VIDEO/ Rama publikon pamjet nga Shkodra: Zoja që po i ndrit nuri nga turistët

17 Gusht 2023, 09:20Turizëm TEMA

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga Shkodra: Zoja që po i ndrit nuri nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte disa pamje nga Shkodra.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shkodrës po i ndrit nuri nga turistët, të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në plazhet e Velipojës ose po vizitojnë sitet kulturore.


“Mirëmëngjes,

dhe me zojën Shkodër që po i ndrit nuri nga turistët e shumtë këtë sezon, të cilët i gjen nga gjithë Europa duke shijuar plazhet e Velipojës dhe sitet kulturore, ushqimin fantastik dhe natyrën e pashoqe, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Lini një Përgjigje