Vota e Kukësit, Flutura Açka: “Shkelëm besën” e dhënë duke mos u futur në zgjedhje, refuzimi i Berishës shkak

26 Shtator 2023, 21:35Politika TEMA
Vota e Kukësit, Flutura Açka: “Shkelëm besën”

Për shkak të ngjarjeve në Kosovë zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit u sfumuan këtë të diel, aq më shumë edhe rezultati që u shpall ditën e djeshme. Socialistët fituan, madje më thellë se me Safet Gjicin në 14 maj, protagonistin e videoskandalit që solli zgjedhjet e reja në këtë bashki në verilindje të vendit. Partia Demokratike nuk mori pjesë në zgjedhje, ndërsa i vetmi nga opozita ishte kandidati i Sali Berishën që u regjistrua serish me Partinë e Ilir Metës.

Mbi 4 mijë vota më shumë se Safet Gjici mori ish-prefekti Albert Halilaj. Por si lexohet kjo vote fitore pas çdo skandali të Socialistëve?

Për këtë çështje foli në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN Flutura Açka, nënkryetare e PD-së, që njëherësh Lulzim Basha i ka deleguar edhe kreun e grupit, por zgjidhje nuk i ka dhënë ende Kuvendi.

Açka u shpreh se rezultati i Kukësit ka ardhur si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm të Berishës për të bashkëpunuar me partinë institucionale.

“Keqardhje shumë e madhe rezultati në Kukës, edhe pse ishte një rezultat i pritshëm. Na mjafton 14 maji për të thënë se ne nuk mund të vazhdojmë me këtë lloj logjike. Nga ana e PD, ftesa ishte deri në minutën e fundit që të dilnim me një kandidat të përbashkët. Madje, ne shkelëm edhe “besën” që kishim dhënë për të mos u tërhequr nga asnjë lloj zgjedhje, në mënyrë që të mos cenonim kandidatin e vetëm të opozitës.

Refuzimi i vazhdueshëm i Berishës për të bashkëpunuar me partinë institucionale dha atë rezultat që dha. Humbja është edhe më e thellë se 14 maji. Nuk e di çdo të ndodhë në kampin e Foltores, por unë ndjej një shqetësim shumë të madh nëse nuk do të dalin konkluzione nga kjo gjë. Ne jemi askund pasi kemi humbur në një bastion të djathtë”, tha Flutura Açka.

7 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Dridhe Like, me lesh Kombinati. Acka po ligjeron mospjesmarrjen ne zgjedhje, si nje zgjidhje per PD e Bashes. Fakti eshte qe edhe ata te Lulit votuan per Berishen ne Kukes. Por Edi Ramen nuk e mund dot askush ne keto momente. Kuksianet sapo zgjohen dhe dalin ne dritare, shohin nje ure te re mbi Drin, e bukur, nuk e kuptojne ata kush punon? Nje rruge qe nisi Sali Berisha per ne Kukes, kurre nuk e perfundoi, e la copa-copa, sepse nuk kishte para, shkaterroi buxhetin.

    1. D
      Demokrati orëve të para

      Për çfarë bese flet moj tyryfyçkë? Po ka besë me të pabesin, vrasësin, kriminelin, mashtruesin më të madh në këtë vënd. Kaq naiv jeni more torollakët e PD? Si mund të bashkëpunoni dhe ti lëpiheni akoma non-gratës?

      Lini një Përgjigje