Debati i Kryeministrit Rama me përfaqësuesit e Rusisë në OKB dhe mbështetja e tij për Ukrainën vijojnë të marrin vëmendjen e diplomatëve perëndimorë.
Ambasadorja Barbara Woodward, përfaqësuese e Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara shkruan se “Rusia dështoi të ndalojë fjalimin e Presidentit ukrainas”.

Ambasadorja citon fjalët e Ramës kur thotë se “Zelenskyy nuk do të fliste në Këshill, nëse Rusia nuk do të bënte luftë në Ukrainë.”
Postimi i Woodward:
Rusia u përpoq sot të ndalonte presidentin Zelensky të fliste para tyre në Këshillin e Sigurimit.
Ata dështuan!
Siç theksoi Edi Rama, Presidenti Zelenskyy nuk do të fliste në Këshill, nëse Rusia nuk do të bënte luftë në Ukrainë.
Russia tried to stop @ZelenskyyUA speaking before them in the Security Council today.
— Ambassador Barbara Woodward (@BWoodward_UN) September 20, 2023
They failed.
As @EdiRamaal pointed out, President Zelenskyy wouldn’t be speaking in the Council if Russia weren’t waging war in Ukraine. https://t.co/6JpAwd2dFD
Bravo,bravo,bravo keryeministri i shqiperise.
Edi Rama -Kryeminister i te gjithe shqiptareve!
Znj ambasadore,çoja fjalimin Sunakut dhe asaj ministres mbrendshme Suella Braverman qe te mesojne comunikim.