FOTO/ Jo vetëm turistët, edhe policët italianë zbarkojnë në plazhet shqiptare

13 Gusht 2023, 20:30Turizëm TEMA

FOTO/ Jo vetëm turistët, edhe policët italianë

Një fluks i madh turistësh italianë ka bërë që plazhet e Shqipërisë këtë vit të mbushen si asnjëherë më parë.

Por nuk janë vetëm turistët ata që këtë verë ecin në qytetet bregdetare shqiptare.

Edhe disa efektivë të policisë italiane ndodhen në vendin tonë, ku në bashkëpunim me policinë e shqiptare punojnë për të garantuar një sezon veror sa më të qetë.

"Njësia Policore Detare vijon prezencën e saj në të gjitha plazhet e vendit, ndërsa në disa prej tyre janë prezentë edhe kolegët e policisë italiane. Pushime të bukura", shkruan ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Prej disa vitesh tashmë, një numër i vogël i policëve italianë vjen çdo verë në vendin tonë, në bazë të një marrëveshjeje nënshkruar nga dy vendet.

2 Komente

  1. S
    Shume bukur ...

    Siguria ne Plazhe duhet ne cdo rast te jet i Garantuar dhe prania e Policise Italiane eshte nji kontribut me Vlere qe i sherben jovetem Sigurise ne Plazhet Shqiptare por edhe shkembimit te Eksperiences midis Policise Shqiptare dhe Italiane . Kto jan forma bashkpunimi midis Shteteve e Policive i sherbejn natyrishte ne nji far Menyre nji Art integrimi dhe afrimit te Standarteve Europiane te Policise Shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Kush i paguan valle? Apo kjo nuk te intereson ty dhe shume te tjereve qe paguhen per te shkruar brockulla.Po pse nuk punesohen shqiptare,qofte edhe studente do te benin te njejten gje.Boll me brockullat mbi "bashkepunimin" se qellimi i Ramutit eshte te zbraze Shqiperine.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje