Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, Rama: Historik, tha se ka vrarë qeveria! I hap rrugë hetimit për zinxhirin e komandimit

15 Nëntor 2023, 09:02Politika TEMA

Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, Rama: Historik, tha se ka vrarë

Kryeministri Edi Rama ka folur në ‘Repolitix’ edhe për vendimin e sotëm të Gjykatës së Strasburgun për vrasjen e Aleks Nikës nga trupat e Gardës para qeverisë në 21 janar 2011.

Rama e quajti këtë si ngjarje të jashtëzakonshme që i hap rrugë hetimit të munguar për zinxhirin e komandimit që dha urdhrin për të qëlluar me armë drejt protestuesve. Ai shtoi se vendimi tregon qartë se në 21 janar të vitit 201, vrau qeveria, duke përmendur edhe shprehjen e Berishës asokohe "plumbin ballit". 

“Një gjë më bën përshtypje mua, sot ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Sot Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë familjes Nikaj dhe faktikisht karrëzuar procesin që është bërë në Shqipëri për 21 janarin.

Që do të thotë i ka hapur rrugën atij hetimi të munguar për zinxhirin e komandimit. Sot një gjykatë supreme europiane ka thënë se është përdorur forcë vdekjeprurëse e pajustifikuar. E di çdo të thotë kjo?

Dhe ka saktësuar që procesi i bërë duke e lënë këtë punë mbi individë, është një proces që nuk konsiderohet i drejtë. Flet qartësisht për zinxhirin e komandimit. Ka vrarë qeveria në 21 janar. Vendimi thotë se ajo fjalia "plumbin ballit" nuk mund të kalojë si një plumb që shkoi në drejtim të paditur.

Unë uroj shumë që 21 janari që për mua është themeli i drejtësisë në Shqipëri, të mos jetë më një ritual që të shkojmë atje e të vëmë lule, ndjehemi të gjithë kokëulur para atyre familjeve që duan drejtësi”- tha Rama.

3 Komente

  1. D
    Demokrati idealist

    sali qeni duhet të përgjigjet për vrasjen e 4 demonstresve,sepse është ai urdhërdhënësi për vrasjen e tyre.Për mua ai nuk duhet gjykuar për dosjen e Klubit Partizani por për Gërdecin dhe 21 Janarin,spse janë krime me vrasje njerëzish.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexuesi gazetës

      Berishën e ka zënë e drejta e Ramiz Alis dhe Fatos Nanos , që i bënë ca kohë në qeli.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neutral

        NE VITET E FILLIMIT TE NDRYSHIMIT TE SISTEMIT NE SHQIPERI NE NJE PROTEST NE SHKODER U VRANE DISA PROTESTUS PRO BERISH. KUR SALI BERISHA U BE PRESIDENT PUNA E PAR QE BERI ARRESTOI MINISTRIN E BRENDSHEM AREDIN SHYTI DHE E DENOI RRETH 10 VJET BURG PER VRASJEN E PROTESTUSAVE NE SHKODER. KURSE PER VRASJET E PROTESTUSAVE NE 11JANAR ME URDHER TE SALI BERISHES, NUK U DENUA ASNJE DHE KUR E AKUZOJNE SALIUN PER ATA, AI PERDOR STRATEGJIN E TIJ TE PERHERESHME, NERVOZOHET DHE KERCENON PER DHUNE E DESTABILIZIM, BILES AKUZON VIKTIMAT DHE ATA QE E AKUZOJNE. KURSE AI VET SI GJITHENJE MBETET I KULLUAR SI GJITH LLAGEMET DHE KANALET E UJRAVE TE ZEZA.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje