"Opozita e pafuqishme në procesin e zgjedhjes së Presidentit", Flutura Açka tregon pse mori pjesë në ceremoninë e betimit të Bajram Begaj: Që presidenti IM të jetë YNI

25 Korrik 2022, 10:26Politika TEMA

"Opozita e pafuqishme në procesin e zgjedhjes së

Deputetja demokrate, Flutura Açka shkruan se ka marrë shumë mesazhe ku e pyesni se përse mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Bajram Begaj.

Açka me një postim në rrjetet sociale shkruan se asyeja se përse ka marrë pjesë është “që presidenti im të jetë i yni”.

"Që Presidenti IM të jetë YNI

Disa kolegë e miq më telefonuan të dinin arsyen e pjesëmarrjes sime në Inaugurimet e Presidentit të ri të Republikës, z. Bajram Begaj. Ngaqë i kam bërë publike prapësitë e pushtetit dhe pafuqinë e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Edhe ngaqë PD (!) – lexo Foltorja – pakësh vendosur ta bojkotojë.

Edhe pse Presidenti Bajram Begaj u zgjodh si presidenti IM, ai është presidenti YNË.

Dhe është rasti që t’i uroj mbarësi dhe t’i shpreh besimin se personaliteti i tij do ta ndihmojë të jetë president i të gjithë shqiptarëve.

Presidenti Begaj nuk është konsensual, por legjitim.

Si dikush që njeh dhe respekton institucionet, është në nderin tim ta duartrokas inaugurimin e tij.

Do të kisha dashur që ai ta kishte edhe votën time, por çorba politike shqiptare, tash për tash, gatuhet në kazanin e ndotur të Edi Ramës.

Dhe që të mos jetë vetëm i Edi Ramës, ndjej nevojë t’i bëj dy vërejtje, që Predidenti YNË të mbetet i tillë deri në fund të detyrës së tij:

Në fjalën e tij të parë në Parlamenti, zoti Begaj iu drejtua mē parë ministrave e më pas deputetëve. Shqipëria është republikë parlamentare dhe ministrat japin llogari në Parlament.

Në fjalën e tij të parë si president në godinën e Presidencës, zoti Begaj iu drejtua Vjosa Osmanit, si zonja Osmani. Do të duhej të thuhej e me gojën plot: E nderuara, zonja Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

Unë mendoj se këto janë shkujdesje të patëkeq dhe mund t’i ndodhin kujtdo nën shtypjen emocionale që një ditë si kjo ka, dhe nuk dua ta besoj – siç disa mëtojnë të më bindin – se janë fjalime të prodhuara nga Agjencia e Medias dhe Informimit (qeveritar).

Nga sot, Presidenti YNË duhet të këshillohet për fjalët e tij publike me njerëz që e duan Shqipërinë më shumë se partinë.

Urime të sinqerta, z. Begaj!", shkruan Açka. 

8 Komente

  1. D
    Dakord

    Une mendoj qe statusi i zonjes eshte goxha progres si per nje opozitare. Nese opozita (pa foltoren) do sillej si kjo zonja, nese nuk do nxinte edhe gjerat qe populli i sheh qe jane te bardha atehere ka shance te marre vota. Persa kohe opozita eshte vetem baltehedhese, eshte e destinuar te rrenohet krejtesisht.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Ishte Profesor Doktor BAMIR TOPI që mjaftonte te opozita.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjeli

        Nuk e kuptojne keta qe nuk fiton pike po tr hedhesh balte mbi qeverrine qe e perkrah gjithe bota si nuk dalin me nje alternativeqe ti mbushin mendjen popullit keta dhe te bardhen e bejne te zeze sy per sy kerkojne dhe vota pa le

        Përgjigjjuni
        1. p
          pika qe s'i bie rropsi ,qe ja kerkon hapur

          e rren menja se presidenti do e q..

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana Mesi

            !. Asgje te sinqerte nuk ka ne fjalet e kesaj gruaje qe erdhi nga Hollanda, me "pushken top" ssi opozitare e bindur, por vetem sa per te zene nje vend ne parlament, per nje rroge. 2. Ajo uron me vonese presidentin e zgjedhur, kur po te ishte mendjehapur i kishte te gjitha mundesite qe ta votonte. 3. Ky shkrim i saj behet vetem per protagonizem e servilizem ekstrem. Jam i bindur qe koha do ti vertetoje fjalet qe shkruaj.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Debatiksi

              O zonja apo zonjusha Ana Mesi. Komenti juaj eshte shembull I qarte i nje brezi qe eshte vazhdim I komunisteve dhe spiuneve te Partise se Punes. Ti “ gjykon “ shkrimin e zonjes Acka , me llogjiken e nje femije te lumtur. Ti ne vend te vleresosh nje politikane opozitare qe respekton insitucionet , thua qe zonja Acka erdhi nga Hollanda sepse kishte interes te behej deputete. Ti Ana , para se Ti drejtohesh znj.Acka pyet z. Edi Rama , sepse ka qene per vizite ne shtepine e saj ne Hollande.Ai mund ta dije me mire. Une e di , qe organizata “ Patronazhistet” ku ti ben pjese , do te jape verejtje. Here tjeter ,duhet te shkruash “ me lejen” tyre. Apo eshte “ ceshtje e krimbit “ ne shpirt. Vertet , je per gjynah.Si ty , paska shume.Mjere , femijet tuaj.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Anisa

              NDOSHTA SI SHKRIMTARE MENDON SE CFAR SHKRUAN JAN TE VERTETA TE THENA NGA GOJA QE NXJERR NJE GENJESHTER TE MADHE ,ME VJEN KEQ ZONJA ACKA POR E FOLURA JOTE NE PARLAMENT DHE KY SHKRIM NUK NGJASOJN ME NJERA TJETREN .

              Përgjigjjuni
              1. M
                MOS

                Rregullove dhe shtepine tende e djalin tend ti, po korigjon te tjeret o bushter holandeze!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje