Deputeti i PS, Xhemal Qefalia u shpreh se PS e ka marrë shumë seriozisht votën e diasporës dhe po punon për realizimin e këtij misioni, teksa foli dhe për takimim e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në New York të SHBA-ve, në kuadër të turit për diasporën.
"PS e ka marrë seriozisht votën e diasporës, protagoniste për ta realizuar këtë mision.
Strukturat kanë vënë në eficencë të saj që nuk duhet parë vetëm si vote për të prodhuar mandat por për të qenë pjesë e diskutimit më të gjerë.
Takimi i Ramës në New York, thekson faktin që SHBA kanë pasur kryesisht njerëz të larguar nga Shqipëria, të djathtë.
Takimi domethënës pavarësisht protestës së opozitës, sepse opozita ka njerëzit dhe përfaqësuesit e saj", tha Qefalia në rubrikën “Opinion” në News 24.
Lini një Përgjigje