Xhaçka takon homologun portugez: Me çeljen e negociatave BE vlerësoi punën dhe arritjet tona

25 Korrik 2022, 12:09Politika TEMA

Xhaçka takon homologun portugez: Me çeljen e negociatave BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot homologun nga Portugalia, Joao Cravinho. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministrja Xhaçka tha se Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike për hapjen e negociatave.

Sipas saj BE certifikoi arritjet e Shqipërisë me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Mbajtja e KNQ-së, nënkupton se BE ka miratuar punën dhe arritjet tona. Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalёshe mes vendeve tona. Ne e vlerësojmë vizionin realist qё Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor. Ballkani i Hapur, vlerёsuam se përbën një shembull pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Kjo përpjekje mbështetet për të thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal, në një mënyrë që promovon integrimin me BE. Rigjallërimi i perspektivës së integrimit të vendeve të rajonit dhe Ukrainës, instrument efikas për të inkurajuar forcimin e paqes. Bashkëpunimi në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, ekzistojnë mundësitë për një bashkëpunim të frytshëm”, tha Xhaçka.

2 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Portugalia mbështet Kosovën për statusin në BE.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Violeta

      Xhacka, hap krahun, te ikesh me nder!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje