VIDEO/ “Dy partitë e mëdha nuk prodhojnë më ide dhe vizion,” Ben Andoni: Krizat po i çojnë PS dhe PD drejt konsumimit

20 Maj 2026, 11:43Politika TEMA
VIDEO/ “Dy partitë e mëdha nuk prodhojnë më ide dhe

Në pjesën më të madhe të Europës, partitë tradicionale vuajnë për të ruajtur legjitimitetin dhe dominimin social që gëzonin dikur. Madje, edhe në shtete me tradita të gjata parlamentare, partitë tradicionale përballen gjithnjë e më shpesh me përçarje, humbje të besimit dhe trysni në rritje nga forca të reja politike të së majtës dhe të djathtës.

Mbretëria e Bashkuar është vetëm shembulli më i fundit i këtij trendi, ku dy parti me një histori mjaft të gjatë parlamentare, si Konservatorët dhe Laburistët, u përballen me sfida serioze në zgjedhjet e fundit lokale përballë së djathtës ekstreme “Reform UK” dhe të Gjelbërve progresistë.

Çuditërisht, edhe pse me një traditë shumë më të shkurtër, dy partitë e mëdha politike në Shqipëri duket sikur kanë ngrirë në kohë. Pavarësisht një serie të gjatë humbjesh për opozitën dhe një sërë skandalesh që rrethojnë mazhorancën në pushtet, peizazhi politik i vendit mbetet përgjithësisht i pandryshuar.

Gazetari dhe publicisti Ben Andoni u shpreh në Apostrof Podcast në lidhje me problemet strukturore nga e cila vuan klasa politike shqiptare, që kanë çuar edhe në këtë stanjacion politik. Veç mendësisë së vjetëruar dhe kultit të të fortit që ekziston në sferën politike, Andoni theksoi klasës politike shqiptare i mungon vizioni politik dhe të menduarit institucional që shkon përtej udhëheqësve të momentit dhe zgjidhjes së krizave afatshkurtra.

“Keni parë që asnjë nga dy partitë e mëdha nuk e njohin rëndësinë e dokumentit,” tha Andoni, ndërsa iu referua mungesës së platformave serioze politike dhe organizimit të projekteve afatgjata brenda dy forcave kryesore politike në vend.

“Për shembull, ka nisur lëvizja e zotit Salianji... Kur ka nisur? Pse s'ke një dokument se si e nise këtë lëvizje dhe ku do shkosh? Cili është afatshkurtër objektivi jot, cili është objektivi afatmesëm?”

Sipas Andonit, ndryshimet politike në Shqipëri shihen si variante të mundshme ose nëpërmjet krizave të papritura, ose përmes ndërhyrjeve nga jashtë dhe jo përmes organizimit institucional dhe kulturës politike demokratike.

“Flasin njerëzit për ndryshim. Ndryshimi bëhet nëpërmjet një dokumenti, por thelbi tani, dhe duket që ne ndryshimet i bëjmë  ose në variantin 'deus ex machina', që larg qoftë mos të ndodhi as ajo që ndodhi në vitin '98, ku shteti iku në zgrip, ose nga një dorë e huaj, siç i ndodhi Kosovës, që ambasadori Dell nxorri nga xhepi një zarf dhe tha do jetë ky personazh, do jetë president  i vendit.”

Megjithatë, Andoni shton se, pavarësisht stabilitetit në dukje të sistemit politik aktual, të dy partitë janë duke ecur drejt rrënimit. “Partia Demokratike e ka dukshëm rrënimin,” tha ai, “Partisë Socialiste nuk i duket rrënimi se ka fasadën e fortë, ka fasadën e pushtetit dhe patjeter që në të ardhmen të diktuar do shkojnë në zhbërjen e marrëveshjes së vitit 2008, ndryshimet kushtetuese të së cilës kanë sjellë si pasojë këtë realitet.”

Por ai theksoi se asnjë ndryshim strukturor politik nuk mund të ndodhë pa një përfshirje më të gjerë të qytetarëve dhe marrjen e përgjegjësisë nga vetë shoqëria.

“Duhet të jemi të ndëgjegjshëm për diçka. Ndryshime të tilla inicohen, bëhen ose kushtëzohen nga rrethanat, por duhet individi shqiptar të marri përsipër situata të tilla në krah.”

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Ben Andoni: Të pasurit shqiptarë janë shkëputur nga realiteti i vendit | Apostrof #70

12 Komente

  1. R
    Realisti

    Erdhi koha të hapësh ti partibë tënde tani që shikosh edhe aftësinë tënde të bindësh të tjerët si llapaqen që je.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TA. VË. LALA. SONTE

      O Ben Andoni ,që je njeri i zgjuar se vë në dyshim por je frikacak, e ke Lepurin 50.kg. në bark dhe ke frikë nga Shpellari të thuash që është kanceri i vëndit .Por ti nuk ta mban dhe na jep leksioene . Apo nuk e shef se si vazhdon të djegi dhe të shkatroj Tironën duke punuar për serbin dhe grekun. Shpellari kamunist është e Keqja e kombit Shqiptar

      Përgjigjjuni
      1. A
        Argita pr dr Nongrata ne Drejtesi Marinela.

        Une se njoh kete Sqjap se jetoj 36 vjet ne BE. Por te krahasosh punen e Rames me nongraten qe eshte nje Monster me vule do te thote se je Bastard.Manipulues,hajdut,Boss i droges,Boss i drejtesise,shkaterruesi komplett i Shqiperise,vrasje pa fund,urdher per vrasje e ish Ambasadores USA ,Agjent NR1 i Serbise e Greqise shoviniste,e qindra vepra gjigante kriminale ka beten nje emer Sali vuk palloshevici . Ky Andon kufoma ben Analistin,por eshte vetem nje fodulle qyrranjos.

        Përgjigjjuni
      2. E
        ENTSOE

        Po e tha ky, e ka thene perendia!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nn

          Ky ehte askushi se pjerdh njeri .

          Përgjigjjuni
          1. B
            Baca

            Ky eshte konformist i lodhur. Sipas tij te gjithe jane te keqij dhe njelloje! Duke i futur ne te njejtin these eshte me komod dhe shfaqet medemek parimor! Por nuk ngjite gjithesesi!

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              PS e konsumon shteti e pushteti PD e konsumon maloku i Vuçidolit!!!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                Pastro mendjen edhe fytin o Ben berishisti PS nuk ka pjelle asnje parti qekur e mori Rama .Ngateron diten me naten , o lepjet .

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tekniku

                  Ben Andoni mendja jote nuk prodhon asgje te re

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Analist

                    Ky eshte nje huc panvaresisht se mundohet te shitet si i zgjuar.Eshte keq pas hsjfutit e vrasesit te njerzeve pa asnjshksk vres per sali rame berishen .sa turp shkon pas bythes se sales.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Doda

                      PS nuk mund te krahasohet me P Dreqit nuk mund te futen te dyja ne nje thes or ti i keshillit qe njihni thashethemet qe fliten nga Rogner tek 15 kateshi

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Buda

                        Nuk e kane fajin Partite, e ka fajin sistemi shteteror qe prodhon Kryeministra qe merren me Tendera. Nisur edhe nga difektet e sistemit qeverisёs ne shtete e Ballkanit, Europёs dhe SHBA, mendoj se sistemi demokratik i qeverisjes nё Shqipёri do te zvogeloje ne maksimum Korrupsionin dhe Diktaturen Personale Kryeministrore duke aplikuar sistemin qeverises me Republikё Presidenciale. Presidenti tё zgjedhur nga populli duhet te jetё institucioni kryesor i Republikёs, si garant i Kushtetutes dhe kontrollues e balacues i tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqesorit. Nё Pushtetin Legjislativ po zё vend me te drejtё ideja e zgjedhjes sё mazhoritare 80-100 ligjberesve me profesione te ndryshme, por nё nivel juridik tё Shkollёs sё Magjistraturёs. Deputetёt nuk mund tё marrin asnjё detyrё nё Pushtetin Ekzekutiv. Gazeta ia vlen te hapё njё debat shkencor rreth kёtij ndryshimi tё sistemit tё qeverisjes dhe mё tej tё kalohet nё Referendum Popullor.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje