
Greqia është kapluar nga dhimbja dhe zia pas tragjedisë së rëndë shkaktuar pas përplasjes së dy trenave, ku humbën jetën të paktën 57 persona.
Drejtori i stacionit të Larisës, i cili është arrestuar, po përballet me akuza më të rënda dhe autoritetet po hetojnë çdo veprim të tij.
Sipas, mediave greke shoferi i trenit dyshohet se u përpoq të kontaktonte drejtorin e stacionit në sekondat e fundit përpara se trenat të përplaseshin në Tempe, por nuk mori asnjë përgjigje.
Shoferi i trenit Intercity 62 pasi ka kuptuar se është futur në krahun e kundërt, ka pyetur: Jam fut në linjë, a jam mirë këtu? Por drejtori i stacionit nuk u përgjigj. Mirëpo, siç sqarohet, policia nuk ka analizuar të gjithë materialin nga kamerat.
Drejtuesit e trenave kanë vazhduar në drejtime të kundërta për disa minuta, deri sa janë përplasur kokë me kokë me shpejtësi të madhe.
Pse ka " Shofer Stacioni " ?! Kazan !
Hahaha,c'do dite kane nga nje te forte keta gazetaret tane!!! Shoferi i trenit!!
Shofer...serjozisht e keni !!! Po normal se do perplaset Treni,kur ne vend te Mashinistit puneson Shofer makine ! Hajde se u mbush...hikem
O analfabete funksionale qe perktheni me Google, te pakten hidhjuni nje sy gomarlleqeve qe nxjerr Google. Ne shqip thuhet maikinist treni, jo shofer treni apo stacioni