Mediat greke kanë zbardhur informacione të reja lidhur me veprimet e spiunit 59-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili punonte për llogari të Rusisë dhe u arrestua disa ditë më parë në Aleksandropolis pas një operacioni të përbashkët nga Shërbimi i Sigurisë dhe policia.
Siç del nga hetimi, i cili është ende në vazhdim, i arrestuari kishte marrë udhëzime specifike nga burri prej Europës Lindore, i cili e kishte rekrutuar atë për llogari të palës ruse.
Ai e instruktonte se si të lëvizte nëpër zonë në mënyrë që të shmangte zbulimin nga policia greke.
"Si mund të shkoj të bëj fotografi pa u vënë re?", e pyeti 59-vjeçari rekrutuesin e tij, i cili iu përgjigj: "Vish rroba sportive, vishu në përputhje me rrethanat, merr një shkop me vete, bëje të duket sikur do të shkosh për hiking."
Sipas burimeve të informuara, krimineli që rekrutoi 59-vjeçarin dhe që u arrestua më vonë në Lituani , kishte qëndruar në Greqi për afërsisht 6 muaj.
Pasi 59-vjeçari u arrestua, u krye një kontroll në shtëpinë e tij dhe në një depo, ndërsa materiali i gjetur në celularin e tij ishte i muajit të kaluar.
Çështja filloi të zbulohej kur Shërbimi Sekret i Greqisë mori informacion në lidhje me veprimet e 59-vjeçarit, i cili akuzohet se është rekrutuar nga një shërbim inteligjence rus me qëllim dërgimin e fotove dhe videove nga instalimet ushtarake në Aleksandropoli dhe lëvizjet e automjeteve dhe pajisjeve ushtarake nga kjo bazë e NATO-s.
59-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje, pretendoi se personi që e kontaktoi dhe e rekrutoi i tha se mund t’i jepte para për shërbimet e tij. Megjithatë, ai i ishte përgjigj se nuk po e bënte këtë punë për para, por për "Nënën Rusi", pasi siç tha “spiuni”, ai kishte shërbyer në ushtrinë sovjetike.
po jeni adherfia more poustos
Shish dhe policia të shikojnë e kontrollojnë ÇIFTIN E ÇUDITSHËM HOLLANDEZ që banon prej muajsh e vitesh në Perondi 150 m larg aeroportit ushtarak të Kuçovës.
Skane nevoje te japin holandezet informacjone se i shesin shqiptaret para tyre,pastaj cfare sekretesh ka ne Kucove?Pse pak satelite ka Rusia ne hapesire?
Tafil,,ne nuk kemi nevoje per spina te huaj,,na dalin e teprojne keta te tanet,,,mjafton ti paguash spiunojne gruan e nonen,,,
Ruset, me satelitet qe kane, shikojne edhe edhe micotaqin kur qihet ne sume, jo na paskan nevoje per fotografime jashte gardheve ,tafil je 80 leksh super i rendomte