Edhe në Durrës, ku vijoi turi i dëgjesave me qytetarët, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale janë të ndarë kur bëhet fjalë për numrin e bashkive që duhet të ketë ndarja e re administrative.
Mazhoranca e cilëson të suksesshme reformën e vitit 2014 dhe këmbëngul më shumë te shërbimi për qytetarët sesa te kufijtë e bashkive.
“A kemi nevojë për bashki më efiçente? Jemi përpara një sfide demografike që krijon sfida në zonat rurale. Së dyti, kemi një sfidë me zhvillimin e pabarabartë, të krijojmë zhvillim koheziv në të gjithë territorin. Të bëjmë një reformë që të shërbejë për 30 vitet e ardhshme, duke pasur bashki më të forta.”
Ajo që për socialistët është sukses, për demokratët cilësohet dështim, ndaj ata kërkojnë që pushteti vendor t’u rikthehet qytetarëve duke shtuar numrin e bashkive.
“Qasja jonë është decentralizuese, kërkon që të optimizohet numri i bashkive, jo të kthehet në 373, dhe s’ka dogmë të ruajmë 61. PD kërkon të ndryshojë modelin qeverisës. Duam autonomi dhe mbështetje të plotë financiare.”
Krahas takimeve me qytetarët në 12 qarqet e vendit, të mërkurën, 20 maj, Komisioni i Posaçëm i Reformës do të vijojë dëgjesat edhe me krerët e bashkive të Gjirokastrës, Korçës dhe Lezhës.
Pd luan ne komision per vota nuk e ha meraku per asgje.Nuk keni nevoje per eksperimente merrni modelet e vendeve fqinje ku bashkite jane ne qytet se bashku me rrethinat e tyre pra jane bashki te medha dhe me fuqi ekonomike e mundesi per zhvillim te teritorit.Rritja e numrit te tyre do te ndikoje jo mire
Le te krijohet skema me 60-70 Kryetar bashkish. Asnje me teper se late nam..Mund te shtohet ndonje bashki ne vendet me zhvillim te madh turizmi dhe ne ndonje bashki tjeter qe tju qendroj afer disa fshatrave me terren te thyer malor!!! I LEXONI KOMENTET TONA JU BABABALLARET E KOMBIT? APO JA FUSIM KOT NE NE KETO GAZETAT? Une mendoj qe gazetat duhet te mbledhin komentet me te spikatura dhe ti nisin si relacion ne kuvend...pse jo?