Zgjedhjet e 9 nëntorit, Alimehmeti: Opozita duhet të frymëzojë qytetarët dhe rinovohet

11 Nëntor 2025, 22:04Politika TEMA
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Alimehmeti: Opozita duhet të

Pjesëmarrja shumë e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki, ishte fokusi i diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH, e cila u konsideruan si një formë “bojkotimi nga qytetarët”.

Nënkryetari demokrat i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se bojkoti iu bë të gjitha partive politike. Duke parë rolin e opozitës, Alimehmeti theksoi se ajo nuk arriti të frymëzojë qytetarët për të dalë të votojnë.

“Të gjitha partitë u braktisën. Duke filluar nga PS që ka marrë vetëm 10% të votave të qytetarëve dhe kjo bëhet për shkak të qeverisjes së saj dhe korrupsionit. Dhe kemi edhe një situatë të opozitës që është braktisur për arsye të ndryshme. Një opozitë sot për sot nuk arrijnë të frymëzojë njerëzit që të dalin të votojnë dhe këtu kemi një problem madhor. A duhej një frymëzim më i madh nga opozita? Patjetër që po pasi ishte një prag shumë i ulët për t’u kapërcyer”, tha ai.

Ai shtoi se opozita duhet të riorientohet dhe të rinovohet, duke punuar përditë për të fituar besimin e qytetarëve dhe jo duke pritur momentet e fundit për fushatë.

“Kandidatët ishin figura me integritet por aq kohë kishin për të bërë fushatë, por nga ana tjetër opozita punon përditë vetëm që të bëjë rotacionin. Nuk është vetëm një gabim, janë disa që bëri opozita. Nuk mund të fusim një emërues të përbashkët pasi është mungesë frymëzimi. Këto situatë që krijon PS që janë të evidentuar për raportin e OSBE/ODIHR-it për 11 majin fitet për parti-shtet dhe kjo solli dhe pjesëmarrjen e ulët. Mund të bëhej më mirë, ka nevojë për një analizë, por fakti është se 88% nuk dolën për të votuar. Opozita duhet të frymëzojë duke u riorganizuar, duke iu rinovuar dhe jo duke pritur ditët e fundit. Elementi kyç është puna e përditshme”, tha Alimehmeti.

5 Komente

  1. P
    P

    Alimahamutin eshte muti i Saliut i lyer me mjalt.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Cila eshte "opozita" qe do frymezoje qytetaret o Alimehmeti? Kjo qe vrau nje popull te tere me armet e Gardes me 21 Janar, kjo eshte opozite? Jeni apo s'jeni njerez?

      Përgjigjjuni
      1. s
        servili

        ti je kokrra e servilit qe nuk mund te behesh kurre seriz. kur duhet te kete nje kryetar qe con ne fitore, thuaj te verteten o sevilA E SJELL KRYETARI BERISHA PD-NE ne pushtet. pa u be flamur noka presidentte i shba-se , ose albana vokshi berish nuk sjell pd-nne ne pushtet kete e di gjek preng bib tom preni e di edhe albana eddhe flamuri e gaz b.... bile gazuin e keni kolone te 5-te. mos u tut te thuaash te verteten mos u bej si jorida tirana i besoj ajo i preu ne bese e nuk garoj per kryetare. tirana nuk duhet votoje as joriden as ju qe keni ti berishe MJAFT ESHTE MJAFT HAP RRUGEN duhtv ti thoni sonte se nesereshte von. hajde forca tirana hiqe komunuistin e fundit fanatik besnik i enver hoxhes sali berishe e vendosenin muzeun e pd-se sonte naten neser eshte vpne opzita eshte ne ranimacion kete e di edhe drita preshi. ngreju tirane e shpetoje shqiperine

        Përgjigjjuni
        1. P
          Palloshi gjate

          Doktor bythkua eshte ky

          Përgjigjjuni
          1. H
            Heshtmore doktor derdimen i familjes shkerdhate

            Ky shuraman nuk pushon se llomotituri.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje