Çështja Beleri/ Begaj: Duhet ta lëmë të flasë drejtësia dhe pastaj të tjerët

20 Shtator 2023, 22:10Politika TEMA

Çështja Beleri/ Begaj: Duhet ta lëmë të flasë

Gjatë intervistës në “Real Story” në ABC News, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pyetur dhe për çështjen Beleri, e cila sipas tij i duhet lënë në dorë drejtësisë.

Ndërsa, sa i përket ministrit të ri të Jashtëm, Igli Hasani, i cili është diplomat karriere dhe jashtë politikës aktive, ai u shpreh se ky element nuk ka rëndësi, por me rëndësi është serioziteti dhe përgjegjëshmëria për kryerjen e detyrës.

-SHBA pak ditë më parë dhanë një përgjigje të qartë sa i përket çështjes Beleri ‘duhet të flasë vetëm drejtësia shqiptare’, cili është mendimi juaj si President i Republikës këtë cështje?

“Për sa kohë që çështja është në dorë të drejtësisë, ne duhet ta lëmë që të flasë drejtësia. Të gjithë deputetët e parlamentit, kanë votuar për një reformë në drejtësi që po i jep frytet e veta. Natyrisht edhe për këtë cështje, si për cdo qytetar tjetër të Republikës së Shqipërisë duhet të flasë drejtësia dhe pastaj të tjerët”.

-Ju dekretuat ministër të jashtëm z. Igli Hasani, i cili është diplomat karriere dhe është jashtë politikës aktive. Do doja të dija mendimin tuaj për ministrin e jashtëm, pasi ai do jetë pika juaj e afërt me qeverinë dhe e dyta, a mendoni se politika e jashtme duhet të ndiqet nga një person jashtë politikës së brendshme apo duhet të jetë një person me peshë politike?

“Kur nisem për emërim apo dekretime, nuk nisem nga njohjet personale. Natyrisht ekipi i Këshillit të Minstrave të cilët betohen duhet të jetë një ekip që bashkëpunon ngushtë me Presidentin e Republikës, për faktin se gjatë betimit cdo njeri thotë se do shërbejë në të mirën e qytetarëve dhe dinjitetin e Shqipërisë. Përzgjedhja e ministrit të Jashtëm, nga radhët e politikës apo jashtë saj nuk ka shumë rëndësi. Ka rëndësi serioziteti maturia përgjegjshmëria për kryerjen e detyrës. Detyra është jashtëzakonisht e rëndësishme”.

3 Komente

  1. h
    hë për hë...

    Igli Hasani ka punuar ne fillimet e tij per disa kohe ne gazeten "Koha Jone" dhe mbulonte problemet e sportit. Eshte vellai i Alban Hasanit, familje me origjine nga kukesi. Studimet per Gjuhe letersi i ka kryer ne universitetin e Elbasanit me koorespodence. jam nje ish pedagog i tij. Suksese Igli

    1. s
      sic e kemi zene....

      Kryesore,eshte,qe u shtua pjesmarrja ne iftar ne teqe-presidencen me vezirin Hasan.

      1. M
        Maks

        Ruj shqiperin zoti president sepse po na e ha greqia capa copa ne syt tuaj dhe ne bekimin e politikaneve te blere nga greqia Hap hetim zoti president per te gjith politikanet dhe gazetaret qe marin honorare per ti sherbyer greqis ne dem te shqiperis

        Lini një Përgjigje