Alarm për bombë, policia greke evakuon stacionin e Larisës dhe dy hotele

12 Mars 2023, 10:10Rajoni TEMA

Alarm për bombë, policia greke evakuon stacionin e Larisës dhe dy

Një alarm për bombë në stacionin e Larisës dhe në dy hotele ka ngritur në këmbë autoritetet greke.


Menjëherë, sapo u mor alarmi për bombë përmes një telefonate, policia evakuoi të gjithë personat stacionin e Larisës, si dhe dy në dy hotelet Metaxourgeio dhe Agios Panteleimonas.

Telefonata për alarimin për bombë mbërriti në komisariatin e policisë në orën 8:40 të mëngjesit dhe paralajmëronte shpërthimin e një bombe në stacionin e Larisës dhe në dy hotelet.

Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në rrugën anësore Th. Diligianni, në rrugën Odysseos nga lartësia e Kolonou deri në kryqëzimin me Diligianni dhe në Michail Voda.

Lini një Përgjigje