Ministrja Kumbaro intervistë për “La Repubblica”: Synojmë turizmin e qëndrueshëm. Blogerët, eventet dhe festivalet janë promovuesit tanë më të mirë

8 Gusht 2023, 10:49Turizëm TEMA

Ministrja Kumbaro intervistë për “La Repubblica”:

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’ me fokus Shqipërinë si vend në trend për vizitorët nga Evropa, ku ata italianë janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. “La Repubblica” i shtohet listës së mediave që promovojnë Shqipërinë ndërkombëtarisht për potencialet turistike që ka për të ofruar.

Nga Davide Carlucci

Intervistë me gjuhëtaren e specializuar në Sorbonë, njëherësh edhe ministre për Mjedsin në vitin e artë të tokës së Shqiponjave. “Në vitin 2022 ka pasur një rritje të flukseve nga Italia. Mbi 610 mijë ose 72% më shumë krahasuar me vitin 2021”.


SARANDË—Në “Bianco”, diskotekën më në zë në Ksamil, grupe të rinjsh italianë kërcejnë të djersitur nën ritmin e etnopopit shqiptar dhe shpërthejnë kur fillon versioni tekno i ‘Bella Ciao’. Atmosfera është e njëjtë si në epokën e artë të “Pachà në Sitges”, “Cocoricò” në Riçione,  “Paradise” në Mykonos. 2023−shi është viti i Tokës së Shqiponjave, më konkurrues se brigjet tona, shpeshherë të shtrenjta. Por ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro Furxhi, gjuhëtare diplomuar në Sorbonë dhe e specializuar në studimet ndërkulturore, zgjat dorën: “Drejtimet tona janë bashkëplotësuese të njëra−tjetrës, duhet të bashkëpunojmë”.


Ministre, turizmi në Shqipëri ka qenë një sukses i vërtetë këtë vit? Keni investuar shumë në promovim?

“Turizmi është një ndër prioritetet e qeverisë sonë. Ne i kemi dhënë këtij sektori mundësinë të nxjerrë në pah gjithë potencialin dhe diversitetin. Ndaj njerëz nga e gjithë bota tashmë janë kuriozë, duan të zbulojnë Shqipërinë. Ministrisë sonë nuk i është dashur të shpenzojë asnjë cent për promovim mediatik. Është meritë blogerëve, festivaleve verore dhe eventeve, disa me rëndësi historike si p.sh shpallja e lumit Vjosa si Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë. Këta kanë promovuesit tanë më të mirë. Mendoj se ky është marketingu më i mirë dhe më i qëndrueshëm”.


Sa janë shtuar vizitorët?

“Në vitin 2022 Shqipëria priti 7.5 milionë turistë të huaj. Një shifër mbreslënëse për një vend me 2.8 milionë banorë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 na kanë vizituar 3.4 milionë turistë të huaj ose 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, që është edhe viti më i mirë në nivel shifrash. Për këtë arsye, Organizata Botërore na ka renditur ndër vendet me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit pas pandemisë”.


Cilat janë vendet më të vizituara?

“Ka një kuriozitet të madh për plazhet e rivierës në Jug. Ka dhe shumë turistë që duan të vizitojnë qytetet historike të trashëgimisë së UNESCO−s si Gjirokastra e Berati, site arkeologjike, pazare autoktone si ai i Korçës, agroturizme dhe zona të mbrojtura. Edhe turizmi enogastronomik po rritet dhe duhet thënë se këtu jemi duke ndjekur shembullin e ekselencës italiane”.


Sa ndikojnë italianët në këtë ‘bum’?

“Në 5 vitet e fundit, 2.5 milionë vizitorë italianë kanë frekuentuar Shqipërinë. Në vitin 2022 ka pasur një rritje të trendit të hyrjeve nga Italia, mbi 610 mijë ose 72% më shumë se në vitin 2021. Dhe vetëm në 6−mujorin e parë të vitit 2023, Shqipëria priti mbi 310 mijë vizitorë italianë , 57% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.


Shumë njerëz vijnë të tërhequr edhe nga çmimet e ulëta. Megjithatë, tashmë po rriten edhe këtu. Cilën rrugë dëshironi të ndjekë vendi në të ardhmen: të synojë luksin apo të mbetet popullor?

“Unë jam ministre e Turizmit, por edhe e Mjedisit. Është ndoshta një rast unik në Evropë: ne duam të menaxhojmë flukset turistike duke mbrojtur natyrën dhe biodiversitetin. Vizioni ynë është pikërisht ky: turizëm i qëndrueshëm dhe turistë elitarë, që qëndrojnë dhe shpenzojnë. Këtu tashmë mund të gjeni markat ndërkombëtare të hoteleve si Radisson, Marriot, Intercontinental, Maritim, Melia, Hyatt. Deri para gjashtë vitesh asnjë nga këta emra nuk ishte në Shqipëri”.


Ka nga ata që frikësohen se i gjithë kyr ritëm po çon në shkatërrimin e brigjeve dhe Shqipëria nuk është gati të përballojë shpërthimin e turizmit.

“Zhvillimi i turizmit shqiptar nuk do të fokusohet vetëm në bregdet, por në të gjithë vendin dhe gjatë gjithë vitit. Kjo është arsyeja pse ne jemi angazhuar në rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në 30% të territorit deri në vitin 2030. Gjithashtu, me stimuj nga ana e politikave shtetërore synojmë të zgjerojmë aktivitetin agroturistik, në mënyrë që fermerët jo vetëm të prodhojnë, por t’i transformojnë produktet e tyre në një art të mikpritjes. Kjo është receta jonë për të menaxhuar flukset”.


Mes Italisë dhe Shqipërisë ka shumë marrëdhënie bashkëpunimi, mendoni se mund të punoni së bashku për menaxhimin e turizmit të qëndrueshëm, apo e shihni Italinë si konkurrente?

“Ne nuk jemi konkurrentë, por bashkëpunëtorë. Ne kemi mësuar shumë nga përsosmëria italiane e mikpritjes dhe kulinarisë. Ju jemi thellësisht mirënjohës dhe tashmë është koha për të punuar së bashku në interes të të dy vendeve”.

5 Komente

  1. E
    Ed

    Te huajt vijne ketu se mendojne qe eshte lire Por me keto cmime sivjet dhe me plehrat gjithandej pritni se do vine perseri

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shko moj pise mashtruse,shikoni drogën,korrupsionin,gjykatat,prokurore4t mafjozë,administratën hajdute qe vjedhin popullin,pastrimin e parave të pista të krimit ndekombetar,pallatet ne qender me parate e pergjakura të krimit, etj,etj.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nji Min. truLaraske Fluturon me presh ne byth

        O Zot i madhe se po lene name me lto maskarenje qe kakarisin si pulat larte glasave . E di kjo cdo te thote Elite e cfar kushtesh cfar niveli rregulli pastertie e kultue duhet te arrish per te mare ne goj ate te Elitareve ? Qe ja ka qejfi Histerikes kjo duket qarte jane ne te njeten vale me Megalomanin KM te gjithe Qeverria e Rrumpallit fluturojne me presh ne bythe . Gjithcka kan ndertuar ,asgje nuk eshte e sakte , sipas nji Standarti e Norme te caktuar , por Siperfaqsore ,qe nga Lungomaret qe per turp ,gjithe Ujrat e zeza derdhen qelbin Detin (skandal invesntim) e deri ke rruget qe ndertojne Nastradinet e Fiirmave te Shqiperise qe vec bitumit per aspalt ,rrylave te shtrimt e eskavatorve s'njohn gje tjeter qe ka te bej me rruget . Pra edhe ato qe shiten per Hotele Lluksoze stonojne ne gjithcka .Perse ? Sepse asgje nuk eshte shkolluar ,asgje nuk eshte Profesioniste ku ghjithcka duhet te jet Perfekt ne Detaje ,por jane thjeshte katunare imitues dhe nji imitues dallohet qarte ne gjithcka ben e shitet . Qeverri Palacosh qe po impresiononi fshataret e maloket qe sot zbriten ne qytete . Maskarenje te fafytyre . Jepjani ta lexoje kjo Min.HItserike e Elitave ,shkrimn e Turistit Rumune ,bashke me Te Gjatin shulin e Qeverrise ,shokun e braves

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta e vertete

          Si e shpjegoni ju zj. ministre qe ne Dhermi ( dhe jo vetem) ne tere gjatesine e plazhit prej me shume se 1km, publikut i eshte lene vetem 50m…? Vetem banore autoktone aty jane mbi 3000 qe kane bere plazh lirshem tere jeten. Pa llogaritur ata qe vijne dhe akomodohen jashte resorteve kliente te qeverise apo te AKB. Ku do pushojne….?!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            E vertete! Po kujt ia thua! Ia moren edhe reren edhe guret popullit per ELITAT!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje