Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur për mediat pas takimit që ka zhvilluar kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, mëngjesin e kësaj të enjte, pak para se deputetët t'i drejtohen për herë të nëntë Kuvendit për zgjedhjen e kryetares.
Kur u duk se gjithçka ishte sqaruar, Krasniqi ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje do të këmbëngul ende te emri i Albulena Haxhiut për kryetare, atëherë vendi duhet t'i drejtohet zgjedhjeve sërish.
Sipas tij, asnjë person nuk mund të jetë më i rëndësishëm se gjithë institucionet e Kosovës.
“Nuk janë zgjedhjet zgjidhja e parë, ama zgjedhjet janë opsion i vërtetë. E kemi përmend që nëse ka një bllokadë, ka një këmbëngulje, një kryeneçësi nga ana e Vetëvendosjes që me thënë ‘ja Albulena, ja hiç’, me e bë më të rëndësishme zonjën Haxhiu sesa krejt institucionet e Kosovës, atëherë, dorën në zemër, më mirë me shku në zgjedhje edhe një herë”, është shprehur kreu i PDK.
Për dallim nga VV-ja e cila është treguar “kokëfortë”, duke mos parë asnjë alternativë tjetër veç propozimit të tyre, partitë e tjera, kanë shfaqur gatishmëri për të ia dhënë votën partisë së Albin Kurtit për postin e të parit të Kuvendit, por, vetëm nëse kjo e fundit ndryshon propozimin.
Këmbëngulja e VV-së në propozimin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit, po arsyetohet me faktin është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit. Kurse ata që po kundërshtojnë më ashpër si PDK e AAK, Haxhiun po e vlerësojnë si figurë “përçarëse”, duke theksuar se ajo ka pasur “shumë skandale”.
Krasniqi asht nji burre i lig, nje cilimi ka truni, qe duhet ta drejtonte krejt ndryshe PDK-ne e Hashim Thaqit.
E kam thane shum her se sduhet pranuar asnje takim me kurtin pa nje marreveshje me partit tjera,andaj memli krasniqi ke ba gabim trashanik veqmas shkuarja vetem per vetem, nese ti zotrrote memli me 9 shkurt ishe hajvanat si e more kurrcin sot si qoban apo si mret.