Zeri Amerikes: Kryeministri Rama iu përgjigj ashpër komenteve te ambasadorit rus rreth pranisë së Zelenskit

21 Shtator 2023, 00:41Politika TEMA
Zeri Amerikes: Kryeministri Rama iu përgjigj ashpër komenteve te

 

Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën drejtuar nga kryeministri Edi Rama i Shqipërisë, vend që ka kryesinë e radhës të Këshillit, Rusia shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe faktin që ai foli para anëtarëve të Këshillit.
Presidenti Zelenskyy mori pjesë për herë të parë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.
Ambasadori rus Vassily Nebenzia protestoi duke thënë se presidenca shqiptare po i jepte përparësi presidentit Zelenskyy dhe vendeve perëndimore. Kryeministri Rama iu përgjigj ashpër komenteve të tij.

 

1 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Bravo dhe respekt per kryeministrin shqipetar. Mire ja ka bere atij koke rruarit rus qe i dha ate pergjigje te merituar. Edi Rama dje ne mbledhjen e KS te OKB-s shkelqeu dhe shpalosi trimerine dhe inteligjencen e tij. Ngriti larte pristgjin e shqiperise dhe shqipetareve.

    Lini një Përgjigje