Borrell uron Begajn pas betimit si President: Mandati juaj fillon në një moment historik për Shqipërinë

24 Korrik 2022, 19:24Politika TEMA

Borrell uron Begajn pas betimit si President: Mandati juaj fillon në

Kreu i diplomacisë së BE, Josep Borrell ka reaguar pas betimit të Bajram Begajt si President i Shqipërisë, duke e uruar këtë të fundit për postin e marrë.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Borrell shkruan se mandati i Begajt vinte në moment historik kur Shqipëria kishte hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe se kjo rrugë duhej të vazhdonte.

Urime Bajram Begajt për betimin si President i #Shqipërisë.

Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së.

Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE.

Ne jemi #Së bashku më të fortë.

1 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Shqipëria zgjodhi President një ushtarak për ti dhënë rëndësin e duhur NATO, ku dhe opozita kur të vijë në pushtet, uniteti Shqipërisë me Amerikën do jetë unik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje