Shqipëria i ‘rrëmben’ Puglias turistët

5 Gusht 2023, 10:53Turizëm TEMA
Shqipëria i ‘rrëmben’ Puglias turistët

Nga Vitjon Nina

Nuk është asgjë e re, që Puglia po kërkon turizmin luksoz me interes në rritje.

Dje, Vito Vergine – pronar i plazhit Maldive del Salento në Pescoluse dhe president i bashkimit bregdetar italian të Lecce – tha se rritja e çmimeve në rajon ka pikërisht këtë objektiv: të përzgjedhë klientët.

Një strategji, e cila megjithatë ka prodhuar një efekt anësor domethënës: ikjen e turistëve italianë jashtë vendit.

Për ta thënë këtë është edicioni lokal i Repubblica, i cili ka mbledhur disa të dhëna për trendin e flukseve turistike në Puglia.

Prej një jave lidhjet nga Bari në Durrës – në Shqipëri – janë dyfishuar dhe një e katërta e pasagjerëve janë italianë.

Për muajin korrik, drejtuesit e plazheve në Puglia kanë raportuar një rënie të frekuentimit prej 20%. Një shifër e cila balancohet nga numri gjithnjë në rritje i nisjeve drejt Tunizisë, Shqipërisë, Greqisë, Detit të Kuq dhe Spanjës.

Ikja nga pushimet e shtrenjta

Dhe nëse porti i Barit në vitin 2023 regjistroi numrin më të madh të nisjeve në dhjetë vitet e fundit (120 mijë), e njëjta gjë vlen edhe për linjat ajrore.

Të dhënat e Aeroporti di Puglia tregojnë se hipja nga thembra e Italisë në Shqipëri u rrit në korrik me 58,06% krahasuar me vitin e kaluar, për gjithsej 21 mijë e 341 pasagjerë.

Rritja e largimeve drejt Greqisë ka qenë më e moderuar, me një rritje prej 11.34%. Çmimet duket se shtyjnë shumë puliezë të kalojnë pushimet e tyre diku tjetër.

“Këtu një darkë me bazë peshku mund të kushtojë nga 20 deri në 35 euro, kundrejt mbi 40-45 në Puglia”, thotë sipërmarrësi në fushën e restoranteve, Tonino Lembo, me pushime në Selanik.

Në një intervistë me Corriere del Mezzogiorno, ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanchè, komenton gjithashtu rënien e flukseve turistike në Puglia: “Modeli “godit dhe vrapo” nuk është parashikuar në planin tonë industrial, i cili përkundrazi është i fokusuar në një politikë që duhet të e bëjnë turizmin strukturor dhe tërheqës në çdo kohë të vitit”.

Më tej, ministrja shton se është pikërisht mungesa e planifikimit adekuat dhe politikave largpamëse që çon në rezultate të luhatshme.

Në çdo rast, saktëson ajo, “për të gjykuar tendencën e turizmit në Puglia me njohuri më të mëdha të fakteve, duhet të presim të dhënat përfundimtare që do të jenë në dispozicion në fund të vitit”.

Rajoni është bllokuar

Rritjen e çmimeve dhe uljen e frekuentimit të turistëve e konfirmoi edhe Francesco Caizzi, president i Federalberghi Puglia.

“Rënia më e rëndësishme është regjistruar në zonat bregdetare si Salento dhe një pjesë e Gargano, atraksionet tona kryesore”, shpjegon ai në një intervistë për Repubblica.

Puglia, shton Caizzi, është turizëm bregdetar. Por në vend që ta përmirësonim, ne e shpërfillëm, duke favorizuar, për shembull, fshatra apo destinacione të tjera.

Në këtë situatë kontribuojnë edhe dy probleme të tjera: mungesa e infrastrukturës lidhëse dhe pronarët e paligjshëm, veçanërisht në zonat më turistike.

I vetmi vend që duket se nuk e njeh krizën është turizmi luksoz: “Është një lloj sektori që nuk pëson kurrë rënie, pasi kemi të bëjmë me njerëz me fuqi të lartë shpenzuese”, pohon Caizzi.

12 Komente

  1. F
    Flori

    Ahahhahahahhahaha U shkretua puglia, italia, europa, azia krejt bota. Ca ka e ca ska nga plabeti jone e nga galaksite e tjera (te provura nga kongresi qe jane te banuara) pk zbarkojne per pushime ne shqiperi. A pika ne byth me keto mendje dhe ide ecni!!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plazhishti

      Me 45-50 $ per dy persona ne nje restorant te Golemit ke ne menu Cdo lloj peshku, midhje dhe fruta deti , cdo lloj sallate,si dhe dy gota vere

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emisioni

        .....edhe merakun a ka pas duart e pastra guzhinjeri i rradhes, kamarieri, apo/ata qe bejne pazaret dhe *mbushin frigoriferin me furnizime te *fresketa ?!?!?! Per te mos thene apo hamendesuar sa *km ka bere vaji per skuqje!!!! Puglia vs plazhet velipoje - ksamil !!!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mulla Omari alias Arthur Zhej

        Holy macaroni !!! Edhe Puglian e lamë mbrapa! Me vendosjen e Bleble Klosit ne balle te Rilindjes jane tronditur Montekarlo, Lichtenstein dhe Las Vegas. Tashme turistet kumarxhinj kane prenotuar per te vitin Opingën e Mesdheut...Flosh imperial . Lavdi EDramës!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Ministrja e kotësisë

          Statistikat e turisteve qe lane Pulian per Shqiperine i ka nxjerre vete ministrja qe dikush ketu ke Tema e quan Ministrja e Komshi-Kultures (pasi tha nje nga gomarlleqet e saj te rradhes ne nje nga bienalet e arkitektures ku coi historine e fqinjesise se mire ne kohen e komunizmit). Ajo doli vete e maskuar (s’kish ç’u bente vesheve qe nuk i maskonte dot) dhe, pasi i numeronte i pyeste: ju late Pulian per Shqiperine?! Oh my God! Dhe hidhte floket menjane duke shkundur koken (qe cuditerisht i eshte zmadhuar edhe me shume bashke me veshet)

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bobi

            O zoti gazetare ca jan keto tituj bombastike. Po rrembeka shqipria e Edi Rames turistst e pulias, pulja si po veprohet dhe ne majorca do te debojne ata lloje turista qe nuk len euro, me pak fjale nuk duan me numer po duan te ardhura. Kurse shqiperia e Edo Rames do numra qe te bejne propagande se sa shume turista po na vijne, po shumicat jan kokepalarat e evropes qe ja u kan ber te pamundur te shkojne diku tjeter.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bubi

              O Bob , trapi! Këta turistë “kokpalarë”sjedhin me shumë të ardhura se janë me qindra mijëra , kokpalare” që i mbushin plazhet e Floridas, Kalifornias, Meksikës, Karaibeve , Brazilit, Maldivet, Australise, Vlorës, Golemit, Durrësit, Shëngjinit dhe Shirokës

              Përgjigjjuni
            2. A
              Artur

              Boll se late nam me keto artikuj, gazetar debil. Italia eshte qendra e botes per turizem.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                Ky artikull eshte publikuar ne nje gazete Italiane.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  AN

                  Italia nuk eshte qendra e botes per turizem. Eshte vendi i peste me i vizituar nga turistet ne bote.

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Me lot

                  Hahahahah

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Ska problem

                    Dokrra hini , vazhdoni ne delire

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje