Kriza politike - “Kosova drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”

4 Maj 2025, 15:45Rajoni TEMA
Kriza politike - “Kosova drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i ka ftuar ende partitë politike për konsultime në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, përkundër nisjes së afatit ligjor për një gjë të tillë.

Njohësit e proceseve zgjedhore “vonesën” e lidhin me krizën politike dhe ngërçin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Njohësi i proceseve zgjedhore, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, thotë për KosovaPress, se në bazë të legjislacionit në fuqi, zgjedhjet lokale mund të mbahen prej mesit të muajit gusht dhe deri në nëntor.

“Tashmë jemi zyrtarisht brenda afatit kur presidentja ka diskrecion që të shpallë datën e zgjedhjeve lokale pas konsultimeve me partitë. Zgjedhjet lokale do të duheshin të mbaheshin prej fundit të muajit gusht dhe më së largu deri në nëntor.

Praktika deri tani tregon se zgjedhjet janë mbajtur herë në shtator dhe herë në tetor, me balotazhin që ka qenë në muajin nëntor. Unë besoj se ndër arsyet që presidentja ende nuk ka thirrur takimin konsultativ, ndonëse e njëjta ka ende hapësirë për të bërë një gjë të tillë, lidhet me situatën politike sa i përket konstituimit të Kuvendit.

Është një lloj sekreti publik që partitë politike duan që, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ato të mbahen në të njëjtën ditë me ato lokale. Kështu evitohet rreziku i mospjesëmarrjes së qytetarëve për shkak të lodhjes apo mbase empatisë që mund të lindë për shkak të situatës së krijuar politike”, shprehet Cakolli.

Profesori universitar i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se nëse partitë politike nuk gjejnë një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit, atëherë shumë lehtë mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale: “Procesi i zgjedhjeve lokale është një proces i veçantë që parashihet me Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet lokale.

Ai ka afate kushtetuese dhe ligjore të tjera. Presidentja duhet të kryejë punën e vet dhe po ashtu KQZ-ja. Por nëse do të ketë marrëveshje politike në këtë ngërç politik që subjektet politike të shkojnë në zgjedhje, atëherë mund të mbahen në të njëjtën kohë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare”.

Kjo situatë, sipas hulumtuesit në KDI, Eugen Cakolli, është dëshmi që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, mirëpo sipas tij, asnjë projeksion nuk paraqet rezultat të ndryshëm nga ai aktuali.

“Nëse shihet në bazë të barrikadimit politik që kanë partitë, gjasat janë që të ketë zgjedhje sërish për Kuvendin e Kosovës, por në anën tjetër asnjë projeksion nuk paraqet rezultat të kundërt apo esencialisht që do të favorizonte LVV-në apo partitë të tjera në rast të mbajtjes së zgjedhjeve”, shton ai.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, data e zgjedhjeve lokale duhet të caktohet jo më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit, dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit të organeve të zgjedhura. Meqë zgjedhjet e fundit lokale janë mbajtur më 17 tetor 2021, mandati i tyre 4-vjeçar përfundon më tetor 2025.

5 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Nga ajo qe ka ndodhur tash e 5 vjet dhe situata te cilen gjindet kosova ku qenefi i quajtur vetvendosje ka katandisur kosoven sikur te kishim shtet ligjor kete organizate duhet ta shpallin si organizate kriminele ashtu siq ndodhi me agimin e arte ne greqi, vetem ateher kosova do te shpeton,dhe sa me shpejte qe behet kjo aq me mir do jete per kosoven.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po bre, ja keshtu duhet me shkrue o Fatos

      Fjala jote ne vesh te Allahut o Fatos.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Grua me e poshter se kjo Gervalla nuk ka.

        Përgjigjjuni
    2. A
      Agim

      Po kjo krahina e Metohise as nje te pare fshati nuk zgjedh dot?

      Përgjigjjuni
      1. p
        prec Ulaj

        Duhet zhdukur sa me shpejt Albin Kurti dhe Gervalla, po shkaterrojne Kosoven, e kane izoluar totalisht nga Amerika dhe Europa. Sanksionet qe i kane vene Kosoves, nuk ja kane vene as rregjimeve ne Afrike. Presidentja Osmani duhet te marri ne dore fatin e Kosoves.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje