Zv.presidentja e Bullgarisë flet për vizitën në Tiranë: Shqipëria, politikë konsistente të drejtat e pakicave kombëtare

14 Shtator 2023, 17:50Politika TEMA

Zv.presidentja e Bullgarisë flet për vizitën në Tiranë:

Nga Dedë Kola

Iliana Iotova është Zv.presidentja e Bullgarisë, që ka nisur një vizitë dyditore në Shqipëri. Ajo flet për TemA, për këtë vizitë, duke folur për marrëdhëniet mes dy shteteve por edhe të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Zonja zv/presidente Iotova, duke ju falenderuar për intervistën, dua të evidentoi faktin se kjo është vizita e dytë në Tiranë (14-15 shtator 2023) që Ju zhvilloni në vendin tonë, e para ishte para 6 vitesh, ku u takuat me personalitete të larta të vendit, deputetë, por prekët dhe zona të largëta nga Tirana, pra kjo është një periudhë kohore e mjaftueshme për të shprehur një opinion lidhur me nivelin aktual të marrdhënieve midis Shqiperisë dhe Bullgarisë?

-Kam kujtime të mrekullueshme nga vizita ime në vitin 2017–momenti ishte shumë i rëndësishëm. Unë isha e para nga përfaqësuesit e lartë të shtetit bullgar që vizitova komunitetin bullgar në Shqipëri pas njohjes zyrtare të pakicës bullgare. Më kujtohet ende ndjenja e mire gjatë takimit me ta-veshjet e bukura bullgare dhe këngët popullore, gjuha e tyre e vjetër bullgare. Nuk do ta harroj atë që na thanë bashkatdhetarët tanë-fëmijët e tyre i mësojnë fjalët e para shqipe vetëm kur fillojnë klasën e parë. Në familje flitet bullgarishtja.

Zhvillova takime në nivelin më të lartë, pata biseda të dobishme dypalëshe me Presidentin e atëhershëm Ilir Meta, me Kryetarin e atëhershëm të Kuvendit Gramoz Ruçi, me kryeministrin Edi Rama. Ata më garantuan se të drejtat e pakicës kombëtare bullgare do të respektohen në praktikë, jo vetëm formalisht. Shteti shqiptar ka një politikë konsistente për garantimin e plotë të të drejtave të pakicave kombëtare. Mund të jetë një shembull për vendet e tjera që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo është qasja evropiane–mundësi për integrimin e minoriteteve së bashku me ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës, traditave të tyre. Sepse Bashkimi Evropian do të thotë të drejta dhe aty ku ato nuk respektohen, nuk është BE.

Bullgaria dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie miqësore prej shumë kohësh. Ne e mbajmë në mënyrë aktive dialogun në nivelin më të lartë dhe kjo është një garanci për zgjidhjen e problemeve, nëse ato shfaqen. Natyrisht, ka ende potencial të pashfrytëzuar në bashkëpunimin dypalësh në shumë fusha–ekonomi, tregti, turizëm, ndërlidhje infrastrukturore rajonale, arsim, shkencë, kulturë.

Zonja zv/presidente, cila është axhenta juaj gjatë vizitës dy ditore që do të zhvilloni në Tiranë?

-Programi i delegacionit bullgar është mjaft i ngjeshur. Do të kem rastin të takoj Presidentin Bajram Begaj, Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, Ministrin e Punëve të Brendshme Taulant Bala. Kemi shumë tema për të folur-si në kontekstin dypalësh ashtu edhe në atë panevropian. Natyrisht, theksi do të jetë censi. Besoj se ai do të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta evropiane, në kushtet e transparencës së plotë dhe se autoritetet shqiptare do të zbatojnë të gjitha masat e nevojshme kundër përpjekjeve të vendeve të treta për të penguar të drejtën e përfaqësuesve të pakicës kombëtare bullgare për vetëvendosje.

Para publikut shqiptar do të prezantojmë librin e prof. asoc. Spas Tashev “Bullgarët në Shqipëri”. Falenderoj shoqatën “Bullgarët në Shqipëri” që mundëm ta botonim në gjuhën shqipe këtë studim të vyer me këndvështrimin e tij historik dhe bashkëkohor dhe ta prezantojmë në prag të censit. Jam e bindur se libri do të kontribuojë për këtë që bullgarët dhe shqiptarët të njohin më mirë njëri-tjetrin dhe do të zgjojë interes në rrethet shkencore.

Më vjen mirë që do të kemi mundësi të takojmë Rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof.Artan Hoxha. Delegacioni bullgar përfshin profesorë nga universitetet bullgare dhe nga Akademia Bullgare e Shkencave. Besoj se do të arrijmë të thellojmë kontaktet në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës.

Në fshatin e Ostrenit të Madh, në Gollobordë, do të takohemi me përfaqësues të pakicave kombëtare bullgare, si dhe me përfaqësues të pushtetit lokal. Do të çelim vitin e ri shkollor në shkollën për mësimin e bullgarishtes në qytetin e Elbasanit, ku do të bisedojmë edhe me përfaqësues të minoritetit bullgar.

Vitet e fundit kapitali, pra investimet bullgare kanë shprehur interes në rritje për tregun shqiptar. Doja të veçoja këtu bankën bullgare FiBank, e cila është rritur nga viti në vit-një model përfaqesues i biznesit bullgar, por edhe biznese të tjera në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Duhet evidentuar këtu edhe turizmi, interesi i bullgarëve për të kaluar pushimet në Shqipëri. Pastaj, Koridori 8-të, një arterie e rëndësishme, rajonale, ku shpesh ka patur spekulime, por siç deklaroi para pak ditësh në Tiranë eurodeputeti bullgar Andrey Novakov, se: “autostrada nga Sofja në Tiranë po kthehet në një prioritet strategjik evropian”. Si e gjykoni këtë zhvillim, dhe cili është mendimi juaj, a ka vend që shkëmbimet ekonomike duhet të jenë në një nivel më të lartë?

-Korridori i 8-të është me rëndësi strategjike për konektivitetin dhe tregtinë mes nesh, për forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Në këtë mënyrë do të përmbushet misioni ynë për të krijuar një rajon ekonomikisht të begatë e të bazuar në vlerat e përbashkëta, pluralizmin, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Një zhvillim pozitiv është hapja e linjës direkte ajrore Tiranë-Sofje në dhjetor 2023. Jemi në proces organizimi të mbledhjes së Komisionit të Përzier Ndërqeveritar Bullgaro-Shqiptar për Bashkëpunim Ekonomik.

Do të doja shumë që Procesi i Berlinit të ishte më ambicioz dhe më efektiv. Bashkimi Evropian ofron shumë mundësi, por është në duart tona që të bëjmë një punë më serioze dhe konkrete.

Në vitin 2017, me miratim të Parlamentit Shqiptar, pakica bullgare për herë të parë u përfshi në kushtetutën e Shqipërisë, duke u njohur si minoritet, çka Borisov-kryeministri i atehershem bullgar u shpreh me shume konsiderata duke e quajti këtë akt “një ngjarje historike?. Çfarë ka sjellë kjo për pakicat bullgare në Shqipëri?

-Ne kaluam një proces jo të lehtë të njohjes së minoritetit bullgar në Shqipëri, u deshën shumë vite, por falë politikës konsistente të një sërë politikanësh bullgarë, përfshirë edhe në nivel evropian, arritëm këtë sukses. Natyrisht, kemi ende punë për të bërë. Pres nga ana e shoqatave bullgare që të jenë më aktive. i falënderoj ata për fushatën aktive para censit, nuk është një detyrë e lehtë duke pasur parasysh presionin e ushtruar nga përfaqësuesit e minoriteteve të tjera. Dua t'u bëj thirrje që të mos kenë frikë të vetëdeklarohen si bullgarë. Ata kanë mbështetjen e shtetit bullgar. Sa më shumë janë qytetarët shqiptarë që do të vetëidentifikohen si bullgarë, aq më shumë vëmendje dhe kujdes do të marrin nga shteti shqiptar dhe bullgar-për ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës, traditave bullgare, si dhe për zhvillimin e rajoneve të banuara me përfaqësues të pakicave kombëtare bullgare. Problemet ekonomike dhe sociale nuk janë të pakta në këto rajone.

Dua të theksoj se e konsideroj sukses finalizimin pas më shumë se një viti të procedures për emërimin e përfaqësuesit të pakicës kombëtare bullgare në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.

Znj.zv/presidente Iotova, si mendoni ju, sa ndikojnë mbështetja dhe mbrojtja e pakicave, reciprokisht në vendet tona, për njohje më të mirë të traditave, zakoneve dhe në afrimin midis dy popujve dhe qeverive tona?

-Përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme etnike janë motori i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Njohja e ndërsjellë është garanci për zgjidhjen më të lehtë të problemeve të mundshme, është çelësi i bashkëjetesës paqësore dhe rruga e suksesshme përpara. Sot çdo qytetar i Europës ka të drejtën e vetëidentifikimit, ka të drejtën ta tregojë dhe ta mbrojë identitetin e vet. Jam plotësisht e bindur se të zhvillohesh me sukses, të jesh adekuat me realitetin modern, nuk do të thotë të heqësh dorë nga identiteti yt. Në të kundertën.

Ja për shembull–hapja e qendrave kulturore në Sofje dhe Tiranë do të nxisë njohjen më të mirë dhe kontaktet mes dy popujve.

Në Shqipëri veprojnë dhe janë organizuar afro 10 shoqata të pakicave bullgare, si në Gorë, Gollobordë, Tiranë, Korcë, Berat, etj. Çfarë roli duhet të luajnë këto shoqata për të ruajtur traditat, sidomos gjuhën, e cila për arsye të ditura historike nuk është në nivelin e duhur?.

-Shqipëria e ka komunitetin bullgar të ruajtur më mirë në Ballkan. Për shekuj me radhë janë ruajtur gjuha arkaike bullgare, traditat dhe kultura bullgare. Është një ndjenjë e papërshkrueshme kur dëgjon dikë të flasë gjuhën bullgare, të cilën paraardhësit tanë e kanë folur që në “Shekullin e Artë” të shtetit bullgar-pra fundi i shekullit të 9-të dhe fillimi i shekullit të 10-të. Por kjo nuk mjafton sot në botën moderne. Pasardhësit e bullgarëve këtu duhet të dinë gjuhën letrare bullgare, kjo do t'u hapë atyre shumë mundësi, si për shembull studimi në shkollat e larta bullgare. Në këtë drejtim kemi shumë punë për të bërë-të zgjerojmë rrjetin e shkollave të ashtuquajtura të së dielës, ku mësohet bullgarishtja, të zhvillojmë bashkëpunimin mes universiteteve bullgare dhe shqiptare.

A ka qeveria bullgare projekte për të financuar aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtyre shoqatave, apo projekte infrastrurore për ato zona ku jeton komuniteti bullgar në Shqipëri?

-Shteti bullgar aktualisht siguron fonde në të dyja mënyrat e financimit. Tashmë ka projekte të realizuara, siç është botimi i librit “Bullgarët në Shqipëri”, të cilin do ta prezantojmë zyrtarisht. Janë realizuar edhe projekte më të vogla infrastrukturore. Natyrisht, ka ende shumë për të dëshiruar, ndaj ne kemi një plan për të siguruar fonde për pakicën bullgare në Shqipëri dhe rajonet ku ajo jeton. Gjithashtu presim që me censin do të konfirmohet numri i madh i bullgarëve dhe në këtë mënyrë do të shtohen mjetet financiare për ta.

Znj.zv/presidente Iotova, mesi i muajit shtator, është shoqëruar në shumë vende të botës me hapjen e shkollave bullgare, kryesisht për mësimin e gjuhës bullgare, si Valencia, Barcelone, Athinë, Pragë, etj. Besoi se kjo do të ndodhë edhe në vendin tonë, ku ka disa shkolla të tilla ku fëmijët mësojnë gjuhën bullgare. A është pjesë e programit tuaj, prania  në këto evenimente apo prania juaj në Shqipëri ishte një koncidencë me këto ngjarje arsimore?

Dita e parë e shkollës është festë e madhe që është edhe më e madhe në shkollat bullgare jashtë vendit. Unë përpiqem, nëse programi im më lejon, ta ndaj këtë ditë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit–qofshin ata në Siatëll të Australisë apo këtu në Elbasan. Sipas meje politika më e suksesshme e shtetit bullgar për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit është politika e arsimimit. Shkollat e së dielës forcojnë shpirtin bullgar, ruajnë dhe përhapin gjuhën dhe njohuritë për Bullgarinë. Ato janë lidhja e drejtpërdrejtë me Bullgarinë. Unë e admiroj zellin e nxënësve që arrijnë të frekuentojnë shkollat e së dielës në fundjavë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve në shkollat e tyre gjatë javës. Falenderoj mësuesit bullgarë të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri të pafund, tërheqin interesimin e fëmijëve për bullgarishten, duke transmetuar dashurinë e tyre të fortë për Bullgarinë. Falenderoj prindërit që nuk i harrojnë rrënjët e vet dhe i rrisin fëmijët me dashuri për atdheun.

Se fundi zonja zv/Presidente, dihet tashmë konflikti i krijuar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, çka e ka penguar këtë të fundit por edhe Shqipërinë për hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Evropian. A keni Ju besim se ky problem, përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut do të zgjidhet, ku e kaluara të mos bëhet “ferre” nëpër këmbë për të sotmen dhe të ardhmen, duke luajtur rol në stabilitetin e rajonit Ballkanik?

-Së pari, dua të theksoj se kam qenë gjithmonë mbështetëse e tezës se dy vendet–Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk duhet të ecin së bashku në rrugën e integrimit evropian. Kjo është madje e dëmshme. Duke qenë se konkluzionet e korrikut të 2022-ës të Këshillit treguan qartë ndryshimin në proceset e anëtarësimit të dy vendeve, përparimi i mëtejshëm i Shqipërisë dhe shpejtësia e negociatave varen vetëm nga përpjekjet dhe rezultatet e Tiranës, në përputhje me parimin e meritave të veta. Unë e përgëzoj Shqipërinë për fillimin e negociatave për anëtarësim në korrik 2022–një dëshmi e qartë për progresin e arritur.

Së dyti, Bullgaria është lobisti më i mirë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ju kujtoj se pas një ngecjeje afatgjatë, tema e anëtarësimit evropian të këtyre vendeve u fut në rendin e ditës në vitin 2018 nga Presidenca bullgare e Këshillit të BE-së. Jam e bindur se qëndrueshmëria e Bashkimit Evropian varet nga stabiliteti i Ballkanit Perëndimor. Besoj gjithashtu se pa Ballkanin Perëndimor BE nuk mund të jetë një lider ndërkombëtar.

Sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshirja e minoritetit bullgar në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është diçka që do të garantojë të drejtat e tyre. Së bashku me njohjen e tyre, ne do të monitorojmë me përpikëri nëse këto të drejta respektohen në praktikë. Jo rastësisht në fillim të bisedës sonë tërhoqa vëmendjen ndaj kësaj se Shqipëria mund të shërbejë si shembull për vendet e tjera sa i përket qëndrimit të saj evropian ndaj përfaqësuesve të pakicave të ndryshme.

Faleminderit

 

 

11 Komente

  1. s
    shqip

    Qe gollobordasit flasin bullgarisht, ajo dihej me kohe e me vakt, problemi nuk eshte ne Shqiperi, ku pakicat gezojne te gjitha te drejtat si edhe qytetaret e tjere me kombesi shqiptare apo greke. Problemi eshte se fqinjet e ashtuquajtur "maqedone" nuk heqin dore nga deklarimi i tyre si pas-ardhes te maqedoneve antike, kur edhe vete e dine qe jane bullgare 24 karatsh dhe gjuha qe flasin eshte bullgarishte e paster.

    1. S
      Soros vazhdon punen...

      Bravo Rama, e more me 5 minoritete e cove me 9! Dhe mandati 3 akoma nuk ka mbaruar, mbase edhe nje i 4. Deri atehere do jene 29minoritete!

      1. s
        shqiptar

        Po per minoritetin shqiptar ne Bullgari e bete librin ??? Apo as edhe nje fjale.Kjo s'eshte gje e mire. Ku eshte reciproriteti!!!!!!!

        1. V
          VINI GISHTIN KOKES

          Te gjithe qe vene e vijne ketu na pyesin vetem per nenen , asnje per babane ! Jane miq te shtirur dhe abuzojne fare p-a droje me poziten ku ndodhet sot Shqiperia , qe ka nevoje per mbeshtetjen e tyre per te mundur te integrohet ne BE . Ne se nje dite do te arrinim ne finish per te mbylluar kalvarin e gjate me BE-ne , keshtu si e kemi nisur , Shqiperia u nis si kaposh 3 dekada e ca me pare dhe do te mund te mbrrije brenda saj duke u katandisur nje zog pule ! Me kujtohet para disa vitesh kur erdhi per nje vizite zyrtare presidenti i Rumanise , filloi dhe mbaroi me kerkesen per te njohur minoritet rumun arumunet ne Shqiperi . Serbia na beri presion deri sa hapem shkolle serbe ne mes te Shqiperise ne Fjer , bullgaret nga ana e tyre e shtrijne "minoritetin" e tyre nga Kukesi , ne Elbasan, Berat , Korce e sa te munden me gjere ; greket jane akoma me te hidhur e aventuriere te pa permbajtur , ata duan as me shume e as me pak se sa gjysmen e Shqiperise , , ndaj ne malin e Krrabes kane ngulur nje kryq te madh betoni , si piramiden e ardheshme qe enderrojne , per besimtaret ortodokse te cilet i identifikojne me kombesi greke ! Europa plake qe duket sikur po jeton ditet e saj te fundit , ben sehir e qete , duke i inkurajuar me heshtje keta cibane e metastaza kanceroze vdekjeprurese jo vetem per ne , por per Ballkanin , Europen e me gjere ! Prandaj shqiptaret po ndergjegjesohen cdo dite e me teper per pavdekesine e perjeteshme te vepres gjysmeshekullore te ENVER HOXHES .

          1. M
            Maliqi

            Ku ka bullgare ne skiperi, oj te qifshin bullgaret nanen me gjithe edushken brekusheziun

              1. X
                XHOI

                U QAME NGA GREQIA POR ME DUKET SE ME BULLGARINE DO TA KEMI ME KEQ. AKTUALISHT BULLGARIA E KA PERQENDRUAR FUSHATEN TEK GLLABERIMI I MAQEDONISE POR NESE E REALIXON KETE DO TE MERRET ME SHQIPERINE PERKATESISHT ME BULLGARET E SHQIPERISE. KESHTU NGA PUSTECI DERI NE KRUME TE HASIT GJITHE BANORET SIPAS SAJ JANE BULLGARE. RAMA PER MENDIMIN TIM KA BERE GABIM KUR I LESHOI PE BULLGARISE PER TE BALLANCUAR OFENSIVEN GREKE NE HIMARE SEPSE NE THELB SI GREQIA E BULLGARIA KANE NJE PLATFORME TE QARTE ANTIDHWIPTARE NEPERMJET GREQIXIMIT DHE BULLGARIZIMIT TE NJE PJESE TE POPULLSISE E TERRITORIT SHQIPTAR. ESHTE CESHTJE KOHE KUR BULLGARIA DO JETE NJELLOJ SI GREQIA PASI TE MBYLLE CESHTJEN E MAQEDONISE DIKURSE GREQIA MBYLLI CESHTJEN E CAMERISE. ESHTE E VERTETE SE KA VENDE NE SHQIPERINE LINDORE QE NJEREZIT FLASIN NJE GJUHE SLLAVE PA I HYRE CESHTJES DHKENCORE SE CFARE KOMBEDIE JANE POR PER TE PERFITUAR NJE PASHAPORTE BULLGARE PERKATESIDHT EUROPIANE DO KETE NJE SHTIM TE PAPARE I BULLGAREVE SHQIPTARE E QE ESHTE I NJEJTI FENOMEN QE NDODHI ME GREQINE. PO TE ANALIZOHET ME KUJDES FJALA E SAJ DEL E QARTE SE QE TANI AJO KERKON VETEVENDOSJE PER BULLGARET E SHQIPERISE QE ESHTE E NJEJTE ME AUTOMINE E "GREKEVE " HIMARIOTE. PRA ME POLITIKEN ZYRTARE APATIKE E LIBERALE QEVERIA SHQIPTARE NE PERSPEKTIVE DO TE KRIJOJE PER SHQIPERINE E SHQIPTARET NJE GREQI TJETER.

                1. N
                  Niku

                  Etnicitetin e një popullsie e përcakton shkenca e historisë dhe shkencat e tjera në ndihmë të saj, dhe jo politika që ndryshon sipas konjukturës së ditës. Në fillim të shekullit të XX, ushtritë serbe dhe bullgare, bënë masakër në Gollobordë(Kalabardhë-emri i vjetër i saj), duke vrarë edhe gra e fëmijë. Në atë kohë, gjyshërit e bullgarëve të sotëm, nuk e mbrojtën këtë popullsi nga serbët, sepse ata nuk e quanin të tyre këtë popullsi. Interesimi i bullgarëve të sotëm është i vonuar duke joshur individë me pasaporta europiane dhe pagesa financiare si në këtë rast. Problemi qëndron në faktin që duke unifikuar të gjithë banorët e zonës në bullgarë, ndryshohet edhe etniciteti i prindërve të mi, të cilët nuk jetojnë dhe e konsideronin veten shqiptarë. Kemi rastin e shkeljes së të drejtave të njeriut, kur etnia i ndërrohet një personi apriori nga ndërhyrja e një shteti tjeter. Ky veprim është i dënueshëm nga ligjet nderkombetare, të cilat edhe shteti bullgar i ka nënshkruar. Shteti shqiptar, duke pranuar se ka minoritet bullgar, të pa deklaruar më parë, si një nga 9 minoritetet e saj, bëri një gabim të madh, që do të ketë pasoja të vazhdueshme, sepse ballkanasit nuk shquhen për fqinjësi të mirë. Të gjithë ata që mbështesin etnicitetin bullgar në Dibër duhet të bëjnë oponencën e dokumentave që kam paraqitur në librin tim dhe jo të merren me propagandë të financuar nga shteti Bullgar, të paargumentuara, duke u kapur në çështje opinionesh personale, pra duke “peshkuar në ujëra të turbullta”. Në arkivin e Shtetit Shqiptar ndodhet letra që popullsia e kësaj zone i paraqiti Komisionit të gjashtë fuqive të mëdha, që do të saktësonte kufijtë e Shqipërisë, ku thuhet qartë se:” jemi shqiptare dhe kërkojmë që të mbetemi brënda Shqipërisë”. Shteti bullgar kërkon që atë që nuk arriti të bënte në fillim të shekullit të XX, t’a realizojë në fillim të shekullit të XXI, pra pas rreth pesë brezash, me shpresën se të sotmit do të kenë harruar të parët e tyre.

                  1. A
                    Arli

                    Si spjegohet që shqiptarët janë gjithmonë në mbrojtje dhe fqinjët gjithmonë në sulm?! Ne hiqemi kozmopolitë, ndërsa fqinjët nacionalistë?! Ne pranojmë që kemi 9 minoritete, ndërsa fqinjët nuk kanë asnjë ?! E dini që Shteti Bullgar ka ndruar emrat e minoriteteve të saj që shkojnë në rreth 13% të popullsisë, gjatë periudhës 1950-1990?! Këtë e ka bërë për turqit, romët dhe pomakët dhe tani eksporton probleme minoritetesh jashtë shtetit të saj. Bëhuni inteligjentë o shqiptarë, se pas buzëqeshjeve të tyre fshihen planet për t’a shkatëruar kombin shqiptar me metoda « paqsore »! Ardhja e kësaj bullgareje ka lidhje me rregjistrimin e popullsise, për të rritur artificialisht numrin e « minoritetit bullgar » në Shqipëri.

                    1. P
                      Pickaxhiu

                      Edhe une jam bullgar...e dua nje pasaporte UE dhe ca lek cdo muaj...edhe nja 2 picka bullgare

                      1. "
                        "Danço" Bullgarski Grazhdanin

                        Zotrinj komentues me prirje nacionalfolklorike, po ju bej nje pyetje: A ka shqiptar ne ukrain, po arbaresh (shqiptar) ne itali, shqiptar ne turqi, mos flasim per vendet kufitare, une them se ka, dhe shteti shqiptar ka detyrime kushtetuese te kujdeset per ata. Nuk e kuptoj pse kerkoni ti mohoni nacionalitetin pakicavet kombetare ne shqiperi kur dihet qe ka te tilla, dhe hidheni perpjet kur shtetet perkatese kujdesen per pakicat e tyre Une qe komentoj jame me preardhje bullgare qe banoj ne Berat, nuk e kame mohuar asnjeher kombesin time, dhe kur degjoj sharje ose ofendime ndaje nacionaliteteve te tjera nuk me vjen mire. Ne vend qe te shqetesoheni per zbrazjen e shqiperis nga te rinjte dhe lenien e shtetesis shqiptare, duke marre shtetesi te huaj, shqetesoheni pse nje rome, egjyptjan, grek, arumun, bullgar, maqedonas apo malazez thot: Jemi keta qe jemi, se ekemi ruajtur gjuhen dhe prejarrdhjen.

                        Lini një Përgjigje