
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar krizën e Partisë Demokratike gjatë një interviste në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, duke theksuar se PD është zhytur në një cikël mosbesimi dhe ka humbur instiktin për të fituar pushtet.
“PD-ja ka hyrë në një cikël krize mosbesimi. Ka humbur instiktin për pushtet. Fitorja e fundit ishte në vitin 2011 me Lulzim Bashën në zgjedhjet lokale, dhe edhe ajo me një grusht votash. Janë bërë 14 vjet që nga ajo kohë,” deklaroi Manjani.
Sipas tij, mungesa e fitoreve ka prodhuar një kulturë humbjeje të thellë, e cila ka shuar edhe memorien politike dhe lidhjen me elektoratin e ri.
“Në garën e brendshme të PD-së, shumë prej eksponentëve vazhdojnë të flasin për të shkuarën, për kohën kur ‘ishim ne’. Por koha ka kaluar. Janë bërë 20 vjet. Fëmijët e asaj kohe sot janë të rritur dhe nuk e njohin fare Partinë Demokratike,” tha Manjani.
Në këtë kuptim, ish-ministri theksoi se problemi i PD-së nuk është vetëm organizativ apo lidershipi, por një krizë më e thellë identitare dhe funksionale, që kërkon reformim rrënjësor në mendësi dhe qasje politike./L.F-dritare.net
Po ca e nxirrni kte idjot te shkruaj se na cau karin! Nje avokat i deshtuar ,nje minister drejtesie gjobaxhi dhe fisqir mbi te gjitha
Manjani ka te drejte larg pushtetit, llarg vemendjes . Por nje gje eshte e sigurte, nqs PD dhe populli opozitar ne pergjithesi i pranon keto zgjedhje pa nje perballje frontale duke mos marre parasysh sakrificat, atehere nuk ka humbur vetem kete beteje elektorale por ka humbur luften ne menyre perfundimtare dhe keto do te jene zdhedhjet e fundit.Populli opozitar duhet te luftoje jo vetem per demokraci por per mbijetesen ne Shqiperi. A do te gjeje forca brenda vties apo do pranoje te shuhet kete do ta vertetoje koha.