Aksidenti tragjik i ndodhur në Greqi që i mori jetën 12 studentëve ka lënë në heshtje dhe dhimbje Universitetin e Aristotelit.
Prindërit e një Erietës, një prej vajzave që ndodhej në tren, ende nuk e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur me vajzën e tyre, pasi ADN-ja që ata kanë siguruar ende nuk është identifikuar. Gjendja e tyre është dramatike.
Prindërit e saj shkuan në Larisa që në momentin e parë dhe u përpoqën të gjenin gjurmët e saj si në spital ashtu edhe në vendin e tragjedisë, por askush nuk kishte informacion për Erietën.
Sipas mediave greke, vajza mendohet të ketë qenë në vagonin e dytë, aty ku ishte edhe qendra e zjarrit ku temperatura mendohet të ketë qenë 1000-1100 gradë Celsius, ndaj është e vështirë të gjenden gjurmë prej saj.
Sipas shefit të shërbimit mjekoligjor në Larisa, Rubini Leontari ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë për Erietën, pasi deri më tani nuk kanë asnjë trup që të përputhet me ADN-në e familjes.
“Ajo ishte në vagonin e dytë me një çift të moshës së saj. Fillimisht pamë që emri i saj nuk ishte në listën e spitaleve. Ishte një vajzë shumë e mirë me prirje artistike. Pikturonte, ishte një engjëll i vogël, i butë, i ëmbël. Ndihem shumë keq”, tha një mik i Erietës.
E morem vesh aksidentin do na jepni detaje per cdo viktime ...!!!!???? Keq na vjen por kaloje lajmi leriani familjeve te shkreta te peballojne dhimjen , mjere atij qe i ndodh.!