Qeveria e Kosovës: Nuk ka mungesë të lirisë së shtypit, por rënie të standardit të mediave

2 Maj 2025, 16:33Rajoni TEMA
Qeveria e Kosovës: Nuk ka mungesë të lirisë së shtypit,

Qeveria në detyrë e ka hedhur poshtë raportin vjetor për lirinë e shtypit në Kosovë të organizatës Reporterët pa Kufij, duke thënë të premten se në Kosovë nuk ka mungesë të lirisë së shtypit, por rënie të standardit të mediave.

Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se raporti i Reporterëve pa Kufij “nuk e pasqyron gjendjen e vërtetë” në Kosovë.

“Ajo çka shohim ndër vite është rënie e standardit të mediave. Kur ky standard në rënie ballafaqohet me kundërpërgjigje si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet që janë subjekte të raportimeve joprofesionale, ato cilësohen si sulme dhe kërcënime, që pastaj përfshihen në raporte ndërkombëtare si ky i Reporterëve pa Kufij”, tha Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie në raportin vjetor të kësaj organizate, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Kryeziu tha se “Kosova jo që nuk mund të jetë më keq se Serbia, por ajo gëzon dukshëm më shumë liri të mediave në rajon e gjetiu”.

Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij tw premten, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) tha se është i “alarmuar me rënien e re, drastike” të Kosovës në renditjen e indeksit vjetor për lirinë e shtypit.

“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me këtë renditje, më e ulëta për një dekadë, që prej vitit 2015. Megjithatë, e sheh si reflektim të një politike të vazhdueshme aktive armiqësore të dy vjetëve të fundit të udhëhequr nga Qeveria e partisë politike, Vetëvendosje”, u tha në reagimin e AGK-së.

Raporti gjeti se në Kosovë, Sllovaki, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, mediat janë duke u përballur me krizë ekzistenciale për shkak të shkurtimeve buxhetore dhe kontrollit politik.

Verën e kaluar, me gjithë kritikat e mëdha, Kuvendi i Kosovës e miratoi një ligj për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), i cili, veç tjerash, parashihte licencimin e mediave online, mbikëqyrjen e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Këtë javë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e rrëzoi këtë ligj, pasi gjeti se disa nene të ligjit nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Sa i përket ligjit për KPM-në – tashmë i shfuqizuar – nga Reporterët pa Kufij ai u cilësua si kundërthënës që “rrezikon edhe më tej të pengojë pavarësinë” e KPM-së.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, u kritikua për bojkotimin e mediave.

Në janar, organizata joqeveritare ndërkombëtare e vendore i kërkuan Vetëvendosjes të hiqte dorë nga bojkotimi i disa mediave të caktuara.

Vetëvendosje kishte thënë se nuk po bojkotonte mediat, por po “përjashtonte” tri kanale specifike dhe se një vendim i tillë “nuk cenonte peizazhin e pasur dhe të larmishëm mediatik të Kosovës”.

Ajo nuk përmendi emra, por në reagimet e mëhershme të organizatave mediatike thuhej se bëhej fjalë për disa nga televizionet e mëdha në vend, sikurse Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7.

“Para zgjedhjeve të përgjithshme, disa media private u bojkotuan nga Qeveria, e cila gjithashtu kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK. Mediat në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim sa i përket qasjes në informacione publike, veçmas në gjuhën e tyre”, u tha në raportin e Reporterëve pa Kufij.

Vetëm gjatë vitit 2024, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i regjistroi 24 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Më 2023, numri ishte më i lartë, 53 raste të sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Reporterët pa Kufij thanë se gazetarët shpesh janë cak i fyerjeve dhe lajmeve të rreme në rrjetet sociale. Ata, sipas raportit, “akuzohen padrejtësisht për ‘bashkëpunim me armikun’, retorikë e përdorur nga grupet politike dhe fetare”./REL

19 Komente

  1. B
    Bibini vetfundosjes

    Liria e shtypit ne krahinen e kosoves eshte e plote , nuk munde te thoshe qe Bibini vetfundosjes kontrollon kazanet tv........, te jemi réaliste. Ndersa niveli i komunikimit le per te deshiruar ka shume animator kazanesh qe nuk ndajne dot gjinin mashkullore nga ajo femerore , niveli shoqerise atje eshte pothuajse analfabet . Por kursesi diktature

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Ashtu eshte, me Albinin deri ne vdekje.

      Përgjigjjuni
      1. V
        VV asht organizate politike antishqiptare

        Qeveria e kurtit eshte ma e mencura ne Evrope! Pika mu ne bythe Kurtit, dhe turp o muter te VV qe e degjeneruat kaq keq shtetin e ri te Kovose, e varoset krejt shtetin ma te ri te Evropes, po e hupni perjete shancit te jetoni si njerez normale e jo te eger sic u ka shdrue udheheqesi legjenra, klyshi i Vucicit dhe Sali Berishes, qe quhet Albin deficent Kurti.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vala

        Gazetaret serjoz ne Kosove jane heronj te vertete, sepse jetojne ne nje trysni mesjetare te pushtetit

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rita

          Eshte bere e qarte ne Europe dhe SHBA qe ishte gabim te shpallesh shtet nje grumbull fshatrash. Dhe nuk ka zgjidhje. Sepse nuk eshte se ata duan Shqiperine qe ta ndash ne viza etnike kete pseudoshtet, gjysma ketej gjysma ne Serbi. Me keq do behen po u bene pjese e Shqiperise. Duket se kthimi i plote nen administrim Serb eshte i pashmangshem ne dekaden e ardhshme.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artanë, Dardani

            Rita, o shkina e shkjaut. Merr ilaqet para se te komenyosh. Kjo Shqiperi eshte nje cope shqiptarie e mbetur te cilen e kane sjellur ne nje gjendje sa te tallen arixhinjet sikir Bejleret, Dulet e Ritat ... Por gjerat po ecin dhe po u vie fundi legenave Berisha e Rama qe te mundesojne ty te lehesh kshtu qenqe.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rita

              Jam shqiptare o Dardan Kaukazi. Dhe te gjithe ne Shqiperi mendojne si une. E keni treguar qe s jeni te afte per shtet.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dardani

                Rita shkina e shkjaut, nuk jane te gjithe ne Shqiperi shkije sikur ti qe te mendojne sikur ti. Rita shkina e shkaut, Dardania nuk eshte e kaukazit por ti perdor fjalorin e greqirve sllavoaziatik, aleatve tuaj te qelbur. Po te ishe shqiptare do te flisje per kete cope Shqipetie te mbetur te cilen e perdhoset tash e 113 vite ne menyrat me te ndyera te mundshme. Po te ishe shqiptare e jo shkin sic je, do te flisje ketu perse komandohet kjo Shqiperi nga grekoshkijet e beogradit e atjines? Per e mbushet em droge e hajduteri gjithe burgjet e botes qe nga Amerika katine e deri ne Dubai… po te ishe shqiptare e jo shkin sic je, do te tregoje ketu perse bejleri ju shane e ju vret si kafshen dhe ju prap i shkoni pas e kabdidoni dhe e vototni…po te ishe shqiptare e jo shkine sic, do te turperoheshe duke kujtuar se si udhehoqen shtetin keta bastardet e Titanes zyrtare tash e 113 vite. Gabohesh o shkin qe kujton se Dardania eshte arre e vogel. Ajo te mbetet ne fyte ty dhe shkijeve tuaj. Shko po pate bythe e bashkohu me ćerniket e shkjaut dhe dik perball ne front kunder Dardanise. Shkijet gjithnje kshtu mendojne por bytha sua mban.

                Përgjigjjuni
                1. @
                  @@

                  Ti Rita je aq e afte te drejtosh shtetin sa qe ende po shitni copa shteti sic dikur Esat Toptani. Keni mbi 100 vite shtet dhe ende sot ju rrafin e ju vrasin greqiret, malazezet e sllavet e maqedonise. I rrini gatitun Vucicit, shisni eshtrat e eterve tuaj tek greqiret, ndrroni emer e identitet per leket e greqirve…humbet autoqefalin e Kishes ortidokse shqiotare, drogoheni e tregtoni drogen si te perdalur, debuate mbi gjusmen e shqiptarve jashte vendit, loboni e paguani lek dyerve te botes per te luftuar njeri tjetrin…braponi pas vrasesve tuaj si kafshet. Bejleri e Dule e Barka e Arian Çani …ju shajne e ju vrasin dhe ju prap u shkoni pas.. Injorante, debile

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rita

                    C thua o koqevar. Ne s qijme grekun jo me malazezin e maqedonasin qe jane sa elbasanit hahahaaha. Vazhdo provoko e shaj shqiperine e do ta shihni rezultatin kur te perballeni serisht me Serbin ne dekaden ne vazhdim. Nuk jemi budallenj si ne 99

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tiranë

                      Po ti ç’thua o shkin? Dera e Shqiperise gjithmone do te qendroj e hapur per te gjithe vellezerit shqiptar ngado qofshin ata. Shqiptaret kudo qofshin jane vellezer gjaku! Rita eshte vetem nje shkin qe leh shkinisht.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rita

                        hahah kosovar me nick Tirane. Nuk jemi kunder hapjes se deres per Kosovare. Jemi kunder hate speech-it qe ata perdorin kunder cdo populli rreth e rrotull vec Turqise

                        Përgjigjjuni
              2. T
                Tirane

                Rita legenja shkin e shkjaut, shih endrra me sy e kembe hapur!

                Përgjigjjuni
              3. D
                Dino

                Ti ne vend te trurit ke nje kar, Kosovar, Kosova-aaa-aar

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fatosi-kosove

                  Qeveria me ne krye mretin allbin nuk e pranon kete raport dhe as qe e rruan se çfar thot europa, ata edhe sot vazhdojne te thone se te gjithe jan kunder qeverise se republikes se kosoves, gazetaret,mediat, europa e deru edhe amerika dhe shqiperia, kshtu thoshte dikur mreti millosheviq dhe vetem tanjugu ishte i besuar,kshtu thot sot mreti allbin dhe vetem tanjugu i quajtur Vetvendosje peci speci, turp per cdo shqiptar qe e ka votuar nje organizate kriminale si vetvendosj,sidoçoft e keni kerkuar shikoni.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjakovë

                    U bere ti Fatos stalinisti nga qyteti stalin te komentoni per shqiptari. Prandaj tallen bejleret me ty,. Rama e berisha luajne qoke me ty si me kafshen. A lat burg ne Europe pa e mbushur o drogaxhinje hajdut te pa edukat bazike.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fatosi ka te drejte o GjakoCar

                      Fatosi ka te drejte more ti nga Gjakove antar i sektit famekeq te VV. Vertet qe VV asht nji organizate antishqiptare e mbushur me gjakperzier serb qe punojne per Serbi e jo per Kosove. Haram u kjofte pjesa e gjakut dardan sektit serb te VV.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fatosi-kosove

                        I nderuar Gjakovë, te lutem shum ma thuaj me çfar te lendova ty personalisht i dashur, nese te dhemb e verteta ateher i bie se ti nuk je Gjakovê i vertet, ti me shum dukesh si ushtar i mushk jakupit nese nuk je nga spikeret e qenefit te quajtur vetvédosje sesa si shqiptar, ne fund po ta them se nuk jam nga qyteti stalin por jam nga Gjakova e kuqe dhe kurre skam qene ne burg ne europe prandaj nuk jam deputet i vetvendosjes as minister as spiker si ti as udbash as drogaxhi sepse ndryshe do isha ministzr ose zevendeskryeminister prandaj as nuk kam nje vend pune ne shtet dhe skam asnje synim vetem se e dua vendin dhe kombin me gjithe shpirt.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Berishë

                          I nderuar Gjakove, Ti do te duhej ta dije se Albini eshte per tu kritikuar edhe shume bile. Por poashtu do te duhej ta dije se VV doli partia me e votuara nga zgjedhjet. Poahtu do te duhej ta dije se ne Kosove ka liri te shprehjes, ka sa te duash. Do te duhej ta dije se Gjakova eshte Gjakove-Kosove, dhe nuk eshte sic e paraqesin devollet Djakovica-Serbia, apo gazmend abrashi i Excluzivit, apo sic do te donin stanishiqet mediatik qe vehten e mbajne per shqiptar. Albini e VV duhet te kritikohen shume e me shume, por keshtu sic po kritikoni vetem sa do tia zgjasni Albinit pushtetin dhe ndonje zagari te V-Vse qe ushqehet nen hije te VV-se. Albinin dhe VV-ne do te rrezoni nga pushteti vetem atehere kur ti thoni gjerat ashtu sic jane, kur te pastroni e distancoheni me te vertet nga kriminelet e PDK-se e LDK-se dhe AAK-se. Albini do te qeverise aq gjate sa here qe te kritikohet nga Buzhalet e Stanishiqet. E deri atehere shume lllaskuca profitera te VV-se do te perfitojne nga kjo gjendje.

                          Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje