FOTOT/ Tifozët e Celtic të shokuar nga ikja e Metës: Po dorëhiqesh apo del në pension? Të presim në stadium!

24 Korrik 2022, 20:29Politika TEMA

 

FOTOT/ Tifozët e Celtic të shokuar nga ikja e Metës: Po

Ilir Meta, si në shumë aspekte të tjera të aktivitetit të tij, edhe në sport ka qenë mjaft kontraversal. Gjatë 5  vjeçarit të Presidencës, Meta u shfaq çuditshëm si një tifoz i zjarrtë i Celtic-ut të Glasgow-ut, çka zgjoi edhe kërshërinë e fansave të zjarrtë të këtij klubi të famshëm skocez.

Meta, ka takuar disa herë mbështetës të Celtic, ndërkohë që në rrjet ka komunikuar me shumë prej tifozëve, që e morën këtë fakt si një inkurajim, pasi kemi të bëjmë me një President të një vendi.

E sot, kur Ilir Meta ka publikuar mesazhin e fundit si President, në postimet e tij në rrjetet sociale, ka sjellë reagimin e çuditur e të dëshpëruar të tifozëve të Celtic. Një tifoz, i cili i përgjigjet mesazhit në anglisht që Meta jep në twitter, duket që është kapur në suprizë. “Po jep dorëheqjen, del në pension, apo si është puna. Do të mbështesim”, thotë ai. Një tjetër thotë se ka vizituar Shqipërinë gjatë ndeshjes me Skocinë disa vjet më parë dhe thekson se i ka pëlqyer shumë vendi, por e fton Metën që të takohen sa më shpejt.

Kurse një tifoz tjetër i skuadrës me uniform jeshile e inkurajon Metën në këtë ditë jo shumë të gëzueshme për të. “Do të thotë se do të shpenzosh më shumë kohë në Celtic Park zoti President” dhe nuk harron përshëndetjen që Meta e ka për zemër: “Hail, Hail”.

Në bashkëbisedim futet edhe një pjesëtar i një organizate islamike që organizoi forumin e fundit në Azerbaxhan, ku Meta ishte me Berishën dhe e fton të bëhet anëtar me të drejta të plota..

TemA

4 Komente

  1. R
    Realpolitika

    Iku Like floriri si President ., shpetoi Shqiperia ! Tani Shqiperia vend normal . Rama i bente komplimente e sillej me kujdes, por hajdari i Skraparit nuk gdhendej fare. I solli shume deme Vendit Sh.z.Like . Neser Shqiperia me e respektuar ne arenen nderkombetare.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Kush do i dekoroj një nga një të gjithë?.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kacaku

        Te paska zene meraku ty ore uturaku i Saliut se kush do ti dekoroj ?? He si thua ?? Do te beje Sala eurodeputet apo do ngelesh gabzer mbrapa Sales ??

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fjala ime

        Ka pregatitur arratisjen Ilir Meta si Groevski, mos kujtoni se eshte vertete tifoz i Celltik!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje