Rënia drastike e Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit, reagon ambasada gjermane: Edhe më poshtë se Serbia! Qeveria t’i bëjë detyrat

2 Maj 2025, 13:00Rajoni TEMA
Rënia drastike e Kosovës në indeksin për lirinë e

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij për indeksin e lirisë së mediave, raport në të cilin Kosova ka shënuar një prej rënieve më të mëdha.

Ambasada thotë se Kosova ka rënë për 24 pozita, duke u renditur në fund sa i përket rajonit, madje edhe më keq se Serbia.

“Kosova ka rënë gjithsej 24 vende në Indeksin e fundit të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke e vendosur atë në fund të krahasimit rajonal – madje edhe pas Serbisë.

Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe elastike'',  thuhet në reagimin e Ambasadës të Gjermanisë.

 

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Cfare nuk pritet nga nje njeri tinzar si Albin Kurti qe te godet mbas shpine. Kosova po zhytet ne nje kohe te erret pa drita, pa perspektive, me Albin Kurtin dhe gervallen, vetem shkaterrim ka.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje