
“Shqipëria është e mrekullueshme”. Kështu shkruan gazeta e njohur franceze “L’Est Républicain”.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale artikullin e gazetës franceze, e cila shkruan se në Shqipëri “ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”.
Mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga Janari deri në Korrik të këtij viti. Kjo përbën plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Shqperia duhet te jete e mrekullueshme ne radhe te pare edhe per banorin me te fundit te saj dhe pastaj per turistet….
Rama po nderton shtet per drohen,turistet evropiane,korrupsionin,mafjan,pastrimin e parave te pista,ndertimet e krimit,bankat per eurot e trafiqeve,etj. Kjo eshte arsyeja qe ndjehet i plotesuar kur ploteson keto qellime. Nuk e kam degjuar te flase per pensionistet,te varferit,per hipotekat hajdute ,dhe per problemet e popullit.
Çfare impakti financiar ka pasur ne buxhetin e shtetit kjo mrekulli turistike?
Shqiprie ështe vertet një vend i mrekullushem, por maskrent, hajdutet, dhe Islamiket, si puna jota o Rame dhe e Saliut, e kane bër të flliqur dhe e kane bër të pa jetushme në të.
Shqiperia ka qene eshte e do jete e mrekullueshme pavaresisht se ska pasur kurre nje qeveri te hajrit!
Ore nuk e kuptoj cfare do te thoshe me kete se me duket se nuk i kuptuar Fancezet! Ata thone Shqiperia eshte e mbrekullueshme. Kete e dime dhe e kemi ditur edhe ne qe ikem nga ai vend. Nuk e di perse e shperdan kete artikull se nuk eshte merita jote qe Shqiperia eshte e mbrekullueshme: ia ka dhene zoti. Dhe mos u mburr shume me rruget se rruget kane mbushur xhept tuaj dhe te mafiesh. Asnje lek nuk ka marre populli i shkrete qe edhe reren ia moret.