Shqipëria e dyta pas Arabisë Saudite për rritjen e numrit të turistëve

10 Gusht 2023, 22:40Turizëm TEMA
Shqipëria e dyta pas Arabisë Saudite për rritjen e numrit të

Shqipëria e dytë pas Arabisë Saudite sa i përket rritjes së numrit të turistëve në muajin qershor.

Të paktën kështu ka bërë me dije Organizata Botërore e Turizmit (OBT).

Lajmi është shpërndarë në media sociale nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ndërkaq, nga aeroporti i Rinasit prej muajit qershor, kanë hyrë e dalë nga aeroporti kryesor i vendit 1.7 milionë personave, shqiptarë dhe të huaj.

Këtë vit të dhënat e policisë kufitare në Rinas tregojnë se ka rritje me 40% të fluksit të udhëtarëve.

Vetëm në korrik, numri i pasagjerëve është rritur me 37 për qind nga viti në vit në 834 mijë e 794 pasagjerë të regjistruar.

Sakaq, koncesionari pret rreth 900 mijë pasagjerë në aeroport në gusht, një rritje prej 32 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022.

Në vitin 2022, sipas të dhënave nga TIA, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka pritur rreth 5 milionë pasagjerë.

Më 31 korrik organi evropian i tregtisë së aeroporteve “ACI Europe” ka publikuar raportin për trafikun ajror sa i takon muajit qershor dhe tremujorit të dytë të vitit.

Nga shifrat vërehet një rimëkëmbje e plotë e vëllimit të pasagjerëve, kjo krahasuar me periudhën para pandemisë.

Jashtë Bashkimit Evropian, performanca më e mirë e trafikut të pasagjerëve në qershor erdhi nga aeroportet në Shqipëri (+114.6%), e nxitur nga zgjerimi i Transportuesit Ultra-Low Cost.

Ndërkohë, aeroportet në Turqi (+0.6%) dhe Rusi (+0.4%) arritën një rikuperim të plotë.

Trafiku i pasagjerëve në rrjetin evropian të aeroporteve u rrit me +28,3% në gjysmën e parë të 2023-shit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

8 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Ne gjithmone te dytet .Lam nam lol . Edhe me Salen ishim te dytet pas Gjermanise, ndersa tani pas Arabise

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haki Morina

      Ajo ishte për rritje të ekonomisë. Jo të dytët, por thjeshtë pas Gjermanisë. E rritja ekonomike në vendet e pazhvilluara është gjithmonë më e lartë se ajo në vendet e zhvilluara

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bravo

      Po ne ishim të dytet pase Gjermanise, me Saliu!! Haha tani Rama na çoje të dytet pas Arabve bravo Rame Turk Erdogani.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Foni

        Mburracake. Budallenj.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Tani qe arritëm Arabinë,na ngelet të parakalojmë vetëm Zvicrën. Njerëz të metë nga trutë dhe mashtrues të vetvetes.

          Përgjigjjuni
          1. a
            arrifi

            E dyta ne Bote per ardhjen e turisteve dhe e para ne Bote per ikjen e shqipetareve.

            Përgjigjjuni
            1. a
              altin

              foto me e shemtuar e mundshme ,shezlonge qe zene gjithe hapsiren ,qe jane ngjitur me njeri tjetrin per maksimizim te hapsires ne kurriz te cilesise........si sju ha mortja

              Përgjigjjuni
              1. d
                dal nga dal po vjen behari

                na Izoluan nga Bota , Sataniket sepse keshtu ja kishin len ne Testament te paret e Kurves Plake per arsye qe te gjithe i njohim tashme , ne vazhdim te Gjenocidive kunder Shqiptareve ,per ti mbajtur te pazhivluuar ,te papaare , jovetem thjeshte per te mos u zhvilluar ,por edhe mbajtur ne izolim , nderkohe qe i tjetersonin ,i vidhnin , i tjetersonin Historine . Sot shqiptaret ja plasen mutin surratt bijve te Kurves Plake ,e i treguan se Shqiptaret s'jan ata qe do t'i pelqente Krimineleve te Kontinentit Europian , s'jan ata qe kan trumpetuar Opinionit gjate kohes kur Shqiperine e mbanin nen Izolim (qe Dreqi vet e di se per cfar ?! ) por akaoma sot nuk ndalojne edhe pse dal nga dal po ja arrijne te ngopen me Mut .Do vij dita qe Shqiperia ti tregoj Vlerat e saja ne te gjtha fushat nqs nuk do Pengohet nga Dajalli i Brukeslit qe nxit e financon Hienat Greko -Serbe kunder Shqiperise dhe atehere do shikojme ne te vertete se kush jane Shqiptaret dhe kush Zagaret qe kan lehur gjate gjithe kohes kunder Shqiptareve .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje