Fjala e plotë: "Shqipëria evropiane, sot premtim dhe nesër realitet"

24 Korrik 2022, 18:27Politika TEMA

Fjala e plotë: "Shqipëria evropiane, sot premtim dhe nesër

Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj e pikënisi fjalën e tij të parë si udhëheqës i shtetit me një mesazh drejt së ardhmes së vendit.

“Shqipëria evropiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar”.

Lajmi u bë i ditur pas betimit të Begajt si president në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij, ky është testament i ardhur prej historisë dhe bekim i së ardhmes.

Begaj e konsideroi emërimin e tij si “përgjegjësi në një moment historik”.

“Është nder për mua t’i drejtohem Kuvendit si President i Republikës. Jam i vetëdijshëm se mbi privilegjin e Presidentit të Republikës, rëndon përgjegjësia e unitetit kombëtar”, u shpreh fillimisht Begaj.

Sa i takon qeverisë, Begaj nënvizoi se e njeh, mbështet dhe respekton punën e saj.

Por, shtoi presidenti, përpjekja dhe dëshira nuk justifikojnë asnjë dështim.

Ndërsa në lidhje me opozitën, Begaj ravijëzoi se do të dëshironte nga ky pol që të mos shihet “konflikti para bashkëpunimit”.

Kjo, referuar mospjesëmarrjes së PD-së zyrtare në “Seancën e Betimit”.

Pas përfundimit të seancës solemne në Kuvend, Begaj do t’i drejtohet “shtëpisë së tij të re” për pesë vitet e ardhshme.

Në ambientet e jashtme të Presidencës do të bëhet edhe dorëzimi simbolik i Kushtetutës te ish-gjenerali shqiptar Bajram Begaj.

Fjala e plotë:

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,
I nderuar Zoti Kryeministër,
Të nderuar ministra e deputetë,
Të nderuar ambasadorë dhe trup diplomatik,
Të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare,
Të dashur qytetare,

Është nder për mua, ti drejtohem Kuvendit si President i Republikës.
Ju faleminderit për besimin!

Jam plotësisht i vetëdijshëm, se mbi privilegjin e të qënurit qytetarit të parë të Republikës, rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar, unitetit të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarëve tanë.

Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë.

Shqipëria jonë e dashur, ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane; trashëgimia e mëhershme e dilemave dhe e dyshimeve për orientimin e saj, i takon tashmë së shkuarës.
Shqipëria europiane, sot premtim e nesër realitet, është kurora e ëndrrës më të bukur historike të popullit shqiptar; është përmbushja e projekteve shekullore të njerëzve më të ditur të vendit; është testamenti i ardhur prej historisë dhe bekimi i së ardhmes.

Shqipëria europiane është Shqipëria e Gjergj Kastriotit dhe e Nënë Terezës, e Ismail Qemalit dhe e Fan Nolit; është Shqipëria e rinisë antifashiste dhe e studentëve të dhjetorit; është Shqipëria e qytetarëve që kanë dhunti e zotësi për të konkurruar e fituar në një shoqëri të bazuar mbi meritën.

Jemi ulur në tryezën e dialogut për të provuar kapitull pas kapitulli, denjësinë tonë si vend e shtet, me pjekuri politike për t’u vetëqeverisur me norma ligjore europiane.

Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve.

Periudha që po jetojmë është një nga më të vështirat dhe me të paparashikueshme që prej Luftës së Dytë Botërore. Pas pandemisë, agresioni Rus, një sulm i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj popullit të Ukrainës ka futur botën në një tjetër krizë, duke zgjuar kujtimet e errëta të pasojave katastrofike që prodhon lufta.

Askush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saj, as Shqipëria dhe Shqiptarët, të cilët janë rreshtuar në anën e duhur, përkrah aleatëve.

Angazhimi ynë, i të gjithëve ne, është të gjejmë mënyra, për të lehtësuar situatën. Të kemi ndenjën e përgjegjësisë dhe duke i paraprirë çdo konsiderate tjetër, të respektojmë vendimet e organeve kompetente, të mos i shmangemi detyrave, e mbi të gjitha të mos përfitojmë nga situatat e vështira.
Vetëm kështu interpretojmë qartë pritshmëritë dhe shpresat e qytetarëve tanë. Shpresa të cilat me dhimbje duhet ta pranojmë se marrin goditje prej 32 vitesh, disa reale, disa edhe të stisura.

Kriza e tranzicionit të stërgjatë e të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësitë për të gjetur një gjuhë e një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni – të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim.
U betova sot se do ti shërbej Kushtetutës, interesit Kombëtar dhe përparimit të Popullit Shqiptar, dhe te përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të Kushtetutës.
Këtë mision do ta kryej mbi palët, por unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit, që bie ndesh me këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit tonë.

Do të mbështes, këmbëngul dhe insistoj përherë në bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike, në gjetjen e gjuhës së përbashkët, në gjetjen e rrugëve, qoftë edhe shtigjeve të përbashkëta, sepse në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjëherë një shërbyes i mirë.

Ne kemi nevojë të ri-dimensionojmë besimin publik, i cili përbën shtyllën e funksionimit të shtetit dhe shpirtin e harmonisë së një kombi.
Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e së shkuarës dhe të tashmes.
Të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë atë me politikën e dialogut dhe të bashkëjetesës, të ndërtojmë bashkërisht ura lidhëse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit.

Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët, e dëshiron rinia dhe e ëndërrojnë fëmijët.

Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre që tashmë me shumë mund i kemi ndërtuar.
Ashtu siç kemi treguar dhe konsoliduar në vite harmoninë fetare, le të punojmë për një harmoni politike dhe njerëzore njëkohësisht.

Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet, më shumë se çdo herë, për të siguruar vitalitetin e kombit tonë, vitalitetin e Shqipërisë.

Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë edhe më të bukur, për të qenë në vendin që i takon.

Zoti bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët

6 Komente

  1. E
    Entoni

    Edi Rama do mbahet mend per sjelljen ne krye te shtetit te personave komplet anonim apo totalisht te gabuara. Po permend vetem disa…. Zgjodhi President Ilir Meten! Nje fshatar hajdut nga me te neveritshmit. Minister i jashtem Genti Caka. Nje kosovar qe mund te jete edhe djale i mire por komplet anonim edhe qe iku pa lene asnje gjurme. Minister i mbrojtjes Tavarish Niko Peleshi. Aq idiot sa deklaron nuk na leverdis te mbajme helikopter per shuarjen e zjarreve. Me perpara ministre e mbrojtjes Xhacka qe nxori te 4 fregatat ne det pa furnizime. Vetem per nje status ne FB. Pervec njeres, fregates se emergjences, tri te tjerat nuk kishin buke edhe cfare tu jepnin marinareve. Edhe qe te mos u lodh me listen e gjate po e permbledh me kete tipin, presidentin e ri me emerin Bajram. Si ka mundesi qe shef i shtabit te nje vendi te natos te jete me profesion mjek???? Vetem ne vendet afrikane ndoshta ka bere vaki me perpara. Nje gastrohepatolog, drejton ushtrine????? Ne kohen e Sales kapiteni vendoste grada Admirali kur shkonte ne mbledhjet e Natos. Ne kohen e rilindjes mjeku behet shef shtabi edhe u jep urdhera marines, forcave ajrore, kembesorise, policise ushtarake etc… Si perfundim, mendoj qe Bajrami eshte bere shef shtabi per te firmosur vjedhjen perfundimtare te pronave te ushtrise. Njesoj si parardhesi i vet Gjynshi qe firmosi qe SHQUP ti kalonte PD (territor i planifikuar te jepej per pallate) edhe ata me vone e shperblyen deputet. Bajrami ka firmosuar per pronat e ushtrise ne jug qe do behen resorte turistike ( Kush i ka pare tokat e Porto Palermos, Karaburunit edhe sazanit e kupton per cfare jam duke folur). Por Bajrami ka qene djale i zgjuar ka kerkuar imunitet edhe e ka marre duke u shperblyer me postin e Presidentit. Po te keni qene te vemendshem do ta keni vene re qe se fundmi parlamenti miratoi nje ligj qe i hiqte policise ushtarake te drejten per te mbrojtur pronat e ushtrise….

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????????????????????????

      entoni ketu drejton kriminaliteti ka 30 vjet te gjithe hajduta e te pa afte jemi me keq se afrika...sa per europen ta harrjme sna fut kush ne jemi skandal

      Përgjigjjuni
    2. G
      Grupi I Skërficës

      Tate tate du fuston; Ta ble tata për Bajrom. ( Corus) Gamor Peqini; Shalqi Rrogozhine.

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ????????????????????????

        na udheheqin te pa aftit maskarenjt te babziturit hajdutat kriminelat ky edvin i pa afti ka fillu duke bere si envery tju thene kryebashkjakeve pusho ose te nxjerra jashte ,,o edvin komunisti je i pa afte edhe njeri i ulet

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          skiperi evropiane me bajrom e ramazon hahaha ku e mbajti fjalimin ne kuvend apo perball kuvendit tek ai kuvendi i bardhe me 4 minare qe ben ligjin?

          Përgjigjjuni
          1. F
            Firmat e themeluesve të PD-së 1991

            Isha 129 metra larg tijë gjatë fjalimit të djeshëm, por gazetarët e shumtë dhe atopolantët e ulët të Presidencës, më penguan të dëgjoj gjithë fjalimin.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje