
Jehona e bumit turistik të Shqipërisë ka mbërritur në çdo cep të Europës. Prestigjiozja portugeze Jornal de Notícias i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë në suplementin e saj “Përreth Botës“, ku vendin tonë e si thesarin e Adriatikut që nuk është më sekret.
“Europa po zbulon një diamant të bërë nga traditat e lashta, natyra mbresëlënëse. Alpet dramatike në veri dhe Riviera joshëse në jug, gastronomia tërheqëse, një popull super mikpritës dhe disa vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. A nuk do bëni tani plane për pushime atje?”, është thirrja e autorit Rui Barbarosa Batista.
Përshkrimin e nis me Tiranën, që e konsideron si një “kryeqytet intensiv”. “Tirana mund të marrë fare mirë, rolin e kryeqytetit më të gjallë të rajonit”, thuhet në shkrimin e Jornal de Notícias.
“Shëtitoret e kryeqytetit janë të gjalla në çdo kohë të ditës”. Vëmendjes nuk i kanë shpëtuar bunkerët e komunizmit të shndërruar në muze, ndërtesat e periudhës osmane si xhamia e Ethem Beut dhe kulla e sahatit, deri tek shumëkatëshit modernë që po rrethojnë qendrën.
Ftesë iu bëhet turistëve për të vizituar alpet e veriut, që sipas Batistas nuk kanë asgjë më pak se ato franceze, zvicerane e sllovene, por me çmime shumë më të përballueshme.
Nuk lihet pa përmendur sharmi i qyteteve të mbrojtura nga UNESCO si Berati dhe Gjirokastra dhe plazhet e jugut me ngjyrën blu të theksuar të detit, nga ku me një udhëtim 30 euro, mund të shijohet edhe Korfuzi në Greqi.
Turistet portugeze jane ne top 5 en e turisteve europiane bashke me ata francez, italiane dhe deri diku gjermane pasi jane perendimore te vertete ne sjellje dhe ne komunikim, jemi te kenaqur per faktin qe vendi yne preferohet por kemi nevoje edhe per 2 fishin apo 3 fishin e ketyre turisteve, rrofte Shqiperia Europiane !