Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

5 Maj 2025, 09:51Rajoni TEMA
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar 21-vjeç humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi pasditen e së dielës në rajonin e Pellës, Greqi.

Sipas mediave lokale greke, automjeti që drejtohej nga i riu ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, 21-vjeçari me origjinë shqiptare nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa çështja po ndiqet nga policia e Almopisë.

 

 

Lini një Përgjigje