A paguhet nga Serbia për të lobuar kundër Kosovës, Richard Grenell?

21 Shkurt 2023, 11:30Rajoni TEMA

A paguhet nga Serbia për të lobuar kundër Kosovës, Richard

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se as qeveria dhe as askush nga Serbia nuk e paguan ish-të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për të lobuar, por se këto akuza janë “një gënjeshtër e tmerrshme e mediave dhe e disa partive opozitare”.

“Si zyrtar i lartë amerikan, ai tregoi mirëkuptim për qëndrimet e Serbisë, për pozitën e serbëve në Kosovë, pa hequr dorë nga politika zyrtare amerikane se ata mbështesin pavarësinë e Kosovës”, tha Brnabiç për “Happy TV”.

Siç ka thënë ajo, Grenell ka thënë se “faktori i destabilitetit është Albin Kurti dhe Prishtina”, e në të njëjtën kohë ka pranuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ajo akuzoi palët që pretendonin se Grenell ishte paguar për të lobuar se ata “i shkaktuan dëme të pamatshme Serbisë” dhe se “qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Vuçiç-it”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nderuar Grenell-in, në ditën e shtetësisë serbe më 15 shkurt.

Emisari amerikan ishte angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë intensivisht në kohën kur Albin Kurti udhëhiqte me qeverinë e tij të parë, por ata nuk ishin pajtuar asnjëhere për rrugën përpara.

Në Kosovë ishte krijuar përshtypja se Grenell kishte të bënte me rrëzimin e qeverisë Kurti 1 dhe se ka qenë në listën e kontakteve të lobuesëve amerikanë për Serbinë.

Megjithatë, një pjesë e afeksionit të publikut serb ndaj presidentit Trump, i cili kishte qasje tjetër të nga presidentët e mëparshëm amerikanë, u përhap automatikisht edhe te vetë ai.

 

6 Komente

  1. K
    Kërstaqi - Kosove

    Miqte e Edit :) Hera e pare ne histori qe Shqiperia ka per kryeminister nje fare te perçudnuar te arnautit , nje biçim fare te arnautit...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      te gjithe kryeministrat skiptar kane qene turkmuta tradhetare nuk shikoj asnje ndryshim ketu me ramazonin.

      Përgjigjjuni
    2. s
      se mos veten ky Grenell !

      Problemi nuk qendron ke Forca e Lobit qe financon Serbia ne Amerike apo BE , qe tashme as nuk Fshihen fare ,por kan dale hapur ,por ne Dobesite e Shtetit Kosovare ,te cilet poashtu Financohen nga Serbia . Mundet qe jovetem Miqte e Albinit ta kundershtojne kte gje ,por gjithcka duket qarte ,se kush i pruri ne Pushtet Albinin e Bulliqcen Osmani dhe perse Dyshja coj Uje ne Burimin serb duke cuar Liderat e UCK-se ne Hag , Ky ka qen nji nder Kushtet per t'i prurer e financuar Ngritjen ne Pushtet te Dyshesh Karikature ,qe perbejne nji Rrezik Potencioal per Kosoven .Ose kta te dy duhet te largohen menjiher nga pushteti ose Kosova rrezikon shume me shume se sa duket Medieve ! UCK-ja natyrishte e Feformuar sot ne kohe Paqe me tjeter Embleme duhet te ngrihet fuqishem ndryshe kush tjeter do ta shpetoje Kosoven ?

      Përgjigjjuni
      1. r
        reti11

        E para: kosovarët jane vetë fajtorë për pozitën në të cilën ndodhen. E dyta: gjejini nje zezak me kar 30 cm Grenell-it, dhe ai do behet antiserb shembullor.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xzy

          Grenell ka thënë se “faktori i destabilitetit është Albin Kurti dhe Prishtina”. Çudi e madhe! Ky Grenelli mendoka njëlloj si Mero Baze. Nuk thonë kot që njerëzit e mëdhenj puqen në mendime!

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            Kryeministrja serbe nuk ka se si te thote se " diplomati arrogant " Grenell sponsorizohet nga Serbia, por faktet flasin te kunderten. Ishte po ky Grenell qe organizoi pucin ndaj qeverise Kurti 1, duke vene ne vend te tij nje Yes man , nga ata qe firmosin c'ti vesh perpara ( Abdulla Hoti ).

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje