“Zgjedhorja do funksionojë edhe pa Rithemelimin”, deputeti i PS: Opozita t’i thërrasë mendjes, të heq dorë nga marrja e karrigeve me dhunë

19 Janar 2024, 14:41Politika TEMA
“Zgjedhorja do funksionojë edhe pa Rithemelimin”, deputeti i

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se veprimi i deputetëve të Rithemelimit, të cilët bllokuan mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore këtë të premte, ishte një veprim që pritej.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Qefalia u shpreh se komisioni do të funksionojë edhe pa Rithemelimin. Sipas tij, Enkelejd Alibeaj duhet të ishte në komision dhe të përballej. Qefalia shtoi se opozita duhet t’i thërrasë mendjes dhe të ulet në komision.

“Në fakt, ndodhi ajo që pritej. Vazhduan me avazin e vjetër. Në sallën e komisionit nuk ishin vetëm përfaqësuesit e Rithemelimit apo të zotit Bardhi, por edhe të subjekteve të tjera. Ishin përfaqësues të PL, të zotit Idrizi, Mediu, pra kishte shtrirje me të gjerë.

U penguan edhe ato zotërinj. Një veprim i tillë stonon, opozita është më e interesuar për të pasur një reformë zgjedhore. Ky është problem dhe dramë e vetë opozitës. Ato kanë probleme se cili nga këta të marrë drejtimin e lidershipit të opozitës.

Po këtë nuk e zgjidh dot mazhoranca. Ato po i bëhen pengesë vetes. Alibeaj duhet të ishte atje për t’u përballur. Kjo bëhet fjalë në interes të qytetarëve. Nuk ka rëndësi se kush është bashkëkryetari. Askush nuk ka të drejtë të pengojë datën e zgjedhjeve dhe ripërtëritjen e qeverisë.

Kjo nuk jep shijë të mirë edhe te ndërkombëtarët. Apeli që ka bërë kryeminsitri nga Lezha, është apel që opozita t’i thërrasë mendjes dhe të ulet në komision.

Opozita, e drejtuar nga zoti Bardhi duhet t’i thërrasë mendjes, nëse nuk vjen, komisioni do të funksionojë. Në finale, natyrisht që do të hyjnë në punë numrat.

Jam i bindur që jo vetëm Alibeaj, por edhe deputetë të tjerë, nuk do ta lënë këtë mundësi për të bërë këto ndërhyrje. Unë jam kundra mbledhjes online. Kam bindje absolute që opozita duhet t’i thërrasë mendjes.

Unë ende personalisht besoj se opozita do heqë dorë nga marrja e karrigeve me dhunë. Këtu bëhet fjalë për qasje problemesh, për vërejtjet e bëra nga OSBE-ODIHR. Ne jemi dakord që të avancohet, të depolitizohen anëtarët e qendrave të votimit, të ketë votim elektornik.

Por duhet të ulemi që t’i zgjidhim bashkarisht. Asgjë nuk zgjidhet me forcë, me presion, unë ende shpresoj, kam besim, është edhe në interesin e tyre elektoral për të marrë pjesë në komisone”, theksoi ai.

3 Komente

  1. J
    Jim

    Po more "shalegjate", po pse e lini muajt e fundit? Apo te thoni pastaj nuk ka me kohe, se u pengua etj. sebepe si me pare.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kete kisha tani per tani

      O JIm, po ç'ke me shalet, ato te prishin pune? Shiko shalet e Shelqeres qe ja shqeu Karxhiçi, ate bej ti, po atje ke frike se te fut ne breke ai. A, fare e keqe qe dolet dhe ju, por s'ke çfare pret: nga gjarperi gjarper do dale!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        Ore si shume ja keni zgjatur kapistallin atyre.Hiqjani spinotin.Ca llodheni kot me ata.Ata akoma jane ne avullin i shlives e vodkes qe kane pire prej kohesh.Ky avull nuk ka per ti dale ndonjehere ketyre.Edhe po te duan nuk i le kush te behen esell.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje