Dështon seanca e nëntë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, PDK e LDK refuzojnë votimin e fshehtë

1 Maj 2025, 13:17Rajoni TEMA
Dështon seanca e nëntë e konstituimit të Kuvendit të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të konstituojnë legjislaturën e nëntë edhe në tentimin e nëntë.

Propozimi i kryesuesit të seancës, deputetit të LVV-së, Avni Dehari për votim të fshehtë të kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, nuk kaloi pasi u kundërshtua nga partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK.

Pas kësaj, LVV-ja nuk e propozoi fare kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe seanca u ndërpre.

Seanca e radhës do të mbahet pas 48 orësh, konkretisht në datë 3 Maj në orën 10:00. Pas seancës ka folur dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Ka vendos me vazhdu talljen, edhe me kandidaten, edhe Haxhiu, edhe me krejt qytetarët e Kosovës. Ju thashë, nuk bëhet kjo punë. Votimi i fshehtë, kur janë dy kandidatë, ka njëfarë kuptimi. Por në këtë rast nuk vlen.

Frika e tyne, po besoj, është me u bo horë, se edhe këta duhet me e kuptu që janë ka bëhen horë. S’kanë arsyetim. 55 vota i kanë, as 57 që i kanë pas ma herët s’po mrrijnë me i bë. Nuk kalon Albulena Haxhiu, këtë e din edhe zoti Kurti, çdo qytetar tashmë.

Nuk kalon Albulena Haxhiu, pikë. Qytetarët nuk i kanë borxh Albin Kurtit me majt të bllokum vendin, veç pse i ka teket një shoqes së tij me u bë kryetare e Kuvendit,” tha Krasniqi pas seancës.

Ditën e sotme ishte seanca e nëntë në radhë për konstitumin e Kuvendit të Kosovës, e cila si gjithë seancat e tjera ka dështuar.

Para mbajtjes së seancës pati një takim kokë më kokë mes Albin Kurtit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, takim i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje mes palëve.

3 Komente

  1. V
    Vetfundosje organizate terroriste

    Asnje rrespekt per Cernagorasin , bolshevikun antishqiptarin , Kurtovitç por kete rradhe ka te drejte, eshte partia fituese dhe kerkone qe kryeparlamentare te jeté .......

    Përgjigjjuni
    1. P
      PDK duhet te largon Memli Krasniqin urgjent

      Memli Krasniqi nuk mundet me kuptue se Kurti po tallet me vete Memlin. Sa turp, ku ka ra PDK! Pse duhej te shkonte Memli ne takim me Kurtin? Memli Krasniwi duhet largue krejt nga PDK. Ne vend te Memli trullanit duhet me u zgjedh Vlora Citaku, se ajo i jep drejtim Kurtit dhe sektit te tij zombie te VV.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endri

        Bujur opozita.Mos lejoni te zgjidhet ne krye te nje institution te rendesishem,nje tjeter zhelefine si ajo e shqiperise.Ka sa te duash te denje per ate karrige po qe se e egziston deshira e mire per te ardhmen e kosoves.Posti I kryeparlamentares nuk duhet perdorur per qoke.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje