se Partia Socialiste duhet të krahasohet me partitë simotra të vendeve BE-së dhe jo me partinë e Saliut.
 
“Ne duhet të jemi partia e 2023-shit. Tani që hapëm zyrtarisht negociatat me BE-në nuk krahasohemi me partinë e Saliut, as me varetë e shkopat e bejsbollit, por do të krahasohemi me partitë simotra që drejtojnë vendet e BE-së”, theksoi Veliaj.
 
Ai shprehu besimin se Shqipëria do të arrijë të plotësojë të gjitha detyrat për të avancuar në rrugëtimin e saj evropian. “Ka qenë një javë e jashtëzakonshme, ku brenda një jave, në Shqipërinë tone, kanë ndodhur gjëra që i kemi ëndërruar prej vitesh. Sapo kemi hapur zyrtarisht negociatat për të qenë anëtarë të Bashkimit Europian. Një ëndërr e atyre që nuk panë demokraci, po bëhet realitet. Do të jetë gjenerata jonë ajo që do ta provojë, do të shohim se sib ëhet realitet një nga aspiratat më të forta të kombit tonë”, nënvizoi Veliaj.
 
Kryetari i PS për Tiranën u shpreh se nën qeverisjes socialiste, Shqipëria po zë një vend të rëndësishëm edhe në arenën ndërkombëtare. “Në qershor, Shqipëria ishte jo vetëm anëtare e Këshillit të Sigurimit, por ne kishim Presidencën e Këshillit të Sigurimit. Më në fund, njerëzit e shikojnë Shqipërinë jo si një vend i vogël me 2.8 milionë banorë, por si një vend që grushton edhe mbi peshën e vet. Mund të ketë popullsi modeste, ekonomi modeste, por një vend që drejtohet, siç drejton Edi Shqipërinë, siç drejtojnë shumë prej nesh ato vende ku jemi thirrur që të shërbejmë, mund të grushtojë, mund të ngrejë pesha më të larta se pesha vet. Sot jemi në këtë situatë, ku shumë prej gjërave që na dukeshin të pamundura, janë bërë realitet”, shtoi më tej ai.
 
Në fjalën e tij, Veliaj u ndal edhe tek drafti i qeverisë për “amnistinë fiskale”. “S’mund të jetë beteja për amnistinë fiskale vetëm e kryeministrit dhe e Ministrisë së Financave. Më thoni një nga ju këtu, që s’ka një të afërm jashtë, që ka filluar jetën në emigrim duke bërë punët më të vështira!? Për sa kohë që secili prej nesh ka lidhje me një histori të tillë, s’kemi nevojë të kemi mbaruar Ekonomi -Financë për të bërë fare mirë avokatin e qeverisë”, tha ai.
 
Duke prekur situatën e ndërtimeve pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, Veliaj theksoi se ashtu siç u çlirua Parku i Madh i Liqenit me prishjen e 98 ndërtimeve pa leje, ashtu do të çlirohet edhe Liqeni i Thatë nga dy çibanët e fundit. “Dëgjova për histerinë e fundit, çfarë po ndodh te Liqeni i thatë? Njëri ka bërë një gardhim sepse ka një pretendim për pronën. Ne jemi në gjyq me të. Zotëria kë një pretendim të pronës, siç ka edhe një tjetër, që e ka bërë si Venecian brenda në Liqen të Thatë. Edhe me atë jemi në gjyq që ta shpronësojmë, se nuk mund të ketë shtëpi veneciane brenda në liqen, kur ndërkohë duam ta civilizojmë”, sqaroi Veliaj.
 
Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës është e vendosur për t’i shkuar gjer në fund betejave të saj ligjore.

9 Komente

  1. F
    Flutura

    Zoti Veliaj, kur ju degjoj tek flisni per politiken e madhe, kuptoj pse trotuari i Myslym Shyrit ku une thyej kembet perdite eshte ne ate gjendje skandaloze . Pse kazanet e plehrave qelben dhe minjte lodrojne ne oborret e pallatave dhe pse lagjet e Tiranes jane aq te pista. Ju lutem zbrisni pak ne toke dhe lerja Edit politiken se ai di ta beje mire.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Hajdut i bashkise, por te jete per ty PS del parti e trete ne Tirane. Po mos u merzit prit dhe pak sa te vije Tetori.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Nikos

        Hajdut i bashkise, por te jete per ty PS del parti e trete ne Tirane. Po mos u merzit prit dhe pak sa te vije Tetori.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Regjimi harbut i Edi Ramës, i korruptuar dhe i kapur nga krimi, i pandjeshëm dhe i pashpirt për qytetarët shumë shpejt do na duket lule kur ta marrë qeverisjen në dorë xhepisti hipokrit Erjon Veliaj, apo bojaxhiu siç ja ka thënë në sy të të gjithëve ai që e njeh më mirë se kushdo.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ????????????????????????

            si ka ndryshu pinguini ptu ta qifsha rracen hajduta muti

            Përgjigjjuni
            1. S
              Semi

              Po beje pra....pse vazhdon e meresh me Salen....e mos u kruni shume me kte amnistine se nuk ka emigrant qe te tentoje te sjelli e leg leke vetem nese do te jetoje ne Shqiperi...sepse ne te kundert e fusin brenda aty ku jeton....lere propaganden...se nuk jane si tatimet Shqiptare...

              Përgjigjjuni
              1. L
                L

                Ather pse Mo's quhet pd partia e NATO's apo liberalizimit te vizave? Jam vete pro socialists por KY Veliaj e Rama me shoke sjane socialists por te veshur me petkun e socialist it duke ditur qe pS Ka nje baze qe voton sy mbyllur dhe kur ke hajdut e legena ne krye. Korrupsioni eshte njesoj Mo's dhe me keq se NE kohen e Sales. Pastaj hapja e bisedimeve eshte thjesht nje pretest qe ta mbajn shqiperine larg Rusise e kines. Pranimi mund te behet dhe.mbas 20 vjetesh kur pd mind te jete ne pushtet. Ather do themi PD parti e Bashkimit Europian?? Shkurt Europa sna Ka dash kurre ,prandaj na shiti perher ... Na hedh sipas interest,prandaj ata mbeshteain njerez bq ne krye,ather me sale e CO,tani me ramen,ket bq e Vogel Veliaj me CO. Su intereson kurre te behemi ne shtet demokratik sikurse e duan dhe gjithe ballkanin te jete I tendosur me tensione.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Suada

                  Me kete plehren krahasim behet vetem me Sri Lanken

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                    Të enjten më 28 korrik, Veliaj të jetë në Tribunë për të festuar ecurin e vëndit dhe ti japi një shanc më shumë personalitetit të tijë që të ndjeki rrugën e Xhelil Gjonit dhe Edvin Ramës.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje