Zgjedhjet - Shefi i OSBE-ODHIR: Autoritetet të shohin konstatimet tona dhe të angazhohen në përmirësimin e problematikave

12 Maj 2025, 15:50Politika TEMA
Zgjedhjet - Shefi i OSBE-ODHIR: Autoritetet të shohin konstatimet tona dhe

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, tha në konferencën që po mban për mediat se autoritetet duhet të shohin konstatimet e tyre, dhe të angazhohen në përmirësimin e problematikave.

Po ashtu ai dha një mesazh për partitë politike, ku theksoi se duhet të angazhohen në mirëbesim.

“Mënyra se si ne operojmë është që ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm në raport me standardet ndërkombëtare. Ne shohim aspekte të ndryshme të zgjedhjeve. Shohim si zhvillohet fushata, shohim rolin e mediave, shohim anën ligjore.

Ju do ta shihni që nuk është një situatë bardh e zi, ka disa hije, ka disa nuanca. Ka fusha ku ka nevojë për përmirësim. Ka fusha ku standardet janë të larta, ka fusha ku ka disa probleme që kanë nevojë të adresohen. Raporti ynë është për autoritetet që ata të shohin konstatimet, komentet tona dhe të angazhohen në ato fusha ku ka nevojë për përmirësim.

Këshilla për partitë politike, është kjo, që të angazhohen në mirëbesim, ajo çfarë unë shoh kur vi në Shqipëri, në momentin që flet në politikë ka një lloj polarizimi shumë të fortë. Është e rëndësishme që në një moment të distancohesh pak, të pranosh, pak…edhe në media pashë mungesë debatesh mes kandidatëve, që në fund përkthehet në informacion të pamjaftueshëm për zgjedhësit. Kontribuon për një klimë më të mirë”, u shpreh ambasadori i OSBE.

 

 

 

3 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Jane apo nuk Jane me standard zgjedhjet,kjo ështe kryesorja?Nese ato I permbushin standartet e BE apo jo? Te tjerat,Jo Jane te polarizuara shume, te acaruar,ekstremizuar,bene apo nuk bene ballafaqim Jane tjeter gje dhe kane emer dhe individe qe I shkaktojne.Kudo Ka vend per permiresim ndaj duhen adresuar te qeveria dhe partite politiken qe t'a pasqyrojne Ne Kid per here tjetr.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poshte transgjinoret

      E moret vesh o milet shefi, ore shefi i OSBE-ODHIR i legalizoj zgjedhjet, kjo kuptohet qarte nga thenia e ti...... te angazhahen per te permiresuar problematikat, e derci e verci, te rroje komunizmi dhe laviret e PS.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poshte transgjinoret

        Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje